Ditari i ushqimit ditor
Living Democracy » Principals » NUTRICIONI » Veprimi » Ditari i ushqimit ditorPlotësojeni këtë formular për së paku një ditë tipike të javës dhe një ditë fundjave
Koha Fillimi – mbarimi | Vakti apo zamra | Vendi | Ushqimi | Sasia | Pozita e trupit | Aktiviteti i ndërlidhur | Situata shoqërore | Disponimi | Niveli i urisë |
|
|||||||||
|
|||||||||
|
|||||||||
|
|||||||||
|
|||||||||
|
Të mësuarit për shprehitë tuaja të të ngrënit
Për të mësuar më shumë rreth shprehive tuaja të të ngrënit, duhet të mbani një ditar të paktën 2 ditë (një ditë jave dhe një ditë fundjave). Për të përcaktuar konsistencën e shprehive tuaja të ngrënies, mund të jetë e dobishme për ju të vlerësoni shprehitë tuaja për një javë të plotë. Më poshtë janë udhëzimet që ju nevojiten për t’i plotësuar këto forma të ditarit të ushqimit.
Koha e ngrënies
Për çdo vakt apo zamër, regjistroni kohën kur filloni të hani apo pini dhe kur mbaroni.
Vakti apo zamra
Shënoni nëse është një vakt apo zamër. Sigurohuni që të mbani mend se gjithçka që pini midis vakteve konsiderohet si zamër. Nëse është një vakt, shënoni nëse është mëngjes, drekë apo darkë.
Vendi i ngrënies
Regjistroni ku jeni kur hani atë vakt apo zamër, ose kur konsumoni atë pije. Nëse jeni në shtëpi, regjistroni dhomën e shtëpisë ku jeni, përndryshe, regjistroni nëse jeni në një restorant, makinë, zyrë, kafene, etj.
Lloji i ushqimit dhe sasia
Shënoni çfarë hani dhe sasinë e përafërt. Nëse hani në shtëpi dhe keni një peshore të vogël, do ta gjykoni të dobishme ta matni sasinë e ushqimit që hani në mënyrë që të bëheni më të vetëdijshëm për madhësinë e racionit. Nëse nuk e dini sasinë e saktë, do të duhet ta vlerësoni atë përafërsisht, duke mbajtur parasysh që shumica e njerëzve zakonisht e nënvlerësojnë këtë sasi.
Pozita e trupit
Pozita e trupit
Aktiviteti i ndërlidhur
Regjistroni se çfarë tjetër jeni duke bërë kur hani apo pini. Për shembull, duke përgatitur darkën, duke parë televizionin, duke lexuar, duke ngarë makinën, duke biseduar në telefon, duke punuar apo luajtur në kompjuter, etj.
Situata shoqërore
Shënoni nëse jeni vetëm, me ndonjë person tjetër, apo me një grup njerëzish, çdo herë që hani apo pini.
Disponimi
Regjistroni se si ndiheni para se të filloni të hani ose pini. A ishit i kënaqur? I gëzuar? I dëshpëruar? I zemëruar? I mërzitur? I lodhur? Me nxitim? I vetmuar? I tendosur? etj.
Niveli i urisë
Regjistroni sa të uritur jeni para se të filloni të hani ose pini. Vlerësoni nivelin e urisë tuaj në një vijë vlerash me 10 shkallë, duke filluar nga vlera 1, që do të tregonte se nuk keni qenë të uritur, deri te vlera 10, që do të tregonte se keni qenë shumë të uritur.
Vlerësimi i ditarit tuaj të ushqimit ditor
Duke vlerësuar me kujdes ditarin tuaj dyditor të ushqimit, do të bëheni më të ndërgjegjshëm për çfarë hani dhe pini, dhe sa hani dhe pini. Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të shihni modelet lidhur me kur dhe pse hani e pini.
Analiza e formave të ushqimit
Duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme, ju mund të jeni në gjendje të identifikoni disa nga këto modele:
- Sa ditë keni kapërcyer të paktën një vakt?
- Sa herë keni ngrënë kur nuk keni qenë vërtet të uritur?
- Sa herë keni ngrënë sepse keni qenë të mërzitur?
- Sa herë keni ngrënë sepse keni qenë të zemëruar dhe/ose në depresion?
- Sa herë keni grimcuar ushqime që e dini se nuk duhet t’i kishit ngrënë?
- Sa ditë keni pirë më shumë se një pije alkoolike? Sa ditë keni ngrënë të paktën një ëmbëlsirë?
- Sa herë njerëzit e tjerë e kanë shkaktuar të ngrënit të padëshiruar?
- Sa herë keni ngrënë një vakt dhe kur keni mbaruar, keni dashur të mos kishit ngrënë apo pirë kaq shumë?
Përshtatur nga Gjendja e shëndetshme fizike: Rruga drejt jetesës së shëndetshme, Robert Hockey