Çështjet e diskutueshme dhe kultura e shkollës – Vlerësoni shkollën tuaj
Living Democracy » Principals » ÇËSHTJET E DISKUTUESHME » Çështjet e diskutueshme dhe kultura e shkollës » Çështjet e diskutueshme dhe kultura e shkollës – Vlerësoni shkollën tuajDeri në çfarë mase etika dhe kultura mbizotëruese në shkollën tuaj inkurajojnë njerëzit që të flasin për çështje të vështira? Një mënyrë për të gjetur se sa është e hapur shkolla juaj ndaj këso lloj diskutimesh është të bëhet një studim i thjeshtë i qëndrimeve. Për të marrë një pamje të përgjithshme, do të jetë e rëndësishme të përfshihen prindërit, si dhe nxënësit e mësuesit.
Ja ku janë disa pyetje themelore që mund t’ia bëni çdo pale interesi në shkollë:
STUDIMI I QËNDRIMEVE TË KULTURËS SHKOLLORE
Në këtë shkollë:
1. Si jeni të trajtuar nga të tjerët? |
2. Sa i/e sigurt ndiheni? |
3. Kur ekziston një problem a e dini kujt t’i drejtoheni? |
4. Sa mendoni se dëgjoheni nga të tjerët? |
5. Çfarë lloj mundësish keni që të shfaqni opinionet tuaja? |
6. Sa shpesh keni rastin t’i diskutoni opinionet tuaja me të tjerët nga shkolla? |
7. Çfarë ndikimi keni në rregullat e shkollës dhe vendimmarrje? |
8. Si mendoni, sa mirë përzihen në mes vete nxënësit me prejardhje të ndryshme? |
9. Sa mirëseardhëse është kultura shkollore për njerëzit me paaftësi, ata të gjinive dhe orientimeve të ndryshme seksuale, apo për ata që vijnë nga grupe të ndryshme etnike e religjioze? |