Çështjet e diskutueshme dhe kultura e shkollës – Inkurajimi i zërit të nxënësve në klasë
Living Democracy » Principals » ÇËSHTJET E DISKUTUESHME » Çështjet e diskutueshme dhe kultura e shkollës » Çështjet e diskutueshme dhe kultura e shkollës – Inkurajimi i zërit të nxënësve në klasëËshtë e vështirë për nxënësit të përfshihen në diskutimin e çështjeve të diskutueshme nëse tashmë nuk janë mësuar ende për të folur publikisht në shkollë. Të ofruarit e mundësive të shpeshta nxënësve për të folur në klasë, i bën ata të mësohen për të shprehur veten para të tjerëve. Kjo i ndihmon ata të fitojnë besim për të folurit në publik dhe të bëhen më të aftë në këtë proces.
E rëndësishme është që nxënësit të ndjehen të dëgjuar kur flasin, dhe se mendimet e tyre respektohen.
Një mënyrë për të ndihmuar personelin tuaj të ofrojë mundësi të mjaftueshme për zërin e nxënësve në klasat e tyre, është krijimi i një liste kontrolli për planifikimin e mësimit. Pas përdorimit të listës së kontrollit për një kohë, mësuesit do të kuptojnë se po e ndjekin atë automatikisht. Ju gjithashtu mund ta përdorni një listë të tillë për monitorimin dhe vlerësimin e njësisë mësimore.
Ja një shembull:
Lista e kontrollit për zërin e nxënësve
Në këtë njësi mësimore, a janë krijuar mundësi për nxënësit që të:
Bëjnë pyetje? |
Shprehin një opinion? |
Ndërveprojnë me të tjerët? |
Bëjnë një sugjerim praktik? |
Shfrytëzojnë votën? |