Mësimdhënia si qasje tërëshkollore

Living Democracy » Principals » TË NXËNIT » Veprimi » Mësimdhënia si qasje tërëshkollore

Mësimdhënia së bashku (Demokracia në veprim Vëll. I, Edukimi për demokraci, fq. 108 e tutje.)
http://living-democracy.com/sq/textbooks/volume-1/part-2/unit-5/chapter-2/lesson-10/

Përveç mësimdhënies në ekip, mësuesit janë të vetëm në klasat e tyre. Me kalimin e kohës ata mund të krijojnë vështirësi në ndërveprimin e tyre me nxënësit dhe këto mund të zbulohen vetëm nga vëzhgimet e kolegëve. Një mësues mund të ketë nevojë për mbështetje në punën e tij. Informatat kthyese nga nxënësit janë gjithnjë të dobishme, por informatat kthyese nga kolegët kanë një cilësi ndryshe, pasi kolegët përvetësojnë një perspektivë profesionale në një nivel të barabartë vështrimi. Për këtë arsye, mësimdhënësit shpeshherë janë të trembur nga hapja e klasave të tyre për kolegët vizitorë. Udhëzimi i mëposhtëm mund të ndihmojë që të inkurajohen mësuesit që të provojnë mbikëqyrjen kolegiale (shih Demokracia në veprim Vëll. I, Edukimi për Demokraci, fq. 109 https://www.living-democracy.com/sq/textbooks/volume-1/part-2/unit-5/chapter-2/lesson-11/).

Madhësia e ekipit: Tre mësues formojnë ekipin për informata kthyese mes kolegëve
Organizimi: Mësuesit vizitojnë njëri-tjetrin në klasë dy herë gjatë vitit shkollor, kështu që secili mësues vizitohet dy herë nga dy kolegë dhe ndjek katër orë mësimore si vëzhgues.
Ekipet janë përgjegjëse për planifikimin e vizitave të tyre, duke marrë parasysh oraret dhe programet e tyre.
Pas orës mësimore, mësuesi e ndan pikëpamjen e vet për orën mësimore dhe mësuesi vizitor jep informatën kthyese.
Lidhja me lëndën:: Mësuesit i vëzhgojnë mësimet e EQD/EDNJ të njëri-tjetrit. Nuk është e domosdoshme që të ligjërojnë edhe vet të njëjtën lëndë.
Përbërja e grupit: Simpatia dhe besimi janë me rëndësi kur formohen ekipet për mbikëqyrje kolegiale. Duhet të jetë e qartë se ajo çfarë shohin kolegët në klasë është konfidenciale.
Detyra e drejtorit: Detyra e drejtorit është të përcjellë numrin minimal të vizitave brenda ekipit. Drejtori nuk duhet të përfshihet në diskutimet lidhur me çështjet e mësimdhënies.
Fokusi tematik: Pyetjet që mund të jenë pika të fokusit të këtyre vizitave të kolegëve mund të lindin nga interesa ose marrëdhënie të ndryshme:
a) një mësues dëshiron të marrë informata kthyese mbi një çështje të caktuar; b) një kurrikulë, metodë ose aktivitet i ri është prezantuar dhe duhet të vlerësohet; ose
c) parimet pedagogjike (për shembull, të formuluara në programin ose profilin e shkollës) duhet të vlerësohen.