Metodat – sondazhi i opinionit, informatat kthyese, vlerësimi
Living Democracy » Principals » PJESËMARRJA » Veprimi » Metodat – sondazhi i opinionit, informatat kthyese, vlerësimiA doni të mbledhni informata kthyese për një çështje specifike ose të bëni një vlerësim? A doni të mbledhni opinione ose informata më të hollësishme nga njerëzit? A doni të mundësoni pjesëmarrjen e grupeve më të mëdha të njerëzve dhe të përcaktoni përparësitë?
Pse të mos e hartoni një pyetësor dhe ta bëni një sondazh? Jini të qartë për llojin e informacionit që doni të merrni. Ju mund të gjeni shumë këshilla dhe shembuj në internet në lidhje me pyetjet që duhet t’i përfshini në një pyetësor për informata kthyese, vlerësim ose mbledhje të opinoneve, etj. Të tilla janë faqet zyrtare të arsimit të vendit tuaj, ueb faqet e mësuesve, etj. Ju gjithashtu mund t’i krijoni vetë pyetjet tuaja individuale. Përgjithësisht, pyetësorët pranohen më lehtë nëse hartohen së bashku me përfaqësuesit e njerëzve që do të pyeten.
Mund të përdorni disa lloje pyetjesh, si
- pyetje të hapura: njerëzit mund të përgjigjen me fjalët e tyre ose
- pyetje të mbyllura: njerëzit përzgjedhin nga përgjigjet e dhëna.
Mundohuni ta mbani pyetësorin sa më të shkurtër që të jetë e mundur (së shumti 4 faqe) dhe shprehni pyetjet qartë dhe në mënyrë specifike. Kini një ide të qartë për çfarë do të përdoren rezultatet e sondazhit.
Një studim në internet (online) ju lejon të analizoni rezultatet në mënyrën më efikase. Ju merrni automatikisht rezultatet posa njerëzit t’i kenë plotësuar pyetësorët. Format e Google (google drive) është një mjet falas në internet që mund ta përdorni (www.drive.google.com).Për përdorim, duhet vetëm ta hapni një llogari falas në Google, nëse akoma nuk keni një të tillë (https://accounts.google.com). u mund të gjeni disa video mësimore në internet (p.sh. në youtube kërkoni për: studime përmes formave të google, ose anglisht google forms survey) të cilat ju japin informacionin e nevojshëm për ta përdorur mjetin. Shikojini ato dhe provojeni vetë.
Këtu keni disa informacione themelore mbi format e Google që mund t’ju interesojnë:
- Ju mund të zgjedhni si t’i ftoni pjesëmarrësit e mundshëm të marrin pjesë në studim përmes:
a) dërgimit të e-mailit.
b) kopjimit dhe kalimit të një vegëze (link) dhe dërgimit të vegëzës te pjesëmarrësit. - Anonimati sigurohet edhe nëse njerëzit futen në llogarinë e tyre të Google. Organizatori i një sondazhi nuk e sheh se kush është përgjigjur. Kjo mund të tregohet lehtësisht në internet me një projektor dixhital.
- Ju mund t’i analizoni të dhënat me një klikim të shpejtë në një buton në ekran dhe t’i shtypni rezultatet (përfshirë grafikët).
- Ju keni shumë mundësi për pyetje (zgjedhje e shumëfishtë, vlerësim me shkallë, pyetje të hapura, etj.).
- Mund t’i eksportoni të dhënat në excel.