ABC-ja e ueb faqes së shkollës – transparenca dhe demokracia
Living Democracy » Principals » KOMUNIKIMI » Përgatitja » ABC-ja e ueb faqes së shkollës – transparenca dhe demokraciaE- Demokracia, e njohur edhe si demokracia digjitale ose demokracia e internetit, përfshin teknologjinë e informacionit dhe komunikimit të shekullit 21 për të promovuar demokracinë.
Megjithëse disenjimi i ueb faqes së shkollës suaj mund të jetë punë e specialistit, si drejtor ju ende e keni fjalën e fundit, si dhe përgjegjësinë, lidhur me përmbajtjen, përditësimin, sigurinë dhe efektivitetin e përdorshmërisë së saj. JU vendosni qëllimin për ueb faqen e shkollës suaj si mjetin tuaj më të rëndësishëm institucional përmes internetit.
Është pika juaj qendrore e informacionit në internet dhe hapësira ideale për të promovuar lajmet dhe arritjet e shkollës suaj. Është mjeti juaj për ta promovuar transparencën e brendshme dhe të jashtme. Është një element i të kuptuarit TUAJ të demokracisë.
Të pasurit e një liste kontrolli do të sigurojë që të mos anashkaloni ndonjë element të rëndësishëm të komunikimit të shkollës suaj përmes internetit:
Detajet e kontaktit të shkollës
Ueb faqja e shkollës suaj duhet të përfshijë:
- emrin e shkollës
- adresën e shkollës
- numrat e telefonit dhe faxit të shkollës
- e-mail adresën e shkollës
- emri i personit (personave) përgjegjës për t’u marrë me pyetjet nga prindërit dhe publiku
Aranzhimet e regjistrimit të nxënësve në shkollë
Ju mund të ofroni informata lidhur me:
- kur dhe si do të shqyrtoni aplikimet për çdo grupmoshë
- çfarë duhet të bëjnë prindërit nëse duan të aplikojnë që fëmija i tyre të vijojë në shkollën tuaj
Nëse autoriteti lokal është përgjegjës për pranimin e nxënësve, shkruani se prindërit duhet ta kontaktojnë autoritetin lokal drejtpërdrejt për të marrë më shumë informacion rreth regjistrimit.
Informacioni për nevojat e veçanta arsimore dhe paaftësinë
Duhet të përfshini informacion për çdo aranzhim të posaçëm të pranimit, lehtësira për qasje dhe staf pedagogjik të specializuar.
Deklarata e vlerave dhe karakterit
Faqja juaj e internetit duhet të përfshijë deklaratën e misionit ku përfshihet karakteri dhe vlerat e shkollës suaj.
Lajmet
Përmbajtja mund të përfshijë:
- Lajmërimet
- Njoftimet për media: udhëzime e deklarata
- Multimedia: Imazhe, video, audio ekstrakte
- Opinione
Hapësira e nxënësve
Përmbajtja mund të përfshijnë:
- Buletinin elektronik të nxënësve
- Hapësirën për paraqitjen e projekteve grupore të nxënësve
- Burime edukative nga interneti dhe vegëza për kurrikula të nxënësve
- Bashkëpunimin me shkollat tjera, garat, vizitat
Këshilla të dobishme:
- Kontrolloni përputhshmërinë e ueb faqes suaj me pajisjet mobile.
- Lekturoni tekstet tuaja. Kontrolloni shpesh për gabime drejtshkrimi.
- Siguroni pëlqimin prindëror për gjithë materialin vizual.
- Rregullisht përditësoni informatat.