PJESËMARRJA

Living Democracy » Principals » PJESËMARRJA
DEMOCRACY

Drejtorët dhe stafi i tyre e dinë që institucionet dhe parimet e demokracisë përcaktohen me kushtetutën e tyre kombëtare dhe përfshihen në kurrikulat e tyre. Prandaj, ato nuk janë të negociushme. Fëmijët dhe adoleshentët duhet të kenë të drejtë të marrin pjesë në vendimmarrje që ndikon në shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin e tyre. Kjo e drejtë është mishëruar në nenin 12 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, e cila kërkon që pikëpamjet e fëmijëve dhe të rinjve të dëgjohen “në të gjitha çështjet që prekin fëmijën”.

Parimet themelore të demokracisë përfshijnë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e fëmijëve. Për të mbrojtur pakicat dhe të dobëtit e të lëndueshmit, për shembull fëmijët dhe të rinjtë, ekzistojnë kufij për atë që deri ku mund të vendosë shumica. Në një sistem demokratik, të gjitha ligjet dhe vendimet duhet të jenë në përputhje me të drejtat e njeriut dhe fëmijëve. Ky është një nga parimet më të rëndësishme që fëmijët dhe të rinjtë duhet t’i mësojnë në shkollë, si në teori ashtu edhe në praktikë. Prandaj, përveç plotësimit të kërkesave kurrikulare në edukimin për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, shkollat duhet të ofrojnë përvoja të përshtatshme të jetës reale për nxënësit e tyre në komunitetin shkollor.

Mirëpo, SI mund të bëhet kjo?

Objektivat e këtij materiali për drejtorët që për temë ka demokracinë dhe pjesëmarrjen në shkolla janë të ofrojnë ide për të promovuar pjesëmarrjen e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe komunitetit në procesin e planifikimit dhe vendimmarrjes së shkollave të tyre me sugjerime, hapa praktikë dhe modele të praktikës më të mirë për udhëheqje demokratike.

lexo më shumë
lexo më pak