ÇËSHTJET E DISKUTUESHME

Living Democracy » Principals » ÇËSHTJET E DISKUTUESHME

 

Si drejtor do ta dini më mirë se shumica, se polemika është një fakt i pashmangshëm i jetës në shkolla sot. Përdorimi i medias sociale dhe formave të menjëhershme të komunikimit i sjell nxënësit në kontakt të përditshëm me çështjet si migrimi, ndryshimet klimatike, terrorizmi dhe të drejtat e personave LGBT. Trajtimi i çështjeve si këto mund të jetë sfidues, por si mund t’i kuptojnë të rinjtë këto çështje nëse nuk u lejohet t’i diskutojnë në shkollë? Si do të mësojnë të mendojnë në mënyrë kritike apo të debatojnë në mënyrë demokratike nëse nuk kanë një mësues për t’i udhëzuar? Diskutimi i çështjeve të diskutueshme ka shumë përfitime, por nuk është një detyrë për t’u marrë me lehtësi. Ndër të tjera, ju duhet një staf i trajnuar mirë, një kurrikulë e duhur dhe një etos i shkollës që është mbështetës.

Materiali në këtë seksion në masë të madhe bazohet në dy doracakë të Këshillit të Evropës:

Pakoja e trajnimit “Mësimdhënia e çështjeve të diskutueshme” është në dispozicion për t’u shkarkuar në: https://pjp-eu.coe.int/en/web/charter-edc-hre-pilot-projects/teaching-controversial-issues-developing-effective-training-for-teachers-and-school-leaders

Mjeti i vetëvlerësimit “Menaxhimi i të diskutueshmes” është në dispozicion për t’u shkarkuar në: https://pjp-eu.coe.int/en/web/charter-edc-hre-pilot-projects/project-1-managing-controversy-a-whole-school-training-tool

lexo më shumë
lexo më pak