Shkolla si komunitet i të nxënit
Living Democracy » Principals » TË NXËNIT » Veprimi » Shkolla si komunitet i të nxënitAktiviteti 1
Kjo është ajo që më pëlqen
Bazuar në vëllimin II të “Demokracia në veprim”, “Të rriturit në demokraci” fq. 18, 113;
http://living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/unit-1/lesson-1/
http://living-democracy.com/textbooks/sq/volume-2/students-manual-10/student-handout-1/student-handout-2/
Ky ushtrim mund të përdoret në një sesion trajnimi brenda shkollës për të gjithë personelin ose grupe të vogla mësuesish. Diskutimi pas aktivitetit (debrifingu) mund të çojë te pyetjet ose sugjerimet për tema të tjera në trajnimin në shërbim të mësuesve. Nëse marrin pjesë më shumë se 30 mësues, sugjerojmë krijimin e nëngrupeve që ndajnë rezultatet e tyre në një seancë plenare të mëvonshme.
Objektivat e të nxënit | Mësuesit zbulojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre të ndërsjella mbi mësimdhënien |
Detyrat | Mësuesit përshkruajnë preferencat dhe zgjedhjet e tyre të mësimdhënies në katër kategori. Ata ndajnë përgjigjet e tyre me mësuesit e tjerë dhe reflektojnë mbi to. |
Burimet | Letër dhe lapsa, kopje të shtypura të fletëve të punës (“Çfarë më pëlqen dhe çfarë bëj në mësimdhënie?). |
Metodat | Punë individuale dhe në grup, diskutim plenar. |
- Grupit i paraqitet pyetja: Cilat stile të ndryshme të mësimdhënies i di?
- Pas një stuhie mendimesh fillestare dhe mbledhjes së përgjigjeve, anëtarëve të grupit u jepen fletët e punës. Ata punojnë me to në dy hapa:
- Duke përdorur gjysmën e epërme të fletës së punës, ata i shënojnë përgjigjet e tyre nën katër kategoritë.
- Pastaj, ata ecin rrotull, duke diskutuar preferencat dhe zgjedhjet e tyre me pesë kolegë dhe shkruajnë përgjigjet e tyre në pjesën e poshtme të fletës së punës.
- Në takimin plenar, mësuesit ulen në rreth. Diskutimi i tyre mund të udhëhiqet nga pyetjet në vijim:
- Çfarë mendoni për përgjigjet e kolegëve tuaj? A u befasuat?
- A shihni ndonjë ide të përbashkët në gjërat që kolegët tuaj pëlqejnë, por nuk i bëjnë?
- Çfarë ndodh nëse dikush nuk di për gjërat që ju pëlqejnë t’i bëni dhe i bëni?
- Çfarë ndodh nëse dikush nuk di për gjërat që nuk ju pëlqen t’i bëni, por i bëni?
- Cili është rezultati i mundshëm praktik i këtij aktiviteti?
Aktiviteti2
Ndërmarrja e hapave drejt shkollës si komunitet i të nxënit
Vëllimi I i serisë së manualëve për mësuesit në EQD/EDNJ, Edukimi për demokraci, fq. 83 – 92, përfshin kapitullin Udhëzimi për proceset e të nxënit dhe zgjedhja e formave të mësimdhënies. Ky është një mjet i dobishëm teorik dhe praktik për ata që duan ta zhvillojnë shkollën si një komunitet të të nxënit. Fleta e punës 3 (fq. 89), “Përzgjedhja e metodave të përshtatshme të mësimdhënies dhe të nxënit”, përmban pyetjet kyçe për këtë çështje. http://living-democracy.com/sq/textbooks/volume-1/part-2/unit-4/chapter-2/lesson-3/
Secili mësues e pranon një kopje të fletës së punës 3.
- Punë individuale: secili mësues studion fletën e punës dhe zgjedh tri pyetje që i duken veçanërisht interesante.
- Punë në grup: mësuesit ndajnë rezultatet e tyre dhe pajtohen për tri pyetje.
- Punë në grup: për t’iu përgjigjur pyetjeve që kanë zgjedhur, mësuesit krijojnë një poster me dy propozime të veçanta se si ta përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit në shkollën si komunitet i të nxënit.
Fleta e punës
Çfarë më pëlqen dhe çfarë bëj në mësimdhënie | ||||
Më pëlqen të bëj dhe bëj | E bëj, por nuk më pëlqen ta bëj | Nuk më pëlqen ta bëj, por e bëj | Nuk e bëj, por do të më pëlqente ta bëj | |
1
|
||||
2
|
||||
3
|
||||
4
|
||||
5
|
Çfarë u pëlqen mësuesve të tjerë dhe çfarë bëjnë në mësimdhënie | ||||
Më pëlqen të bëj dhe bëj | E bëj, por nuk më pëlqen ta bëj | Nuk më pëlqen ta bëj, por e bëj | Nuk e bëj, por do të më pëlqente ta bëj | |
1
|
||||
2
|
||||
3
|
||||
4
|
||||
5
|