Shijoni secilën kafshatë! – Qasja pozitive ndaj të ngrënit
Living Democracy » Principals » NUTRICIONI » Ndërgjegjësimi » Shijoni secilën kafshatë! – Qasja pozitive ndaj të ngrënitKur ishte hera e fundit që vërtet shijuat një vakt? Ju me vetëdije adhuruat shijen e tij dhe ndjeheshit jo vetëm të ngopur, por të lumtur në të njëjtën kohë? Kur e keni ndier nevojën të mbyllni sytë për t’u përqendruar plotësisht dhe vlerësuar ndjesinë në qiellzën tuaj?
A jeni ndalur ndonjëherë për të pyetur veten nëse stili juaj i stërngarkuar i jetesës ju ka kthyer në një “nxitues”? Dikush, aq i zënë, sa vetëm nxiton të hajë diçka shpejt, duke mos e pasur mendjen dhe, më së shpeshti duke qëndruar në këmbë apo duke ecur? Apo një “ngushëllues” i cili i drejtohet ushqimit për rehati, lehtësim stresi, ose si shpërblim në vend se për ta plotësuar urinë?
A është sjellja juaj e të ngrënit me mend ose pa mend? A e përqendroni vëmendjen dhe vetëdijen tuaj këtu dhe tani për të shijuar një vakt me të gjitha shqisat tuaja? Apo, mos ndoshta ngrënia juaj është emocionale? Përdorimi i ushqimit për t’u ndier më mirë – të ngrënit për të kënaqur nevojat emocionale, më tepër se stomakun tuaj?
Çfarë bëjnë zakonet tuaja të ngrënies për mirëqenien tuaj fizike, mendore dhe sociale? Çfarë tregojnë ato për kulturën tuaj, traditat dhe historinë personale? Në çfarë mënyre sjelljet dhe praktikat e ngrënies të njerëzve në shkollën tuaj kontribuojnë në një mjedis të shëndetshëm shkollor? A përfshijnë kurrikulat shkollore për nutricionin, tema mbi kënaqësitë që lidhen me të ngrënit, që shkojnë përtej fakteve dhe shifrave nutricioniste? A e shqyrtojnë ato kuptimin e të ngrënit përtej funksionit parësor të ushqimit që është sigurimi i të gjitha elementeve ushqyese të nevojshme që trupi të mbijetojë, të rritet, e të kryejë funksione?
Ky material u krijua për të bërë pyetje të ngjashme që shërbejnë si pika fillestare për reflektim dhe diskutime.
Materiali gjithashtu mund ta zgjerojë perceptimin tuaj dhe ta çojë atë pak më tej se bazat e të ushqyerit dhe përmbajtja e teksteve shkollore, te arti i harruar i gastronomisë si e përkufizoi atë Lang (1983), ”arti i zgjedhjes, përgatitjes, shërbimit dhe shijimit të ushqimit ” që në fund të fundit është praktikuar me shekuj.
Lexim/faqe shtesë të mundshme, që mund të gjenden falas në internet:
- Lang, G.: 1983, Gastronomy In The New Encyclopedia Britannica, Macropaedia, Vol. 7 (Ency-clopedia Britannica Inc., Chicago), pp. 940–947.
- http://thecenterformindfuleating.org/
- http://www.helpguide.org/articles/diet-weight-loss/emotional-eating.htm