Lidhja e të nxënit me botën reale: Verifikimi i objektivave të mia të mësimdhënies
Living Democracy » Principals » TË NXËNIT » Veprimi » Lidhja e të nxënit me botën reale: Verifikimi i objektivave të mia të mësimdhëniesQë të nxënit të jetë kuptimplotë, nxënësit duhet të jenë në gjendje t’i lidhin rezultatet e tyre të të nxënit me përvojën dhe interesat e tyre në jetën reale. Për këtë arsye, është e domosdoshme që mësuesit t’i kontrollojnë objektivat e tyre në qoftë se synojnë ta lidhin mësimdhënien e tyre me botën reale.
- Njohja me detyrën, qëllimin dhe fokusin e saj
- Mësimdhënësit me lëndët e njëjta apo të përafërta formojnë grupe.
- Shpërndani fletën e punës
- Lejoni kohë që anëtarët e grupit ta plotësojnë listën.
- Anëtarët e grupit diskutojnë përgjigjet e tyre.
- Sipas rëndësisë së tyre, ata u japin përparësi pyetjeve, duke i renditur ato me numra në çdo rresht.
- Grupet paraqesin tri prioritetet e para.
- Diskutimi përfundimtar, i udhëhequr nga pyetjet e mëposhtme:
- A pajtohemi për prioritetet tona?
- Pse janë objektivat e të nxënit vendimtare për lidhjen e një mësimi me botën reale?
- Sa e realizueshme është një listë e tillë në shkollën tonë?
- Cilat janë pengesat kryesore në aplikimin e një liste të tillë në praktikën tonë të përditshme të mësimdhënies?
Fletë pune
Nga Demokracia në veprim, Vëll. I, Edukimi për demokraci, Detyra dhe pyetjet kyçe, faqe 67 – 68 http://www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-1/part-2/unit-2/chapter-2/
Çfarë objektivash dëshiroj t’i arrij? | |
Cilat kompetenca do të jenë më të rëndësishmet për t’u arritur në fund të njësisë? | |
Çfarë arsyesh mund të jap për përzgjedhjen e këtyre objektivave? | |
Çfarë prioritetesh u jap objektivave të mia (objektivat parësore dhe ato dytësore)? | |
Cilat objektiva janë të rëndësishme tani – për klasën si tërësi, për nxënësit individualë, djem dhe/apo vajza? | |
A jam siguruar se objektivat që kam përzgjedhur do t’u shërbejnë interesave dhe nevojave kryesore të nxënësve të mi? | |
A i përgjigjen mësimet e mia me të vërtetë asaj për të cilën nxënësit e mi merakosen? | |
A është e mundur që nxënësit të marrin pjesë në përcaktimin ose përzgjedhjen e objektivave të të nxënit? | |
Sa kohë (orë mësimore dhe javë) është caktuar për arritjen e objektivave? | |
Cilat objektiva duhet të arrihen nga të gjithë nxënësit brenda kohës së mësimit në dispozicion (standardi i arritjeve)? | |
A duhet të përcaktohen nivele të veçanta arritjesh për nxënës individualë (arsimimi sipas aftësisë individuale)? | |
A i kam aftësuar unë nxënësit që të kalojnë nga njohuritë në veprime, domethënë, a munden ata t’i zbatojnë me vetëbesim njohuritë që kanë fituar? | |
Ku përqendrohem unë në mësimdhënien time – në kompetencën njohëse, personale apo sociale? | |
A kam një ide të qartë për objektivat afatshkurtra dhe afatgjata, të cilat janë të një rëndësie parësore për klasën time, për grupet e të nxënit, për nxënësit individualisht, djem e vajza? | |
A i kam deklaruar qartë dhe shprehimisht objektivat? |