Lidhja e mësimeve me botën reale
Living Democracy » Principals » TË NXËNIT » Përgatitja » Lidhja e mësimeve me botën realeDrejtimi i një shkolle është detyrë kërkuese për një drejtor, duke kërkuar që ju të keni një ide të qartë për objektivat kyçe të institucionit tuaj. Ka mënyra të mira për të lidhur çështje të ndryshme dhe ka hapa të vegjël si copa të një enigme në një tablo të madhe. Të pasurit parasysh të kësaj tabloje të madhe, shpesh do t’ju ndihmojë të jeni të përgatitur për befasi, kryesisht të padëshiruara, para se ato të ndodhin.
“Pjesëmarrja demokratike për nxënësit duhet të kufizohet në këshillat e nxënësve dhe marrjen me aktivitetet në shkollë, por jo në klasë. Mësimet janë shumë të rëndësishme që nxënësit të ndërhyjnë në to”.
Kjo pikëpamje është e zakonshme në shkolla dhe njerëzit që argumentojnë në këtë mënyrë presin që nxënësit thjesht të vihen në rresht, duke iu bindur rregullave të shkollës dhe urdhrave nga stafi. Por nga ana tjetër, presim që nxënësit të përgatiten për rolin e tyre si qytetarë të rritur në një komunitet demokratik. A besojmë me të vërtetë se nxënësit disi vetë do të zhvillohen në qytetarë demokratikë, thjesht duke ndjekur shkollën disa vjet?
“A do të më duhet ndonjëherë kjo në jetën time, atje në botën reale? Pse më duhet?” Pyetjet si këto tregojnë hendekun midis kohës që nxënësit e kalojnë në klasë dhe jashtë klasës. Nxënësit nuk do të kënaqen me argumentin se një mësim është i dobishëm sepse ai është vendosur në kurrikulë nga ministria, ose sepse mësuesi thotë kështu, ose sepse i përgatit ata për teste. Përkundrazi, këto pyetje u kujtojnë mësuesve domethënien e didaktikës: Ata duhet të jenë në gjendje t’i shpjegojnë zgjedhjet e tyre të temave dhe rezultatet e të nxënit, duke pasur parasysh se diçka bëhet interesante nëse është e lidhur me jetën reale dhe me atë që nxënësit tashmë e dinë.
Nëse dëshironi ta diskutoni këtë temë me mësuesit tuaj, këto materiale do t’ju mbështesin:
Mësuesit mund të ndërmarrin hapa të vegjël nëse dëshirojnë t’iu përgjigjen nevojave të të nxënit të nxënësve, por duhet t’i ndërmarrin ata hapa: http://living-democracy.com/sq/textbooks/volume-1/part-2/unit-1/chapter-2/lesson-7/
Mësuesit që dëshirojnë të reflektojnë mbi zgjedhjet e tyre didaktike do të gjejnë mbështetje këtu:
http://living-democracy.com/sq/textbooks/volume-1/part-2/unit-2/
Qytetaria demokratike mund të mësohet në shkollë përmes përvojës dhe reflektimit. Edukimi për qytetarinë demokratike dhe të drejtat e njeriut (EQD/EDNJ), si një temë në klasë dhe si një qasje tërëshkollore, tregon shumë mënyra se si të lidhen temat mësimore me botën reale dhe veçanërisht me jetën në shkollë. EQD/EDNj sugjeron rrugë të ndryshme që i përshtaten stileve të ndryshme të mësimdhënies. Për mësuesit që preferojnë kurse të përqendruara në mësuesit, EQD/EDNJ ofron ushtrime për tema dhe shembuj që lidhen me përvojën e nxënësve. Mësuesit e interesuar në modelet e të nxënit në bashkëpunim dhe atyre të bazuara në detyra do të gjejnë materiale të bollshme në manualet e EQD/EDNJ (http://living-democracy.com/sq/teachers/).