Mbështetje për nxënësit në përvetësimin e kompetencave për kulturën demokratike (KKD)
Living Democracy » Principals » UDHËHEQJA » Kompetencat për kulturë demokratike » Mbështetje për nxënësit në përvetësimin e kompetencave për kulturën demokratike (KKD)Nxënësit i mësojnë kompetencat për kulturën demokratike në grupe, ose në mënyrë tërësore, duke i lidhur vlerat, aftësitë, qëndrimet dhe njohuritë e të kuptuarit. Ata i përvetësojnë kompetencat duke i vënë në veprim dhe kryesisht duke ndërvepruar dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Kjo shtron pyetjen se çfarë mund të bëjnë mësuesit dhe drejtori i shkollës për të përmbushur nevojat mësimore të nxënësve të tyre. Ky prospekt përqendrohet në ndikimin vendimtar të metodologjisë mbështetëse dhe të mjedisit të të nxënit për KKD. Për një shpjegim më të plotë dhe citate, shih (në anglisht) Kornizën Referente të Kompetencave për kulturë demokratike, Vëll. 3, Udhëzim për zbatim, f. 92 e tutje.
Në nivel klase
- Mësuesit mund ta krijojnë një “mjedis të hapur, pjesëmarrës dhe respektues në klasë”, i cili u ofron nxënësve një hapësirë të sigurt mësimi. Këtu, ata mund të ndjehen të lirë të shprehin pikëpamjet dhe emocionet e tyre.
- Mësuesit mund të krijojnë mundësi që nxënësit të marrin përgjegjësi për të nxënit e tyre dhe të marrin pjesë në planifikimin e njësive mësimore.
Në nivel shkolle
- Mësuesit mund të bashkëpunojnë përmes kurrikulës për të lehtësuar format e të mësuarit bashkëpunues.
- Mësuesit mund të bashkëpunojnë për të përfshirë KKD në kurrikulë dhe për të siguruar barazi për të gjithë nxënësit..
- Mësuesit mund të “krijojnë mundësi që nxënësit të fitojnë përvoja pozitive të pjesëmarrjes së cilësisë së lartë përmes projekteve në të cilat përvojat përqendrohen në çështje që janë me rëndësi për vetë nxënësit” (shiko tregimin e rastit në Materialin e ndërgjegjësimit 3.1).
- Mësuesit mund të organizojnë aktivitete jashtëmësimore për aspektet e EQD/EDNJ.
- Mësuesit mund të organizojnë projekte të EQD/EDNJ, p.sh. shoqëritë debatuese (shiko http://www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-4/part-3/unit-8/)
Në nivelin shkollor, drejtori luan rol kryesor në krijimin e mjediseve që mbështesin të nxënit dhe ofrojnë mundësi që nxënësit t’i arrijnë KKD, përmes inkurajimit, përkrahjes dhe koordinimit. Për shembull, të nxënit e KKD rregullisht mund të jetë pjesë e rendit të ditës të mbledhjeve të stafit.
Një shkëmbim i lirë i mendimeve për çështjet e diskutueshme, në një atmosferë të sigurt respekti të ndërsjellë mund ta mbështesë zhvillimin e një grupi të kompetencave për kulturën demokratike përfshirë:
- Aftësitë gjuhësore, siç është aftësia për t’u shprehur qartë dhe shkurt;
- Efikasitetin vetjak dhe empatinë;
- Tolerancën ndaj dykuptimësisë;
- Vlerësimin e demokracisë dhe paanësisë;
- Njohuritë dhe të kuptuarit kritik të temës në diskutim.