Procesi i të shkruarit të procesverbalit
Living Democracy » Principals » KOMUNIKIMI » Përgatitja » Procesi i të shkruarit të procesverbalitPasi të ketë përfunduar takimi, organizoni shënimet dhe shkruani procesverbalin. Ja disa këshilla që mund ta ndihmojnë regjistruesin. Ndajini me të dhe merrni informatë kthyese, nëse këto këshilla të thjeshta ndihmojnë.
Këshilla për regjistruesin e takimit.
|
Shpërndarja e procesverbalit
Si drejtor i shkollës, ju doni që procesverbali të jetë transparent dhe i lehtë për të punuar me të. Është roli juaj ta shpërndani atë. Një seksion i mbyllur në faqen e internetit të shkollës është një vend i mirë. Jep qasje, ruhet mirë dhe nuk përdorni shumë letra. Metoda e shpërndarjes do të varet nga mjetet që ju dhe shkolla juaj i përdorni. Për shembull, nëse përdorni një mjet përpunimi të tekstit që nuk ofron ndarjen në internet, mund të dëshironi të krijoni një PDF të dokumentit dhe ta dërgoni bashkë me dokumentet e tjera me anë të postës elektronike. Megjithatë, para se t’i ndani këto, sigurohuni që ato janë rishikuar, redaktuar dhe/ose miratuar për qarkullim.