Prej burimit lokal në shkollën time!
Living Democracy » Principals » NUTRICIONI » Përgatitja » Prej burimit lokal në shkollën time!Sigurohuni që në shkollën tuaj janë në dispozicion prodhimet vendore, të stinës
“Hani ushqime lokale! Hani çfarë është në sezon! Hani ushqime organike!” Mesazhe të shumta na vijnë çdo ditë se çfarë duhet të hamë dhe ku ta blejmë. Këtu janë disa sugjerime se pse me të vërtetë ka kuptim që një shkollë ta promovojë ushqimin sezonal dhe vendor për mensa, kioska dhe t’i mbështesë nxënësit për ushqimin që marrin nga shtëpia.
1. Paratë
Kur është stina e frutave ose perimeve të caktuara, sasia në dispozicion i bën ato zakonisht më pak të kushtueshme. Ky është ligj themelor i ofertës dhe kërkesës, dhe kur të lashtat janë të stinës, mensa juaj ose prindërit do të kursejnë financiarisht duke blerë atë që po rritet tani.
2. Shija
Kur ushqimi nuk është i stinës në atë vend, ai ose rritet nëpër mjedise artificiale apo vjen nga vendet e tjera të botës, dhe të dyja ndikojnë në shije. Kur transportoni të lashtat, ato duhet të korren herët dhe të vendosen në frigorifer, në mënyrë që të mos prishen gjatë transportit. Ato nuk mund të piqen në mënyrë aq efektive sa do të ndodhte në mjedisin e tyre natyror, duke rezultuar me më pak se shije të plotë dhe humbje të elementeve ushqyese.
3. Llojshmëria
Shumë njerëz janë të befasuar kur zbulojnë se një llojshmëri e gjerë e të lashtave korren në vjeshtë (kungulli, molla, radhiqet, hudhra, rrushi, fiku, kërpudhat) dhe në dimër (agrumet, lakra jeshile, rrepani, rrepa, preshi) përveç produkteve që lehtësisht i lidhim me verën, si bizelet e ëmbla, misri, pjeshka, trangujt, domatet, kungulli i njomë dhe fasulja jeshile. Kjo sigurisht që ndryshon shumë nga njëri rajon gjeografik në tjetrin. Është e rëndësishme që ju, si drejtor i shkollës, të jeni të informuar mirë lidhur me këtë dhe të siguroheni që nxënësit (mbase si pjesë e mësimeve të biologjisë) së bashku me mësuesin e tyre, të bëjnë ca hulumtime dhe të krijojnë posterin mujor me frutat dhe perimet e muajit, me një krahasim të çmimeve.
4. Kufizimet
Për shkak të stinës së kufizuar për rritje në shumicën e rajoneve, është e pamundur të hahen prodhime me burim vendës që janë të stinës 100% të kohës. Atëherë pse të mos krijojmë një kopsht të bukur shkollor dhe të inkurajojmë në këtë mënyrë nxënësit dhe prindërit e tyre të krijojnë vetë më shumë kopshte? Derisa nuk mund të jetë gjithmonë e mundur të blihen produkte të stinës të rritura në vend, gjëja tjetër më e mirë është të blihen ato që janë të stinës diku tjetër, mundësisht jo shumë larg, në mënyrë që të minimizohet koha e transportit dhe çështjet tjera të dëmshme.