Reflektim mbi mundësitë e pjesëmarrjes

Living Democracy » Principals » PJESËMARRJA » Përgatitja » Reflektim mbi mundësitë e pjesëmarrjes
  Po Pjesërisht Jo Komente
NXËNËSIT: Në shkollën tonë…
… nxënësit janë të përfshirë në proceset e vendimmarrjes shkollore, p.sh. rregullat, programi, ngjarjet, infrastruktura, reforma, etj.
… janë të institucionalizuara organet përfaqësuese të nxënësve, p.sh. parlamenti i nxënësve, këshilli i nxënësve në nivel shkolle, këshilli i nxënësve në nivel klase, etj.
NXËNËSIT: Në orët mësimore … (Shënim: Nëse jeni mësues, ju lutemi referojuni përvojës suaj të mësimdhënies!)
…nxënësit mësojnë shprehimisht për demokracinë, p.sh. në EQD/EDNJ.
…nxënësit praktikojnë shprehimisht demokracinë.
…nxënësit janë në gjendje të ofrojnë informata kthyese.
…nxënësit janë në gjendje të zgjedhin kur t’i kryejnë cilat lloje detyrash..
…nxënësit janë në gjendje të zgjedhin ku të punojnë (hapësirën apo këndin në klasë).
…nxënësit janë në gjendje të zgjedhin me kë të punojnë.
… mësuesit u caktojnë nxënësve detyra që mund të zgjidhen në mënyra të ndryshme.
… mësuesit u caktojnë nxënësve detyra që lejojnë rezultate të ndryshme, si p.sh. zgjidhje.
…nxënësit janë të përfshirë në përcaktimin e rregullave.
…nxënësit informohen vazhdimisht për pikat e tyre të forta dhe të dobëta.
…mësuesit u ofrojnë mundësi nxënësve ta vlerësojnë veten
…nxënësit janë të informuar mirë se pse e marrin notën e caktuar.
PRINDËRIT
Prindërit rregullisht informohen për progresin e fëmijëve të tyre.
Prindërit rregullisht informohen për programet e shkollës.
Prindërve u kërkohet të ndihmojnë vullnetarisht.
Prindërve u tregohet se çfarë mund të bëjnë në shtëpi për ta përkrahur progresin e fëmijëve të tyre në shkollë.
Shkolla jonë i përfshin prindërit në vendimmarrjen shkollore, p.sh. rregullat, programet, ngjarjet, reformat, etj.
Në shkollën tonë janë të institucionalizuara organet përfaqësuese të prindërve si p.sh. këshilli i prindërve.