Në fillim apo në fund: Historia ime personale e edukimit
Living Democracy » Principals » TË NXËNIT » Veprimi » Në fillim apo në fund: Historia ime personale e edukimitKy aktivitet mund të funksionojë si aktiviteti i parë i gjithë serisë së paraqitur këtu, ose si përmbyllës, në fund të serisë. E vetmja gjë që ndryshon është diskutimi fillestar ose përmbyllës i veprimit.
Objektivat e të nxënit | Të identifikojnë lidhjet personale, pajtimet dhe kundërshtimet lidhur me edukimin |
Detyrat | Mësuesit shqyrtojnë, identifikojnë dhe diskutojnë se si kanë mësuar gjatë gjithë jetës së tyre, çfarë vazhdojnë të mësojnë, cilat janë interesat e tyre dhe shkathtësitë e tyre të veçanta, etj. |
Burimet | Fleta e punës prej Demokracia në veprim, Vëll. I, faqe 58 |
Metodat | Punë individuale, diskutim plenar |
- Shpërndani nga një kopje të fletës së punës tek çdo mësues.
- Jepni një afat kohor prej disa ditësh për mësuesit që të punojnë me të në mënyrë individuale dhe caktoni një datë për diskutim të përgjithshëm.
- Në datën dhe kohën e caktuar, mësuesit takohen për të ndarë dhe diskutuar gjetjet e tyre. Ata ose mund të punojnë së pari në grupe dhe pastaj të takohen në sesion plenar, ose të fillojnë t’i diskutojnë gjetjet e tyre në sesion plenar. Pikat e mëposhtme mund të ngrihen:
- Nevojat për mësim dhe trajnim, p.sh. ekspertiza akademike, metodat e mësimdhënies, të kuptuarit e proceseve të të nxënit, etj;
- Krahasimi dhe diskutimi i udhëzimeve të mësimdhënies në të cilat mësuesit mbështeten;
- Masat për të zvogëluar stresin dhe për të përmirësuar efikasitetin në punën e përditshme;
- Diskutimi i rëndësisë së të nxënit dhe mësimdhënies dhe lidhja me jetën e shkollës si një tërësi.
Në varësi të kontekstit, ky sesion shërben për të planifikuar veprimet e mëtejshme, duke u bazuar në përmbajtjen në këtë material, ose për të vlerësuar veprimet e ndërmarra deri më tani, dhe duke marrë në konsideratë hapat e mëtejshëm.
Fleta e punës
(prej Demokracia në veprim, Vëll. I, Edukimi për demokraci, fq. 58)
http://living-democracy.com/sq/textbooks/volume-1/part-2/unit-1/chapter-2/lesson-2-2/
Si t’i marr parasysh aftësitë dhe njohuritë e mia të mësimdhënies
Çfarë përvoje, njohurish dhe aftësish të përgjithshme kam unë? |
Në çfarë mase kanë nevojë të plotësohen njohuritë e mia, duke iu referuar çështjeve të përmbajtjes së lëndës, objektivave, metodave të përshtatshme të mësimdhënies dhe proceseve të të mësuarit? |
Në cilat fusha dëshiroj të edukohem më tej (të njohurive të përgjithshme, metodave të mësimdhënies, aftësive profesionale, cilësive personale, rutinës, etj.)? |
Cilin koncept i natyrës njerëzore shërben si udhëzuesi im i përgjithshëm? |
Cili është kuadri teorik ose një variant i thjeshtuar i një teorie që udhëheq punën time si mësues? |
Si mund ta përshkruaj dhe klasifikoj marrëdhënien time me nxënësit? |
Cilët janë kufijtë e mi në lidhje me orët e punës, stresin, etj.? Si e shfrytëzoj unë kapacitetin tim personal të punës? |
Si ta pakësoj ngarkesën time të punës përmes një planifikimi më të mirë të punës dhe të veprimtarive të tjera? |
Si e përdor me efektshmëri kohën dhe si merrem me shkaktarët e stresit tim? |