3.4 Njëmodel i kompetencave të nxënësit nëEQD/EDNJ
Living Democracy » Textbooks » Edukimi për demokraci » Pjesa 1 – Të kuptojmë demokracinë dhe të drejtat e njeriut » Njësia 3 – Edukimi për demokraci dhe për të drejtat e njeriut » 3. Kompetencat nëEQD/EDNJ » 3.4 Njëmodel i kompetencave të nxënësit nëEQD/EDNJNe vlerësojmë zhvillimin e kompetencës së një nxënësi përmes vëshgimit të arritjeve të tij. Kompetencat janë të padukshme dhe ne mund të hyjmë tek to përmes modeleve që na ndihmojnë të përcaktojmë objektivat e të mësuarit dhe na udhëheqin në procesin e vlerësimit të arritjeve të të nxënit.
Në këtë botim të EQD/EDNJ ne kemi përshtatur modelin e mëposhtëm të kompetencave. Ai përputhet me parimet themelore të EQD/EDNJ – të mësuarit përmes, rreth dhe për demokraci dhe për të drejtat e njeriut.
Në kompetencat e nxënësit në fushën e EQD/EDNJ, bëjnë pjesë:
- Analiza dhe gjykimi politik
- Aftësitë (shih pjesën 3 të këtij vëllimi)
- Ndërmarrja e veprimeve dhe pjesëmarrja politike;
- Kompetencat personale dhe shoqërore.
3.4.1 Kompetenca e analizës dhe e gjykimit politik
Qytetaria demokratike kërkon nga qytetarët të kuptojnë çështjet në diskutim, të cilat kërkojnë qytetarë të mirinformuar dhe të aftë të analizojnë problemet dhe linjat e argumentit dhe konfliktit. Kjo përbën përmasën njohëse të zhvillimit të kompetencës (të mësuarit rreth çështjeve politike).
Pa këtë nivel të të kuptuarit, një qytetar do të ishte pre e lehtë e demagogjive, e lobistëve, e populistëve dhe nuk do të ishte në gjendje të identifikonte dhe të negocionte për interesat e tij individuale ose të grupit në të cilin bën pjesë. Ne varemi nga media, për një pjesë të madhe të informacioneve tona. Kjo kërkon nga ne të jemi të aftë ta përdorim këtë informacion në mënyrë kritike.
Ndërmarrja e veprimeve në fushën e politikës, si në çdo fushë të jetës, bëhet e mundur vetëm nëse e dimë çfarë kërkojmë të arrijmë. Ne duhet të jemi të aftë të përcaktojmë interesat dhe objektivat tona, të harmonizojmë nevojat dhe dëshirat, vlerat dhe përjegjësitë. Procesi politik është njëproces vendimmarrjeje për të zgjidhur problemet dhe konfliktet; Ne nuk mund të shmganim marrjen e vendimeve dhe ato nuk merren pa procesin paraprak të gjykimit.
Larmia, karakteri i ndërlikuar, dëndësia e problemeve të shoqërive të sotme priren të rëndojnë së tepërmi mbi aftësinë analitike dhe gjykimin e “qytetarit normal”. Personalizimi – besimi ose mobesimi ndaj drejtuesve politikë- është një ndër rrugët për ta thjeshtuar tablonë e ndërlikuar të botës dhe të problemeve të saj. Edukimi, jo vetëm në fushën e EQD/EDNJ, vlerësohet thelbësor për të aftësuar qytetarët tëjenë gjithmonë të informuar për vendimet që ndikojnë jetën e tyre.
3.4.2 Aftësitë
Nxënësit kanë nevojë për instrumente mendore – aftësi dhe teknika- për të marrë dhe për të përdorur informacion dhe për të formuar idetë e tyre në mënyrë të pavaruar dhe sistematike. Këto instrumente aftësojnë nxënësit:
- të marrin informacion nga media, nga përvoja e drejtpërdrejtë dhe nga kërkimet- teknikat e përdorimit të medies së shkruar dhe elektronike, intervistat, kërkimi, reflektimi etj.;
- të përzgjedhin dhe të studiojnë informacionin (të mësuarit konstruktivist) – teknikat e planifikimit, menaxhimi i kohës, leximi, të menduarit, mbajtja e shënimeve etj.;
- të përcaktojnë, të paraqesin, të ndajnë dhe të argumentojnë pikëpamje e tyre – teknikat e krijimit tëfletëve të punës, posterave, letrave, paraqitjes në Poëerpoint, leksionet, diskutimet, debati etj. (të mësuarit e përbashkët konstruktivist)
- të reflektojnë për rezultatet dhe proceset e të mësuarit dhe zbatimit.
Këto aftësi, në shkallë të madhe, janë të nevojshme jo vetëm për EQD/EDNJ, por dhe për shkollën në tërësi. Ato i përgatitin nxënësit për studime të përparuara akademike dhe për punë të kualifikuara. Trajnimet kroskurrikulare të këtyre aftësive, të cilat nuk lidhen domosdoshmërisht me një përmbajtje të caktuar, janë sa të nevojshme aq edhe të mundshme.
3.4.3 Ndërmarrja e veprimit
Trajnimi i aftësive të përgjithshme në fushën e EQD/EDNJ mbështet të mësuarit për demokraci dhe për të drejtat e njeriut. Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme. EQD/EDNJ e sheh shkollën si njëkomunitetnë të cilin nxënësit mësojnë si të marrin pjesë,praktikisht,në shoqëri dhe në politikë. Kompetencat që synohen të zhvillohen në shkollë përfshijnë:
- reflektimin për dëshirat dhe nevojat dhe qartësimin dhe nxitjen e interesave;
- votimin, marrjen pjesë në zgjedhje si votues dhe si kandidatë (përfaqësuesit e klasave);
- negocimin dhe vendimmarrjen;
- ndikimin në proceset e vendimmarrjes, përmes rritjes së vetëdijes, në grupet e interesit dhe në veprimin kolektiv;
ED/EDNJ në shkollë luan një rol vendimtar në sigurimin e shanseve të të mësuarit për nxënësit, për tëdhënë kontributin e tyre në komunitet. Megjithatë, vlerësimi real i arritjeve dhe i zhvillimit të kompetencave të mësimpërme nuk mund të bëhet i plotë brenda shkollës. Ai mundësohet përtej mureve të shkollës, në shoqëri dhe gjatë tërë jetës. Por, edhe në këtë kohë, është e vështirë, në mos e pamundur, të lidhësh rezultatet e të mësuarit me mundësitë dhe kushtet e shkollës.
3.4.4 Kompetencat personale dhe shoqërore
Koncepti i kompetencës merr më shumë peshë se duhet kur shtrihet në përmasën e vlerave dhe qëndrimeve. Nga ana tjetër, janë arritjet e nxënësve, mënyra si ata sillen ajo që ka rëndësi. Edhe prirja për t’u sjellë në një mënyrë të caktuar mund të konsiderohet si kompetencë. Përmasa e zhvillimit të kompetencës përputhet me të mësuarit përmes demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ajo përfshin:
- vetëdijen dhe vetëvlerësimin;
- empatinë;
- respektin e ndërsjellë;
- vlerësimin e nevojës për kompromis;
- përgjegjësinë;
- vlerësimin e të drejtave të njeriut si një grup vlerash të përbashkëta kolektive për të mbështetur paqen, drejtësinë dhe kohezionin shoqëror.