Çështjet e diskutueshme në kurrikulë – Ku dhe çfarë?
Living Democracy » Principals » ÇËSHTJET E DISKUTUESHME » Çështjet e diskutueshme në kurrikulë » Çështjet e diskutueshme në kurrikulë – Ku dhe çfarë?Kurrikula shpesh mund të jetë një burim kontradiktash në shkollë. Disa lëndë mësimore janë më të prirura për kontradikta sesa të tjerat. Këtu janë disa shembuj për t’i parë me kujdes.
- Historia – versionet kundërthënëse të historisë së vendit tuaj
- Edukimi për religjion – pikëpamjet kundërthënëse mbi moralitetin dhe të vërtetat religjioze
- Edukimi shëndetësor – qëndrimet kundërthënëse ndaj seksualitetit dhe sjelljes morale
- Edukata qytetare dhe shoqërore – programet politike dhe ideologjitë kundërthënëse
- Letërsia – pikëpamjet kundërthënëse mbi moralin dhe qëndrimet sociale të shprehura në veprat letrare
- Shkencat – pikëpamjet kundërthënëse mbi zbatimin e shkencës dhe përplasja me religjionin.
Si drejtor është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm se njerëzit në komunitetin tuaj shkollor mund të shfaqin mospajtime të fuqishme me mënyrën se si shkolla juaj po i trajton disa prej këtyre çështjeve, p.sh. me versionin e historisë që mësohet në mësimet e historisë, ose me përdorimin e një libri të caktuar në letërsi.
Në shumë raste kurrikula është e detyrueshme dhe nuk keni fuqi për ta ndryshuar atë. Kështu që, kur keni shqetësime për mospajtime që dalin nga kontrolli, mund të keni nevojë ta adresoni situatën duke bërë një deklaratë publike për ta zbutur frikën rreth mënyrës se si shkolla juaj po e trajton çështjen në fjalë.
Sidoqoftë, në planin afatgjatë, strategjia më e mirë është që të sigurohet që stafi juaj mësimdhënës të jetë i vetëdijshëm për potencialin për kontradikta në lëndët që tyre dhe të kenë aftësitë e nevojshme për t’i zbutur çështjet e diskutueshme në mënyrë të sigurt.