Shkolla si komunitet i të nxënit

Living Democracy » Principals » TË NXËNIT » Ndërgjegjësimi » Shkolla si komunitet i të nxënit

Diskutime dhe zhvillime të reja ndodhin gjithnjë në arsim. Përderisa është e pamundur që cilido drejtor të jetë i vetëdijshëm për çdo gjë, disa mësues në shkollën tuaj mund të kenë informata relevante për të dhënë. A janë këto çështje në arsim të rëndësishme për shkollën tonë? Si mund ta dimë? A mund ta përdorim më mirë kohën para dhe pas mësimit?

Sistemi i qëndrueshëm

Në çdo komunitet të shkollës, mësuesit plaken më shumë se njerëzit e tjerë. Nxënësit janë gjithmonë të të njëjtës moshë, dhe shumica e prindërve i përkasin të njëjtës grup moshe, me përjashtime të vogla. Kështu, radhët e profesionistëve të mësimdhënies në një shkollë kanë nevojë për rimbushje dhe përtëritje për t’i kundërvepruar prirjes, në mënyrë që të mos zgjerohet hendeku i moshës i krijuar nga vitet. Shkolla është vend i inovacionit, por shumë mësues përjetojnë zhgënjimin e ndryshimeve të sistemit që vijnë dhe shkojnë. Ajo që nevojitet është një sistem i qëndrueshëm që e bën çdo ditë të këndshme përtej punës së bërë, që ofron përmbushje dhe lumturi dhe ruan argëtimin. Demokracia është çështje aq serioze saqë nuk mund të mbijetojë pa një sistem të tillë të qëndrueshëm.

Mësimdhënësit duhet të jenë në gjendje ta kuptojnë shkollën si një komunitet i të nxënit dhe si një komunitet ku të nxënit praktikohet. Një komunitet i të nxënit është i vetëdijshëm se bashkëpunimi jo vetëm që përmirëson performancën akademike, por edhe i ndihmon anëtarët e komunitetit të zhvillojnë vetëdije dhe vetëbesim. Bëhet fjalë për krijimin e një pjesëmarrjeje dinamike e kompetente përmes praktikës.

Dy elemente themelore

Sa i përket mësimdhënies, një komunitet i të nxënit varet nga dy elemente themelore: lidhja e mësimdhënies me të nxënit dhe krijimi i një kulture bashkëpunimi për këtë qëllim.

Lidhja e mësimdhënies me të nxënit

Le të marrim një shembull të zakonshëm: Një mësues e zhvillon një njësi mësimore më së miri që mundet. Disa nga nxënësit e kanë zotëruar atë njësi, disa kanë pyetje dhe të tjerët kanë nevojë për më shumë ndihmë dhe vëmendje. Këtu lindin dy nevoja të ndryshme: mësimdhënësi duhet të ndjekë kërkesat e kurrikulës dhe të kalojë në çështjen tjetër, ndërkohë që disa nga nxënësit kanë nevojë për më shumë kohë për ta kuptuar atë njësi mësimore. Nuk ka kohë të mjaftueshme për të dyjat. Një komunitet i të nxënit krijon një gamë më të gjerë të mundësive për të kapërcyer një dilemë të tillë duke pasur parasysh që të gjithë mësuesit kujdesen për nevojat individuale të çdo nxënësi veç e veç.

Pasi që ekziston e drejta në arsim, shkolla është e detyruar të ofrojë mundësi të barabarta të të nxënit dhe mësimdhënia e planifikuar duhet t’i ndihmojë të gjithë nxënësit për të arritur qëllimet e tyre të të nxënit. Prandaj, nuk mjafton për nxënësit që t’u ligjërohet, por duhet të sigurohemi që ata të nxënë. Pa marrë parasysh se sa e thjeshtë kjo tingëllon, është një zhvendosje e vështirë nga zakonet e mësimdhënies tradicionale. Kjo do të thotë se duhet të ketë një hulumtim të praktikave që mund të sigurojnë barazinë e mundësive të të nxënit, pa marrë parasysh se sa të ndryshme mund të jenë karakteristikat e mësuesve ose të nxënësve. Rezultatet e këtij hulumtimi duhet të studiohen për të dhënë tregues të përshtatshëm ku përshkruhen hapat e nevojshëm dhe vlerësimi i tyre.

Krijimi i kulturës së bashkëpunimit

For teachers to act as a learning community, they must be bound together by a Që mësuesit të veprojnë si një komunitet i të nxënit, ata duhet të jenë të lidhur së bashku nga një kulturë bashkëpunimi. Nëse çdo arritje e veçantë e nxënësit është një qëllim i përbashkët, atëherë çdo mësues mund të kontribuojë në të nga një perspektivë e ndryshme, ofruar qoftë nga lënda mësimore e ndryshme që e jep, ose nga metodat dhe strategjitë e ndryshme të mësimdhënies që ai/ajo përdor. Rrjedhimisht, bashkëpunimi i mësuesve nuk mund të kufizohet vetëm nga çështjet tradicionale në lidhje me programin, aktivitetet ose disiplinën e shkollës, por duhet të përqendrohet në kujdesin për nevojat e secilit nxënës. Kjo kërkon të punuarit së bashku, të diskutuarit dhe të analizuarit e praktikave të mësimdhënies dhe vendime të përbashkëta për të sjellë përmirësime në çështjet profesionale, shkencore, pedagogjike ose didaktike. Ky lloj bashkëpunimi kërkon dhe inkurajon zhvillimin e aftësive të bashkëpunimit që qytetarëve gjithashtu u duhen për pjesëmarrje demokratike, p.sh. “identifikimi dhe caktimi i qëllimeve të grupit” dhe “ndarja e njohurisë, përvojës ose ekspertizës relevante dhe të dobishme me grupin dhe bindja e anëtarëve të tjerë të grupit për ta bërë këtë”. Shihni (në anglisht) Kompetencat për Kulturë Demokratike, fq.49.