1. Sfidat ndaj modelit tradicional të qytetarisë

Living Democracy » Textbooks » Edukimi për demokraci » Pjesa 1 – Të kuptojmë demokracinë dhe të drejtat e njeriut » Njësia 2 – Çelësi drejt një koncepti dinamik të qytetarisë 9 » 1. Sfidat ndaj modelit tradicional të qytetarisë

Që nga koha e Luftës së Ftohtë, disa procese modernizimi, të cilat kanë modeluar për një kohë të gjatëhistorinë tonë (shih tabelën poshtë) janë përshpejtuar dhe intensifikuar më tej, duke kaluar në një cilësi të re. Ngjarjet e përjetuara dhe ndryshimet që po ndodhin në Europë kanë sfiduar modelin tradicional të qytetarisë:

  • Globalizimi i tregtisë së lirë dhe ekonomitë konkurruese të tregut kanë sjellë në nivel më të lartë mirëqënie për shumë njerëz në shumë vende, por jo në të gjitha. Hendeku i shpërndarjes ndërmjet të pasurve dhe të varfërve është rritur, si brenda ashtu edhe ndërmjet shoqërive, duke kërcënuar kohezionin shoqëror dhe solidaritetin ndërmjet njerëzve.
  • Konkurrenca i çon ndërmarrjet në rritje tëvazhdueshme të prodhimit për të ulur shpenzimet. Kjo ka rritur procesin e pandërprerë të modernizimit, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë te produkti, teknologjia dhe te vendet e punës dhe, në mënyrë të  tërthortë, në gjithë mënyrën e jetesës. Xhozef Shumpeter (Joseph Schumpeter) e quante këtë proces të vazhdueshëm modernizimi “shkatërrim krijues”.10 Transformimi i të gjitha ekonomive në Europën  lindore  mund të vlerësohet si një shembull i goditur i një shkatërrimi të tillë.
  • Rritja ekonomike ka prodhuar mirëqënie në rritje, por edhe ka rritur konsumin e burimeve natyrore. Rritja e COe bën gjithnjë e më të vështirë dhe më të kushtueshëm parandalimin  ose përshtatjen ndaj ndryshimit klimatik.
  • Teknologjitë e reja të informacionit dhe komunikimit ofrojnë rrugë të reja për të rritur rendimentin, për të shkëmbyer, për të marrë informacion dhe për të ofruar zbavitjeetj. Ne jetojmë në një kulturë dhe letërsi mediatike dhe përdorimi i medias së re për të dërguar dhe për të marrë mesazhe vlerësohet si aftësi bazë, njëlloj si leximi dhe shkrimi. 
  • Popullsia, në shumë vende të botës, po plaket si rrjedhojë e rritjes ekonomike dhe e arritjeve të mjekësisë moderne, ndërkohë që numri i saj në të gjithë botën  po rritet. Të dyja problemet kanë sjellë probleme serioze për shekullin e 21.
  • Kombet kanë të drejtën e sovranitetit dhe të vetëvendosjes. Por koncepti i kombeve është, njëherazi, përfshirës dhe përjashtues. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë janë shfaqur forma të reja të identiteteve kolektive, të shtypura në të kaluarën.
  • Shoqëritë moderne janë tipike shekullore dhe pluraliste. Migrimi në Europë, veçanërisht në Bashkimin Europian ka ndihmuar në këtë drejtim. Shoqëritë pluraliste janë më dinamike dhe më prodhimtare, por edhe me kërkesa më të mëdha për kohezion shoqëror, për të integruar njerëzit me besime, vlera, interesa, prejardhje shoqërore dhe etnike të ndryshme.
  • Demokracia ofron mundësitë më të mira për të përballuar këto sfida, pasi çdo përpjekje për t‘i zgjidhur këto dhe të tjera probleme me anë të autoritetit nuk do të jetë në gjëndje të marrë parasysh të gjithë realitetin kompleks të shoqërisë, të ekonomisë, të mjedisit, të  zgjidhjes së konfliktit  në nivel kombëtar, e veçanërisht në atë global.  Nga ana tjetër, demokracia qëndron dhe bie në varësi të sigurimit të  pjesëmarrjes së barabartë. Sa më komplekse të jetë bota jonë dhe sfidat që përcaktojnë të ardhmen tonë, aq më e vështirëështë për “qytetarin e zakonshëm” të kuptojë dhe të marrë pjesë në  Mungesa e besimit në institucionet politike tradicionale, format e qeverisjes dhe udhëheqësit politike janë rrënjosur në ndjesinë e përjashtimit dhe tëshpërfilljes. Demokracia dhe të drejtat e njeriut janë projekte të përkohshme dhe mbijetesa e tyre varet nga shkalla e kalimit të trashëgimisë së tyre nëbrezin e ri.

Këtu, ne vetëm mund të skicojmë shkurtimisht këto linja zhvillimi. Ato janë produkte të njeriut dhe jo procese natyrore, të lidhur me njëri-tjetrin, me ndikim të ndërsjellë dhe përforcues te njëri-tjetri. Duke qenë të tillë, “produkte”,tek ata mund të ndikosh dhe t’i ndryshosh në drejtimin dhe në rezultatet e zhvillimit, por jo në kompleksitetin e tyre.

 

Modernizimi

Modernizimi është një kategori sociologjike që ka të  bëjë me proceset shumëanshme të  ndryshimit shoqëror. Në dy dhjetëvjetëshit e fundit ai është rritur në shpejtësi, gjerësi dhe kompleksitet, megjithatë, në këndvështrimin historik, burimet e tij përfshijnë Reformimin, shpikjen e shtypit, kohën e Rilindjes, revolucionet angleze, amerikane dhe franceze, revolucionin industrial. Modernizmi, në kuptimin e vërtetë të fjalës,  ka ndryshuar çdo aspekt të jetës njerëzore, duke përfshirë edhe mënyrën si ne punojnë dhe çfarë bëjmë, ku jetojmë dhe sa shpesh udhëtojmë, nivelin tonë dhe shpërndarjen e pasurisë, zhvillimin e të drejtave të njeriut, globalizimin, teknologjinë, vlerat dhe bindjet të cilave u përkushtohemi ose nga të cilat heqim dorë, si dhe mënyrën e pjesëmarrjes tonë në shoqëri dhe politikë.

 Modernizimi është në të njëjtën  kohë edhe një proces i dyanshëm, të cilin ne nuk mund ta shmangim. Ai është fati ynë, në të mirë e në të keq. Shkencëtarët dhe filozofët kanë pikëpamje, deri të kundërta, nëse modernizimi, në tërësi, duhet të vlerësohet si një bekim apo si një peshë. Ne e gjykojmë modernizimin si një sfidë, që bart në vetvete, njëherazi, rreziqe dhe mundësi. Sfidat duhen përballuar për të mbajtur në kontroll rreziqet.

Për shumë njerëz, në shumë shoqëri, modernizimi krijon mundësi dhe shanse për të gëzuar një nivel më të lartë mirëqënieje dhe lirie. Në anën tjetër, qytetarët dhe udhëheqësit e tyre duhet të përballen me kërkesa më të larta për të qenë gjithnjë vigjilentë ndaj rreziqeve në rritje që shoqërojnë proceset e modernizimit. 

Arsimi luan rol qendror në pajisjn e njerëzve me kompetencat e nevojshme për të arritur baraspeshën e duhur ndërmjet sukeseve dhe kërkesave në rritje

 Sfida të tilla kërkojnë edhe forma të reja qytetarie: qytetarët nuk duhet vetëm të informohen dhe të kuptojnëpërgjegjësitë e tyre si qytetarë, por edhe të jenë aktivë, të aftë dhe me vullnetin e duhur për të kontribuar në jetën e komunitetetit të tyre, të vendit dhe të botës së gjerë, në mënyra që shprehin individualitetin e tyre dhe ndihmojnë për të zgjidhur problemet.  Sfidat në rritje kërkojnë shoqëri të forta, me udhëheqës dhe qytetarë kompetentë, pra me arsimin e duhur.

 Arsimtarët janë optimistë. Ata besojnë se, përmes arsimit të duhur, si të rinjtë ashtu edhe të rriturit mund të pajisen me dijet dhe mjetet për të ndikuar në zhvillimin e komunitetit të tyre dhe të planetit. Qytetaria aktive, edukohet më mirë me anë të të mësuarit me në qendër nxënësin.

10. Schumpeter J. (1942, 2008), Kapitalizmi, Socializmi and Demokracia, Harper and Brothers, Neë York, p. 83.