Ndërgjegjësimi

Living Democracy » Principals » UDHËHEQJA » Ndërgjegjësimi

 

Reflektoni mbi rolin tuaj si drejtues shkolle: zhvillimi i një kulture (më) demokratike në shkollë

Udhëheqja demokratike e shkollës është një sfidë, dhe një shkolle i duhet kohë për ta arritur atë qëllim. Në vend se të bëni hapa të mëdhenj, filloni me të vegjël. Kjo mënyrë ju mbështet për të vlerësuar rolin tuaj si drejtor shkolle. Identifikoni cilat objektiva vlejnë për ju. Objektivat afatshkurtra përshkruajnë hapat më të vegjël që mund t’i ndërmerrni menjëherë.

Lexo më shumë


Stilet e udhëheqjes së shkollës

A është demokracia mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur sfidave me të cilat përballet shoqëria jonë? Apo ka alternativa më të mira? Debati për këtë çështje ka qenë i pranishëm që nga kohërat e lashta e deri më sot. Ajo që vlen për shoqërinë, vlen edhe për shkollat. Nëse avokojmë për udhëheqjen demokratike të shkollës, është e nevojshme të merren parasysh alternativat. Le të shohim katër tipat kryesorë të udhëheqjes.

Lexo më shumë


Kompetencat për kulturë demokratike (KKD) – një perspektivë zhvillimore për shkollën dhe shoqërinë

Institucionet demokratike varen nga pëlqimi i qytetarëve dhe mbështetja e tyre. Kornizat institucionale nuk mund të mbijetojnë nëse njerëzit të cilëve synohet t’u shërbejnë i refuzojnë ose i kundërshtojnë ato ose nuk janë në gjendje të marrin pjesë brenda tyre.

Lexo më shumë


Parimet kryesore për udhëheqjen demokratike të shkollës si një qasje tërëshkollore

Qoftë në shoqëri apo në shkollë, një kulturë e imponuar nga udhëheqësi do të ishte autokratike e jo demokratike. Një kulturë demokratike zhvillohet përmes pjesëmarrjes nga qytetarët, dhe në një mjedis shkollor nga të gjitha palët e interesit që kanë nevojë për inkurajim për të kontribuar me ekspertizën e tyre.

Lexo më shumë


Potenciali i pjesëmarrjes së nxënësve të bazuar në projekt

Drejtorët dhe mësuesit e shkollës duhet të jenë të vetëdijshëm deri në çfarë mase pjesëmarrja e nxënësve varet nga mbështetja e tyre. Në zgjedhjet dhe vendimet tona të përditshme, ne jemi të gjithë agjentë të të papriturës.

Lexo më shumë


Kontroll apo besim? Si të sigurohet disiplina e nxënësve

“Pyete veten: a sillen nxënësit ndryshe kur nuk ka të rritur rreth e rrotull? Nëse po, pse është kështu?” Nëse i përgjigjeni kësaj pyetjeje me “po”, mund të përballeni me problemin se si ta ruani disiplinën në shkollë.

Lexo më shumë