Mbështetni dhe inkurajoni! Zakonet e të ngrënit të nxënësve
Living Democracy » Principals » NUTRICIONI » Ndërgjegjësimi » Mbështetni dhe inkurajoni! Zakonet e të ngrënit të nxënësveÇfarë dimë për mënyrat e të ngrënit të fëmijëve dhe të rinjve në ditët e sotme? Sa përgjegjësi kemi për ta? Si kanë ndikuar ndryshimet në oraret e punëve konvencionale dhe rolet dhe jeta tradicionale ë familjes në shprehitë e ushqimit? Cili është roli i industrializimit dhe urbanizimit në modelet e të ngrënit? Sa të vetëdijshëm dhe të përgatitur jemi për t’u përballur me industrinë moderne të ushqimit dhe strategjitë e saj? Si merremi me një gjeneratë për të cilën ushqimi i shpejtë nuk është vetëm zgjedhja më e përshtatshme, lehtësisht e disponueshme e ushqimit, por llogaritet si një koeficient i statusit dhe në të njëjtën kohë një çështje shoqërore e menduar si e mirë? Si mund t’i përgjigjet një shkollë mjedisit obezogjen të jetës moderne?
Sjelljet e të ngrënit të fëmijëve dhe adoleshentëve ndikohen nga shumë faktorë. Ekspertët i ndajnë ato në tri kategori të gjera:
a. Personale (qëndrimet, besimet, preferencat e ushqimit, vetefikasiteti dhe ndryshimet biologjike)
b. Mjedisore (mjedisi i drejtpërdrejtë shoqëror, si familja, miqtë dhe rrjetet e bashkëmoshatarëve, dhe faktorë të tjerë si shkolla, dyqanet e ushqimit të shpejtë dhe normat shoqërore dhe kulturore)
c. Makrosistemet (disponueshmëria e ushqimit, sistemet e prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimit, masmediet dhe reklamimi).
Është e rëndësishme të përkrahni dhe inkurajoni shprehitë e të ngrënit të shëndetshëm dhe ushtrimeve te fëmijët pasiqë këto shprehi zakonisht zhvillohen herët dhe kanë prirje të vazhdojnë si të tilla gjatë gjithë jetës. Ndër modelet që mbizotërojnë janë raportuar këto në vijim:
1. Kapërcimi i vakteve, sidomos mëngjesit kryesisht për shkak të mungesës së kohës, dëshirës për të fjetur më gjatë në mëngjes, mungesës së oreksit dhe dietave.
2. Ngrënia e gjërave (grimcinave) midis vakteve shumë e zakonshme dhe pasi fëmijët dhe adoleshentët shpesh hanë gjëra të vogla që janë në dispozicion, sigurimi i ushqimeve të këtilla të shëndetshme ka një rëndësi të madhe.
3. Të ngrënit jashtë shtëpisë dhe ushqimi i paketuar. Në kohën moderne, oraret e ngarkuara, si dhe mënyra e jetesës dhe rolet e familjes kanë rezultuar në ngrënie të tepruar jashtë shtëpisë dhe marrje me vete të ushqimit të paketuar.
Si të ngrënit e gjërave të ndryshme jashtë vakteve, ashtu edhe të ngrënit jashtë shtëpisë, kanë rezultuar në:
– Konsumimin e pamjaftueshëm të fibrave, pemëve dhe perimeve të papërpunuara
– Konsumimin e lartë të yndyrave të përgjithshme, yndyrave të ngopura dhe sheqerit të shtuar
– Konsumimin e zvogëluar të qumështit (ushqimi me pak yndyrë zëvendësohet me shumë yndyrë)
– Konsumimin e rritur të pijeve joalkoolike dhe lëngjeve / pijeve pa përmbajtje agrumesh
4. Praktikat e dietave dhe sjelljet e kontrollit të peshës tek adoleshentët, veçanërisht vajzat
5. Lidhjet mes ushqimit dhe disponimit: Stresi dhe ngërçet emocionale mund të ndikojnë seriozisht në ekuilibrin e energjisë sidomos tek adoleshentët, duke rezultuar në konsumimin tejet të vogël ose tejet të madh të ushqimit.
Lexim/faqe shtesë të mundshme, që mund të gjenden falas në internet:
- http://www.euractiv.com/section/health-consumers/news/eu-teens-have-bad-dietary-habits/
- HEALTHY EATING FOR YOUNG PEOPLE IN EUROPE A school-based nutrition education guide
- Guidelines for Adolescent Nutrition Services, Edited by Jamie Stang, Ph.D., M.P.H., R.D. and Mary Story, Ph.D., R.D.