Vlerësimi karshi testimit dhe kontrollit

Living Democracy » Principals » TË NXËNIT » Veprimi » Vlerësimi karshi testimit dhe kontrollit

Standardet e referimit

  • Kërkojuni mësuesve të sjellin me vete një vlerësim të nxënësit, sipas rastit (nota, test, etj);
  • Mësuesit formojnë grupe. Shpërndani fletën e punës 1;
  • Mësuesit e studiojnë fletën e punës (punë individuale);
  • Në grupe, ata krahasojnë cilat standarde të referencës zakonisht i marrin në konsideratë dhe cilat nuk i përdorin;
  • Ata diskutojnë realizueshmërinë dhe vlerën e të vlerësuarit sipas kritereve të paraqitura në fletën e punës 1.
  • Shpërndani fletën e punës 2;
  • Anëtarët e grupit i përgjigjen pyetësorit;
  • Ata kontrollojnë vlerësimin e tyre duke përdorur fletën e punës 2;
  • Diskutim rreth pikave të forta dhe të dobëta në vlerësim.

Fletë pune 1

(bazuar në Demokracia në veprim, Vëll. I, Edukimi për demokraci, fq. 101)
http://www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-1/part-2/unit-5/chapter-2/lesson-4/
Ekzistojnë tri standarde të ndryshme themelore të referencës për vlerësimin dhe vënien e notave për arritjet e nxënësve:

  1. Kriteri individual: arritjet aktuale të nxënësit krahasohen me punën e tij të mëparshme.
  2. Kriteri objektiv: arritjet e nxënësit krahasohen me objektivat e të nxënit të përcaktuara paraprakisht.
  3. Kriteri social: arritjet e nxënësit krahasohen me ato të nxënësve brenda të njëjtës klasë ose të njëjtës grupmoshë

(Për më shumë informata për kriteret e lartshënuara, shih Demokracia në veprim, Vëll. I, Edukimi për demokraci, fq. 102) http://www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-1/part-2/unit-5/chapter-2/lesson-5/

Lloji i kriterit Kriteri individual Kriteri objektiv Kriteri social
Figura referente Progresi në të nxënë Objektivi i të nxënit Lakorja normale e shpërndarjes, mesatarja aritmetike, devijimi
Informacioni Sa është nxënë në mes të kohës 1 dhe kohës 2? Deri në ç’masë nxënësi i është afruar objektivit të të nxënit? Sa i madh është devijimi i progresit individual prej mesatares?
Lloji i vlerësimit Testet, vlerësimi me gojë, raporti i progresit të të nxënit, forma e strukturuar e vëzhgimit Test i orientuar në qëllimi, forma e strukturuar e vëzhgimit Testi përfshirë notën, i orientuar në mesataren e klasës
Implikimet pedagogjike Shumë lart Shumë lart Përdoret shpesh për përzgjedhje; nuk është i rëndësishëm për orientim drejt përkrahjes së nxënësve

Fletë pune 2

(bazuar në Demokracia në veprim, Vëll. I, Edukimi për demokraci, fq. 103)
http://www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-1/part-2/unit-5/chapter-2/lesson-6/

Pyetjet për vetëvlerësim
Procesi i të nxënit të nxënësve:

Si mund të sigurohem se nxënësit i kanë arritur objektivat?
A kanë përjetuar nxënësit rregullisht suksesin gjatë të mësuarit?
A janë ata të vetëdijshëm për përparimin që kanë bërë?
A u ofron mësimdhënia ime djemve edhe vajzave mundësi të barabarta për sukses?
A e bëjnë nxënësit me vetëdije vëzhgimin, kontrollin dhe përmirësimin e të nxënit të tyre dhe sjelljes së punës?
A u është ofruar nxënësve ndonjë udhëzim për t’i ndihmuar ata në të nxënë?
A munden nxënësit ta kontrollojnë dhe vlerësojnë vetë sjelljen e të mësuarit dhe rezultatet e tyre?
A u referohen nxënësit në vetëvlerësimin e tyre edhe objektivave, standardeve, kritereve ose nevojave të tyre?
A jam unë i vetëdijshëm për përparimin individual të nxënësve?
Si i identifikoj problemet e të nxënit të nxënësve individualë?
Si e vëzhgoj ndërveprimin social në klasë?
Si e mbaj regjistrin e vëzhgimeve dhe vlerësimeve për nxënësit individualë dhe për klasën në tërësi?

 

Disa pyetje në lidhje me procesin e të nxënit të mësuesit:

Si, kur dhe me kë reflektoj rreth mësimdhënies sime?
Si i lejoj nxënësit e mi të marrin pjesë?
Si e ndërlidh suksesin ose dështimin e nxënësve të mi me mësimdhënien time?
Si e dalloj përparimin tim në mësimdhënie dhe si mësoj unë si mësues?