Si të shkruani tekstin e një lajmi

Living Democracy » Principals » KOMUNIKIMI » Përgatitja » Si të shkruani tekstin e një lajmi

Me qëllim të krijimit dhe shpërndarjes së një njoftimi efektiv për shtyp, është e rëndësishme të zgjoni interesimin e audiencës së synuar, dhe që mesazhi të jetë sa më i lehtë dhe i këndshëm për t’u lexuar. Nëse e përshtatni mesazhin për ta tërhequr interesimin e lexuesve të synuar, ju i bëni shumë gjëra si duhet.

Së pari gjërat e rëndësishme

Para se të publikohet një artikull i dërguar në buletin, mund të redaktohet për tekst të tepruar, dhe disa informata mund të shkurtohen, veçanërisht kah fundi i tekstit. Prandaj, të shkruarit e një njoftimi për media kërkon një qasje deduktive, të tillë që informacioni i rëndësishëm vendoset në fillim. Kjo procedurë njihet si “piramida e përmbysur”. Avantazhi qëndron te zemra e mesazhit: ai duhet të jetë i përmbledhur, por që adreson gjashtë pyetjet (kush, çfarë, pse, si, kur, ku).

Tekstet më të gjata me nëntituj

Njoftimet për media kanë sukses nëse e ndjekin praktikën gazetareske. Kjo përfshin, për shembull, nëntitujt në tekstet që shkojnë teposhtë. Për ta ndjekur praktikën gazetareske, tekstet për media duhet të shkruhen në mënyrë objektive dhe në vetën e tretë. Përdorimi i vëtëlavdatave, shkallës sipërore dhe reklamimit duhet të shmanget.

Tregoni vlerën e lajmit

Qëllimi i medias është që ta informojë audiencën e vet për diçka të re. Kështu, përmbahuni nga mbingarkesa e medias me një vërshim mesazhesh, por ofroni informata specifike nëse me të vërtetë keni diçka për të treguar. Shkruani qartë, shmangni fjalët dhe terminilogjinë e huaj nëse është e mundur. Bëni përshtypje me fakte. Shtoni mendime befasuese.

Prezantoni shkurtimisht shkollën

Lokacioni, madhësia, profili i veçantë

Tregoni personin kontaktues

Emri e mbiemri
Funksioni
Adresa
Telefoni
E-maili
Ueb faqja

 

Teksti i lajmit tim – Listë kontrolli për vete:

A është teksti im i qartë dhe gjithëpërfshirës?

 

A është teksti i lajmit tim unik, informativ dhe i lidhur për audiencën time (cilën audiencë?)?

 

A e pozicionoj veten si burim udhëheqës (duke ndarë pikëpamjet e mia personale në një ngjarje aktuale relevante të lajmit)?
A e tregoj rëndësinë e temës – tani dhe në të ardhmen?

A kam përdorur citate nga njerëz që ishin të përfshirë në këtë ngjarje?