6.1 Përse kemi nevojë për koncepte themelore në EQD/EDNJ ?

Living Democracy » Textbooks » Edukimi për demokraci » Pjesa 1 – Të kuptojmë demokracinë dhe të drejtat e njeriut » Njësia 3 – Edukimi për demokraci dhe për të drejtat e njeriut » 6. Konceptet themelore në EQD/EDNJ » 6.1 Përse kemi nevojë për koncepte themelore në EQD/EDNJ ?

EQD/EDNJështë një proces i të mësuarit konstruktivist.17 Nxënësi krijon ose ndërton kuptimin duke lidhur konceptet konkrete dhe abstrakte. Të menduarit abstrakt bazohet në koncepte. Ne mund të shkëmbejmë ide, të diskutojmë, të debatojmë e të gjykojmë vetëm nëse përdorim koncepte për  përmbajtjen e të cilave ndajmë të njëjtin kuptim.

 Për këtë arsye, konceptet janë të domosdoshme, si për të mësuarit konstruktivist, ashtu dhe për vendimmarrjet politike. Cilat janë konceptet që duhet të zgjedhim? Ne jetojmë në një shoqëri pluraliste. Kjo do të thotë që individët dhe grupet mbështetin interesa dhe vlera të ndryshme. Për më tepër, edhe filozofia dhe shkencat sociale përdorin metoda të ndryshme, deri edhe të kundërta me njëra-tjetrën. Për këtë arsye, është e pamundur që të përzgjedhësh një grup konceptesh kryesore vetëm nga një burim. Në tëmësuarit konstruktivist, zhvillimi i kompetencave e bën përdorimin e  koncepteve të domosdoshëm  dhe, për këtë arsye, edukimi për qytetari është ende në kërkim të modeleve konceptuale. Modeli i ofruar në këtë botim është njëri prej tyre.

Ne kemi zgjedhur grupin prej nëntë konceptesh, sepse ata përfshijnë si përvojat e nxënësve në një shoqëri në miniaturë, ashtu edhe komunitetin politik si një të tërë:

  • identiteti;
  • diversiteti dhe pluralizmi;
  • përgjegjësia;
  • konflikti;
  • rregullat dhe ligji;
  • qeverisja dhe politikat;
  • barazia;
  • liria;
  • media

Konceptet themelore krijojnë një kurrikul që zhvillohet  në formë spirale, ndërkohë që volumet e zhvendosin fokusin nga komuniteti i shkollës (niveli fillor, vëllimi II)  te komuniteti politik (niveli i arsimit të mesëm, vëllimi IV), me vëllimin III që i përfshin të dyja aspektet (shih pjesa I, Njësia 4 në këtë vëllim). Konceptet “demokraci” dhe “të drejtat e njeriut”, si konceptet themelore të EQD/EDNJ, përshkojnë të nëntë konceptet e renditura më sipër e që trajtohen në njësi të veçanta të këtij vëllimi. Të gjithë konceptet kryesorë mund dhe duhet të lidhen me koncepte dhe kategori të tjera, në varësi tëmoshës së nxënësit dhe lëndës. Të tre vëllimet përfshijnë nëntë njësi model, të përbërë nga katër mësime secili, të cilët trajtojnë të njëjtin grup konceptesh themelore. Në këto vëllime, tregohen mënyra të ndryshme të përshtatjes së të njëjtit koncept me nivelin e të kuptuarit të nxënësit dhe të moshës së tij. Këto vëllime, në koherencë vertikale, ndërtohen në bazë të procesit të të mësuarit konstruktivist dhe, kur është e mundur, mbështeteten nga një koncept i veçantë. Në të njëjtën kohë, konceptet themelore ndërlidhen edhe në plan horizontal, në formën e një rrjete. Një tregues i përgjithëm i lidhjeve të mundshme të koncepteve ka të bëjë me lidhet me dimensionin politik  të cilit ato i referohen.18

 

17. Shih Njësia 3 për të mësuarit konstruktivist në  Pjesën 1 të këtij vëllimi..
18. Për më shumë informacion për tri dimensionet kryesore të politikës, shih Fletë pune në këtë vëllim. (si mund të trajtoj politikat në orën e EQD/EDNJ?).