Mësuesit

Living Democracy » Mësuesit

Mësuesit janë faktorë të rëndësishëm për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut. Nxënësit, gjatë mësimdhënies, marrin njohuritë bazë për demokracinë dhe mënyrën e funksionimit të saj. Ata mësojnë përmes studimit, diskutimeve, por edhe përmes praktikës. Mësuesi ndikon edhe me modelin e tij të sjelljes. Mënyra si dëgjon, si i jep pushtet nxënësit, si sillet ndaj gabimeve të veta dhe të të tjerëve? Si e kthen klasën në një vend ku punohet së bashku për zgjidhjen e detyrave dhe problemeve? Në materialet që gjenden këtu, preken të gjitha këto çështje. Këtu ju do të gjeni edhe propozime për mësimdhënien, të mësuarit dhe për çështjet e qëndrimeve dhe sjelljeve.

Politika është procesi me anë të të cilit njerëzit vendosin të jetojnë së bashku, qoftë kjo jetesë në familje, qoftë në një shtet. Qeveria është sistemi i përdorur për të marrë vendime. Sistemet e qeverisjes janë të ndryshme – nga autokracia në demokraci. Në demokraci çdo individ ka të drejtën të thotë fjalën e tij dhe vendimet [...]

Identiteti ynë është mendimi që ne kemi për veten, për llojin e personit që me mendojmë se jemi. Mënyra si ne e shohim veten ndryshon në varësi të rrethanave. Për shembull, do të ishte e pazakontë që një i ri, të shfaqej tjetër njeri në shtëpi dhe tjetër në shkollë. Identiteti, pjesërisht, është çështje e zgjedhjes personale [...]

Rregullat ekzistojnë për të parandaluar grindjet, për të siguruar drejtësinë dhe për të ndihmuar vijueshmërinë normale të gjerave, në shtëpi, në shkollë ose në një lojë. Edhe ligjet luajnë të njëjtin rol për shoqërinë. Ato ekzistojnë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë tona dhe për të krijuar një shoqëri më të sigurt. [...]

Liria për të marrë dhe për të shpërndarë informacion dhe ide, pa ndërhyrje nga autoritetet publike, është një e drejtë e rëndësishme e njeriut. Kjo është e rëndësishme për demokracinë. Media i jep njerëzve mundësinë të informohen dhe të shkëmbejnë opinione për çfarë ndodh në botë dhe kjo është e rëndësishme [...]

Debatet për përparësitë, nevojat dhe interesat që konkurrojnë me njëra-tjetrën janë pjesë e jetës së çdo shoqërie. Disa shoqëri përpiqen t’i fshehin konflikte të këtij lloji, duke menduar se ato mund të minojnë harmoninë shoqërore. Në shoqëritë demokratike njerëzit nxiten të shprehin dhe të diskutojnë hapur ndryshimet që ekzistojnë [...]

Të drejtat e njeriut dhe liritë ekzistojnë që njerëzit të jetojnë të lumtur dhe të realizuar. Ato janë për të gjithë, pavarësisht prejardhjes ose pozicionit të tyre në shoqëri. Të drejtat dhe liritë “absolute” janë ato që askush nuk ka të drejtën t’ia marrë ndokujt, si për shembull, liria nga tortura. Të drejta të “Cilësuara” janë ato që mund të kufizohen për të mbrojtur [...]

Në çdo shoqëri janë të pranishme vlera dhe mënyra të ndryshme jetese. Në disa shoqëri nuk nxitet diversiteti – ato detyrojnë çdo njeri të ndjekë linjën “zyrtare”. Liria e njeriut për të zgjedhur mënyrën e tij të jetesës është një aspekt i rëndësishëm i të drejtave të njeriut. Shoqëria që respekton të drejtat e njeriut duhet të jetë pluraliste – të respektojë njëlloj të gjitha mënyrat e jetesës. [...]

Që të drejtat e njeriut dhe liritë të gëzohen nga të gjithë, nuk është e mjaftueshme që ato vetëm të jenë të shkruara në ligj. Ligji nuk mund të bëjë gjithçka vetë. Individët duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre. Njerëzit duhet të jenë të përgatitur për t’u ngritur për të drejtat e njerëzve të tjerë ashtu si për të tyret, dhe të heqin dorë nga disa prej të drejtave [...]

Qeniet njerëzore lindin me të njëjtat nevoja bazë dhe dëshira. Të gjithë dëshirojmë të jemi të sigurt, të respektuar dhe të na lejojnë t’i marrim vetë vendimet për veten tonë. Kjo është arsyeja përse të drejtat e njeriut dhe liritë kanë vlerë të njëjtë për të gjithë. Por, barazia nuk nënkupton gjithnjë që secili duhet trajtuar njëlloj. Por, barazia nuk nënkupton gjithnjë që secili duhet trajtuar njëlloj. [...]