Vendimmarrja në udhëheqjen demokratike të shkollës

Living Democracy » Principals » UDHËHEQJA » Udhëheqja demokratike e shkollës – qasja tërëshkollore » Vendimmarrja në udhëheqjen demokratike të shkollës

a) Një model pesëfazësh i proceseve të zhvillimit të shkollës dhe vendimmarrjes

Bazuar në Kuadri i Referencës së Kompetencave për Kulturë Demokratike, Vëll. 3, f. 97 e tutje (në anglisht).

Ky model përshkruan pesë hapa që një shkollë mund t’i ndërmarrë në një qasje tërëshkollore për zhvillimin e një kulture më demokratike të shkollës dhe për zhvillimin e kompetencave të nxënësve për kulturën demokratike. Modeli mund të përshtatet në proceset e vendimmarrjes që kanë të bëjnë me çfarëdo sfide dhe çështje (shih Materialin e veprimit 4.1).

  1. Kryeni një analizë të situatës për të identifikuar se si parimet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut janë integruar në jetën shkollore, duke përfshirë përparësitë dhe dobësitë, dhe me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara (p.sh. vlerësime tërëshkollore, analizë SWOT me Përparësitë – Dobësitë – Mundësitë – Rreziqet).
  2. Identifikoni fushat e mundshme të ndryshimit dhe zhvilloni një plan veprimi me aktivitetet konkrete që do të ndërmerrni për t’i arritur këto ndryshime (p.sh.
  3. Zbatoni planin e veprimit dhe sigurohuni që ai përfshin tërë komunitetin e shkollës.
  4. Vlerësoni progresin tuaj dhe ndikimin e punës suaj
  5. Ndani mësimet e marra me të gjitha palët e përfshira në përpjekjet tuaja, si dhe me shkollat e tjera, dhe planifikoni veprime të mëtejshme në përputhje me rrethanat.

b) Komuniteti demokratik i shkollës është komunitet i të nxënit

Nuk ka asnjë zgjidhje të vetme mjeshtërore për sfidat me të cilat përballet komuniteti juaj shkollor, apo shoqëria në tërësi (shihni Materialin e ndërgjegjësimit 3.1). Në përpjekjen për të adresuar këto sfida, ne zhvillojmë një grumbull kompetencash për kulturën demokratike (KKD). Ne i fitojmë dhe praktikojmë këto kompetenca (të nxënit duke bërë), gjë që vlen njësoj për fillestarët dhe lojtarët me përvojë.

Nëse askush nuk e di zgjidhjen mjeshtërore për një problem të caktuar, anëtarët e komunitetit shkollor duhet ta gjejnë një së bashku. Duke përdorur një qasje tërëshkollore, të gjithë anëtarët e komunitetit shkollor mund të kontribuojnë në ekspertizën e tyre dhe të avokojnë për pikëpamjet e tyre dhe interesat e tyre. Zgjidhja më pas mund të gjejë mbështetje më të gjerë. Kjo zgjidhje shpesh do të funksionojë, por ndonjëherë mund të mos arrijë rezultatin e pritur. Në këtë rast, fillon një cikël i ri i vendimmarrjes. Diagrami i treguar më lart pasqyron këtë domosdoshmëri për t’u marrë me një çështje rishtas, duke lidhur vlerësimin (faza 4) dhe reflektimin (faza 5) me një analizë të re të situatës (faza 1). Një drejtues autoritar do të përpiqej të fshehte dështimin e tij, pasi prestigji i tij si njeri i fortë do të dëmtohej rëndë. Një komunitet demokratik i të nxënit, nga ana tjetër, mund të tërheqë forcë të re duke mësuar përmes dështimit (shiko pjesën c më poshtë).

Grumbulli i kompetencave për kulturën demokratike që janë veçanërisht të rëndësishme për zgjidhjen e problemeve dhe vendimmarrjen përfshijnë këto më poshtë: (Shihni Kompetencat për Kulturën Demokratike:

Shkathtësitë e të nxënit të pavarur i mundësojnë një personi të marrë informacione të reja dhe të vlerësojë në mënyrë kritike burimet e tij (KKD, f. 44). Kjo është e rëndësishme në trajtimin e informacionit jo të plotë duke vlerësuar se cilat informacione janë të shëndetshme dhe të besueshme, dhe duke zbuluar dhe korrigjuar gabimet.

Një qëndrim tolerant ndaj dykuptimësisë, përfshin “pranimin e kompleksitetit, kontradiktave dhe mungesës së qartësisë” dhe sjelljen joracionale nga të gjitha palët, përfshirë edhe veten (KKD f. 43). Kjo i mundëson një personi të jetë i durueshëm kur ballafaqimi me një problem del të jetë i vështirë dhe që kërkon kohë.

Aftësitë e të menduarit analitik dhe kritik dhe njohuritë e të kuptuarit kritik të botës (KKD, f. 44, 52) në të marrurit me kompleksitetin dhe të papriturën. Këto jo vetëm që mund të jenë të rrënjosura në një problem të caktuar, por në mënyrë paradoksale edhe në një komunitet pluralist me një nivel të lartë të

Njohuritë dhe të kuptuarit kritik se si funksionojnë institucionet demokratike (KKD, f. 52) u mundësojnë anëtarëve të komunitetit shkollor të kuptojnë kuadrin institucional dhe të drejtat e tyre të pjesëmarrjes në shkollën e tyre (shih Materialin e përgatitjes 3.1). Në veçanti, ata duhet të kuptojnë kufijtë dhe mundësitë që ofron kuadri institucional i shkollës së tyre (shih Qeverisja demokratike e shkollave, botimi i KE 2007, f. 36 e tutje).

c) Vlerësimi dhe reflektimi – çelësi për zhvillimin e qëndrueshëm të shkollës
Në modelin pesëfazësh të vendimmarrjes, fazat 4 (vlerësimi) dhe 5 (reflektimi) janë thelbësore në disa aspekte për zhvillimin dhe suksesin e shkollës.

Të nxënit duke menduar për atë që po bëjmë: Të gjitha kompetencat, përfshirë ato për kulturën demokratike, fitohen përmes praktikës, gjë që është të nxënit duke bërë. Sidoqoftë, të nxënit duke bërë, nuk përfshin medoemos të kuptuarit e qartë të përvojës së të nxënit. Është reflektimi ai përmes të cilit ata që mësojnë – jo vetëm nxënësit, por të gjithë anëtarët e komunitetit shkollor – bëhen të vetëdijshëm për kompetencat që ata kanë fituar ose praktikuar rishtas, dhe i integrojnë ato në kutinë e tyre të veglave mendore, ashtu që t’i kenë gati për t’i përdorur në të ardhmen.

Vlerësimi i rezultateve i bën proceset e ardhshme të vendimmarrjes më efikase. Vlerësimet e rezultateve u mundësojnë palëve të interesuara të identifikojnë dobësitë dhe gabimet dhe të kuptojnë arsyet e suksesit. Ne duhet të përqendrohemi në pyetje të tilla si më poshtë:

  • A ishte analiza e situatës (faza 1) e saktë? A i kishim informatat që na duheshin?
  • A e ka zgjidhur problemin tonë plani ynë i veprimit (faza 2) dhe zbatimi i tij (faza 3)?
  • A janë rezultatet e favorshme, ose të paktën të pranueshme për të gjitha grupet në komunitetin tonë shkollor?
  • A pajtohemi rreth vlerësimit tonë?

Përshtypjet rreth pjesëmarrjes dhe përvojave të të nxënit përqendrohen në procesin e vendimmarrjes, mundësitë për pjesëmarrje dhe reflektimin për atë që është mësuar duke bërë. Kjo është e rëndësishme për të gjitha palët në komunitetin e shkollës – mësuesit, prindërit dhe nxënësit.

  • Kush e solli çështjen në vëmendjen tonë? Kush ishte përcaktuesi i rendit të ditës?
  • A jeni të kënaqur personalisht me mundësitë tuaja për pjesëmarrje?
  • A besoni se të gjithë kishin një mundësi të mira të marrin pjesë dhe të shprehin pikëpamjet e tyre?
  • Çfarë keni mësuar?
  • Çfarë do të dëshironit të mësoni?
  • Si ishte përvoja juaj me kulturën demokratike të shkollës?