Reflektoni mbi rolin tuaj si drejtues shkolle: zhvillimi i një kulture (më) demokratike në shkollë
Living Democracy » Principals » UDHËHEQJA » Stili demokratik i udhëheqjes së shkollës » Reflektoni mbi rolin tuaj si drejtues shkolle: zhvillimi i një kulture (më) demokratike në shkollëUdhëheqja demokratike e shkollës është një sfidë, dhe një shkolle i duhet kohë për ta arritur atë qëllim. Në vend se të bëni hapa të mëdhenj, filloni me të vegjël. Kjo mënyrë ju mbështet për të vlerësuar rolin tuaj si drejtor shkolle. Identifikoni cilat objektiva vlejnë për ju. Objektivat afatshkurtra përshkruajnë hapat më të vegjël që mund t’i ndërmerrni menjëherë.
Objektivat afatshkurtra | Objektivat afatmesme | Objektivat afatgjata |
---|---|---|
Drejtori i shkollës përmbahet nga shprehjet tejet autoritare. | Drejtori i shkollës bashkëvepron me komunitetin e shkollës në mënyrë të hapur dhe miqësore (parimi i kthyeshmërisë). | Mirëkuptimi i ndërsjellë midis drejtorit të shkollës, stafit dhe palëve të tjera të përfshira. |
Drejtori i shkollës jep arsye për përqendrimin e tij / saj në çështje specifike. | Drejtori i shkollës prezanton çështje dhe probleme që duhet t’i drejtohen stafit. |
Stafi dhe përfaqësuesit e nxënësve e prindërve janë të përfshirë në përcaktimin e rendit të ditës për vendimmarrje. |
Drejtori i shkollës shpjegon përgjegjësitë dhe kufizimet e tij /saj ligjore. | Drejtori i shkollës i dëgjon dhe i merr parasysh sugjerimet e mësuesve se si të organizojnë shkollën. | Drejtori i shkollës, mësuesit dhe nxënësit planifikojnë dhe zbatojnë projekte për zhvillimin e shkollës. |
Drejtori i shkollës ua shpjegon mësuesve objektivat që ka në mendje. | Drejtori i shkollës diskuton me mësuesit mundësi alternative në vendimmarrje. | Stafi dhe përfaqësuesit e nxënësve e prindërve janë të përfshirë në vendimmarrje. |
Drejtori i shkollës i shpjegon shqetësimet e tij ose saj kur vlerëson performancën dhe sjelljen e mësuesve. | Drejtori i shkollës i delegon detyrat e caktuara te mësuesit individualë. | Stafi, nxënësit dhe prindërit marrin përgjegjësi për zhvillimin dhe performancën e shkollës. |
Drejtori i shkollës i shpjegon metodat e tij ose saj të zgjidhjes së konflikteve. | Drejtori i shkollës shmang përdorimin autoritar të fuqisë për zgjidhjen e konflikteve. | Drejtori i shkollës zgjidh konfliktet përmes bashkëpunimit dhe komunikimit. |
Ky mjet bazohet në Si të zhvilloj klimën demokratike në klasë
http://living-democracy.com/sq/textbooks/volume-1/part-2/unit-1/chapter-2/lesson-7/