Të njohurit dhe të kuptuarit e diversitetit në shkollë
Living Democracy » Principals » TË NXËNIT » Veprimi » Të njohurit dhe të kuptuarit e diversitetit në shkollëBëj një hap përpara (Aktivitet nga Kompasi, i modifikuar për mësues e edukatorë)
https://www.coe.int/en/web/compass/take-a-step-forward (në anglisht)
Objektivat e të nxënit | Të rritet ndërgjegjësimi dhe njohja e diversitetit në klasë dhe të rritet ndërgjegjësimi për pabarazinë e mundësive në komunitetin e shkollës. |
Detyrat | Mësuesit, në rol të nxënësve, bëjnë një hap përpara sa herë që pajtohen me një deklaratë. |
Burimet | Hapësirë e madhe (holl, sallë, hapësirë e jashtme), karta me role, muzikë |
Metodat | Lojë me role, diskutim |
- Krijoni një atmosferë të qetë me ca muzikë të lehtë në sfond. Ose, kërkojuni pjesëmarrësve të heshtin.
- Dorëzoni kartat me role në mënyrë të rastësishme, një për çdo pjesëmarrës. Thuajuni që ta mbajnë atë për vete dhe mos t’ia tregojnë dikujt tjetër.
- Ftoni ata të ulen (mundësisht në dysheme) dhe ta lexojnë kartën e tyre me rol.
- Tani kërkoni nga ata që të fillojnë të hyjnë në rol. Për të ndihmuar, lexoni disa nga pyetjet e mëposhtme, duke ndaluar pas secilës prej tyre, për t’u dhënë njerëzve kohë për të reflektuar dhe për të ndërtuar një fotografi të vetes dhe të jetës së tyre: Si ishte fëmijëria juaj? Në çfarë shtëpie keni jetuar? Çfarë lojërash keni luajtur? Çfarë lloj pune kanë bërë prindërit tuaj?
- Le të ndjekim një ditë shkollore: Zgjohem në shtëpinë time ……. Gjithë ditën ……. Gjëja e fundit para se të fle është të mendoj për të ardhmen time, shpresat e mia, frikën time…
- Tash kërkojuni njerëzve që të mbeten absolutisht të heshtur ndërsa vihen në rresht pranë njëri-tjetrit (si në vijën e startit).
- Tregojuni pjesëmarrësve se do të lexoni një listë të situatave ose ngjarjeve. Çdo herë që ata mund t’i përgjigjen me “po” deklaratës, ata duhet të bëjnë një hap përpara. Përndryshe, ata duhet të qëndrojnë aty ku janë dhe të mos lëvizin.
- Lexoni situatat një nga një. Ndaloni për një kohë ndërmjet secilës deklaratë për t’u lejuar njerëzve kohë për të bërë një hap përpara dhe për të shikuar përreth për të parë pozicionet e tyre në krahasim me njëri-tjetrin.
- Në fund, ftoni të gjithë t’i regjistrojnë pozicionet e tyre përfundimtare. Më pas jepuni atyre disa minuta për të dalë nga roli i tyre para se të diskutojnë në seancë plenare.
- Diskutimi përmbledhës mund të udhëhiqet nga pyetjet e mëposhtme:
- Si ndjeheshin njerëzit lidhur me të ecurit përpara – apo jo?
- Për ata që bënin shpesh hapa përpara, në ç’pikë filluan të kuptonin se të tjerët nuk lëviznin po aq shpejt sa ata?
- A ndihej dikush se kishte momente kur të drejtat e tyre themelore të njeriut po shpërfilleshin?
- Sa i lehtë apo i vështirë ishte të luajturit e roleve të ndryshme?
- Si e imagjinonin që ishte personi që ata po e luanin?
- A mund t’i qëllojnë rolet e njëri-tjetrit? (Lërini njerëzit t’i zbulojnë rolet e tyre gjatë kësaj pjese të diskutimit)
- A e pasqyron ky ushtrim shoqërinë shkollore në një farë mënyre? Si?
- Cilët janë hapat e parë që mund të ndërmerren për të adresuar pabarazitë në komunitetin e shkollës?
Këshilla për fasilitatorët
Nëse e bëni këtë aktivitet jashtë, sigurohuni që pjesëmarrësit të mund t’ju dëgjojnë, veçanërisht nëse jeni duke e bërë atë me një grup të madh. Ju mund të keni nevojë të përdorni bashkëpunëtorët tuaj për t’i transmetuar deklaratat.
Në fazën e të imagjinuarit në fillim, është e mundur që disa pjesëmarrës të thonë se nuk dinë shumë për jetën e personit që duhet ta personifikojnë. U thoni atyre se kjo nuk ka rëndësi dhe se ata duhet ta përdorin imagjinatën e tyre dhe ta luajnë atë sa më mirë që munden.
Fuqia e këtij aktiviteti qëndron në ndikimin që e bën të vërejturit e distancës në rritje midis pjesëmarrësve, veçanërisht në fund kur duhet të ketë një distancë të madhe midis atyre që shpesh kanë bërë hapa përpara dhe atyre që nuk e kanë bërë këtë. Për të rritur ndikimin, është e rëndësishme që t’i përshtatni rolet për t’i pasqyruar realitetet e jetëve të pjesëmarrësve. Duke vepruar kështu, sigurohuni që t’i përshtatni rolet në atë mënyrë që vetëm një pakicë njerëzish të mund të bëjnë hapa përpara (pra, që mund të përgjigjen “po”). Kjo vlen edhe nëse keni një grup të madh dhe keni nevojë për më shumë role.
Gjatë diskutimit përmbyllës dhe vlerësimit, është e rëndësishme për të shqyrtuar se si pjesëmarrësit dinin në lidhje me personazhin rolin e të cilit ata kishin për të luajtur. A ishte nëpërmjet përvojës personale apo përmes burimeve të tjera të informacionit (lajme, libra dhe shaka)? Sa të sigurtë janë ata që informacioni dhe imazhet që kanë për personazhet janë të besueshme? Në këtë mënyrë ju gjithashtu mund të paraqitni se si veprojnë stereotipet dhe paragjykimet.
Fletë pune
Ti je bija e një mësuesi të matematikës në shkollën tuaj | Disa nga mësuesit janë klientë në dyqanin e flokëtarisë të nënës sate |
Babai yt është prift | Ti je bija e emigrantëve filipinas |
Ti ke ardhur në vend nga India, shtatë vjet më parë | Prindërit e tu janë arkitektë |
Babai yt që është doktor, dëshiron që edhe ti të bëhesh doktor | Prindërit e tu janë punëtorë në fabrikën e tekstilit |
Ti jë i pari nga 5 fëmijët në familje. Babai yt punon në administratën komunale | Prindërit e tu janë shumë religjiozë |
Ti je bija e një emigranti ekonomik nga Pakistani | Babai yt është pronar i një dyqani të madh të këpucëve |
Prindërit e tu kanë qenë të papunë në gjashtë muajt e fundit | Prindërit e tu janë të ndarë, ata janë në gjykatë duke luftuar për kujdestarinë ndaj teje |
Ti je biri i një prindi të vetëm | Prindërit e tu janë shkurorëzuar para 6 vjetëve. Nëna jote është mësuese e historisë |
Familja jote ka ardhur nga Shtet e Bashkuara të Amerikës. Ju keni jetuar këtu që një vit | Ti je një vajzë rome. Jeton në kamp, 20 minuta larg shkollës |
Ti je bija e një punëtori të ambasadës së Gjermanisë në vend | Ti je invalid. Sillesh rrotull duke lëvizur me karrocë |
Ti je biri i parë i një familjeje hebreje | Babai yt punon në fabrikë, nëna jote nuk punon |