Stili demokratik i udhëheqjes së shkollës
Living Democracy » Principals » UDHËHEQJA » Stili demokratik i udhëheqjes së shkollës- Reflektoni mbi rolin tuaj si drejtues shkolle: zhvillimi i një kulture (më) demokratike në shkollë
Udhëheqja demokratike e shkollës është një sfidë, dhe një shkolle i duhet kohë për ta arritur atë qëllim. Në vend se të bëni hapa të mëdhenj, filloni me të vegjël. Kjo mënyrë ju mbështet për të vlerësuar rolin tuaj si drejtor shkolle. Identifikoni cilat objektiva vlejnë për ju. Objektivat afatshkurtra përshkruajnë hapat më të vegjël që mund t’i ndërmerrni menjëherë....
- Stilet e udhëheqjes së shkollës
A është demokracia mënyra më e mirë për t'iu përgjigjur sfidave me të cilat përballet shoqëria jonë? Apo ka alternativa më të mira? Debati për këtë çështje ka qenë i pranishëm që nga kohërat e lashta e deri më sot. Ajo që vlen për shoqërinë, vlen edhe për shkollat. Nëse avokojmë për udhëheqjen demokratike të shkollës, është e nevojshme të merren parasysh alternativat. Le të shohim katër tipat kryesorë të udhëheqjes....
- Rëndësia e reflektimit dhe informacionit kthyes: Shqyrtoni së bashku profilin e ekipit tuaj
Në udhëheqje demokratike të shkollës, anëtarët e stafit tuaj, në mënyrë ideale, duhet të formojnë një ekip. Secili mësues do të tregojë karakterin dhe talentet specifike të tij apo saj. Sidoqoftë, është e mundur të dallohen grupimet e mënyrave tipike të sjelljes ose roleve, që njerëzit priren t’i zhvillojnë në një ekip....
- Përfshirja e palëve të interesit në qeverisjen e shkollës
Në një komunitet demokratik të shkollës, është e rëndësishme që të gjitha palët e interesit ta kenë mundësinë të marrin pjesë. Ata duhet të përfshihen në komunikim, rrjetëzim dhe vendimmarrje. Duke përfshirë komunitetin lokal, shkolla juaj demonstron se nuk dëshiron të izolohet, por përkundrazi të jetë pjesë aktive në shoqëri....