Përgatitja

Living Democracy » Principals » UDHËHEQJA » Përgatitja
Rëndësia e reflektimit dhe informacionit kthyes: Shqyrtoni së bashku profilin e ekipit tuaj

Në udhëheqje demokratike të shkollës, anëtarët e stafit tuaj, në mënyrë ideale, duhet të formojnë një ekip. Secili mësues do të tregojë karakterin dhe talentet specifike të tij apo saj. Sidoqoftë, është e mundur të dallohen grupimet e mënyrave tipike të sjelljes ose roleve, që njerëzit priren t’i zhvillojnë në një ekip.

Lexo më shumë


Mbështetje për nxënësit në përvetësimin e kompetencave për kulturën demokratike (KKD))

Nxënësit i mësojnë kompetencat për kulturën demokratike në grupe, ose në mënyrë tërësore, duke i lidhur vlerat, aftësitë, qëndrimet dhe njohuritë e të kuptuarit. Ata i përvetësojnë kompetencat duke i vënë në veprim dhe kryesisht duke ndërvepruar dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Kjo shtron pyetjen se çfarë mund të bëjnë mësuesit dhe drejtori i shkollës për të përmbushur nevojat mësimore të nxënësve të tyre.

Lexo më shumë


Korniza për pjesëmarrje dhe vendimmarrje në shkollë

Para se të fillojë një diskutim mbi çështjet dhe vendimet, duhet të ekzistojnë rregulla për të zgjidhur pyetjen “Kush vendos çfarë?”. Ashtu si një komunitet në nivel kombëtar, një komunitet shkollor ka nevojë për një kornizë formale institucionale që u ofron nxënësve, prindërve dhe mësuesve të kenë zërin e tyre, dhe i kushton respektin e duhur përgjegjësisë ligjore të drejtorit të shkollës.

Lexo më shumë


Vendimmarrja e përbashkët inkurajon përgjegjësinë dhe pronësinë

Asnjë grup ose institucion nuk mund të funksionojë pa rend dhe respekt të përbashkët për rregullat e tij, dhe as nuk mund të jetë demokratik. Ruajtja e disiplinës apo respektimi i rregullave dhe rendit është pra një çështje thelbësore në çdo shkollë. Nëse disiplina mbahet përmes udhëheqjes demokratike të shkollës, nxënësit mund të mësojnë shumë rreth qytetarisë demokratike.

Lexo më shumë