Pjesëmarrja – Lista e kontrollit: Si t’i sjellim të gjithë në projekt

Living Democracy » Principals » NUTRICIONI » Përgatitja » Pjesëmarrja – Lista e kontrollit: Si t’i sjellim të gjithë në projekt

Hapi 1: Rishikoni punën e pjesëmarrjes tashmë të bërë brenda organizatës tuaj.

  • A ka gjëra për t’u mësuar nga projektet e fundit?
  • A mund të përdorni metoda kreative për të ndihmuar në vlerësimin e punës së bërë në të kaluarën, si dhe pikëpamjet e pjesëmarrësve lidhur me një përvojë të rëndësishme?
  • Nëse shkolla juaj është e re në këto përpjekje për pjesëmarrje, atëherë filloni me diçka të vogël.
  • Bisedoni me njerëz nga organizata të tjera që kanë përvojë me të punuarit në këtë mënyrë.

Hapi 2: Merrni personat që ju nevojiten në ekip.

  • Bisedoni me menaxherët, stafin, prindërit dhe vullnetarët për ta marrë mbështetjen e tyre dhe pastaj diskutoni me nxënësit se çfarë ata do të donin të ndjekin në lidhje me projektet e pjesëmarrjes.
  • Mendoni të bëni aktivitete “të shijimit” për t’ju ndihmuar të gjithëve të krijojnë një ide se si duket. Mund të jetë e vështirë të deklarohet “Do të doja ta organizojmë një treg perimesh …” nëse nuk keni organizuar kurrë ndonjë gjë. Fëmijët dhe të rinjtë ndonjëherë thonë se ata nuk mund të bëjnë diçka ose “Unë nuk jam aspak i mirë në …”, por ndodh që ata nuk kanë pasur rastin ta provojnë. Ata mund të kenë nevojë për inkurajim për ta bërë këtë, dhe/ose të gjejnë partnerë bashkëpunimi.
  • Mendoni se mbi kë do të ndikojë projekti në mënyrë pozitive ose negative.

Hapi 3: Filloni t’i planifikoni aktivitetet ose sesionet provuese.

  • Organizoni takime për t’i përfshirë të gjithë në planifikim. Sigurohuni që do të merren shënime në lidhje me vendimet dhe detyrat.
  • Tregoni qartë se në çfarë do të përqendrohen lojtarët e ndryshëm kryesorë dhe cilat do të jenë rezultatet e punës së tyre. Sigurohuni që të gjithë e kanë të qartë edhe këtë.
  • Bëhuni praktik.
  • Konsideroni se si mund ta regjistroni progresin – mbase në një mur me grafite ose me fotografi, dhe rezervoni ca kohë në fund për ta rishikuar dhe vlerësuar punën me grupin.


Hapi 4: Rishikoni aktivitetin me të gjithë.

  • Çfarë kishte të mirë në të?
  • Çfarë do të bënin ata ndryshe herën tjetër?
  • A janë dakorduar për ndonjë mesazh të rëndësishëm?
  • Për kë janë menduar mesazhet?
  • Si mund të sigurohen që janë dëgjuar?
  • Çfarë ndodh më pas?

Hapi 5: Shqyrtoni se si të vazhdoni më tej punën.

  • A ka ndonjë mënyrë që kjo të mund të ndahet me të tjerët, me lejen dhe përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve?
  • Nëse fëmijët dhe të rinjtë menduan se ishte i suksesshëm, a do të donin të bënin më shumë projekte, dhe në çfarë do të donin të përqendrohen?