6.2 Thelbi i koncepteve themelore
Living Democracy » Textbooks » Edukimi për demokraci » Pjesa 1 – Të kuptojmë demokracinë dhe të drejtat e njeriut » Njësia 3 – Edukimi për demokraci dhe për të drejtat e njeriut » 6. Konceptet themelore në EQD/EDNJ » 6.2 Thelbi i koncepteve themeloreKjo pjesë përshkruan shkurtimisht thelbin e nëntë koncepteve kryesore në këtë botim në fushën e EQD/EDNJ, dhe trajtonrëndësinë e tyre për këtë edukim në nivelin e shkollës dhe të komunitetit politik.
6.2.1 Identiteti
Të drejtat e njeriut, si të drejta natyrore, përqendrohen tek individi. Të gjitha qëniet njerëzore janë të pajisura me dinjitetin njerëzor dhe metë drejtën për të jetuar në liri dhe për t’i gëzuar të drejtat të lirë nga diskriminimet. Shteti duhet t’i shërbejë individit dhe jo e kundërta. Liria personale i jep individit të drejtën për të zhvilluar lirisht personalitetin e tij, duke përfshirë këtu edhe zgjedhjet për gjërat kryesore të jetës si vlerat, partnerët, profesionet, fëmijët etj. Në shoqëritë moderne, kjo liri është një sfidë, ashtu sikurse është e tillë edhe dobësimi i lidhjeve dhe i traditave (familja, feja etj.). Kjo kërkon nga njeriu të bëjë zgjedhje të rëndësishme, të cilat ndikojnë tek njera-tjetra në mënyrë të ndërsjellë, duke modeluar identitetet tona. Kjo kërkon që ne të marrim përsipër përgjegjësi për zgjedhjet që bëjmë. Që në shkollë, nxënësit shkëmbejnë me njëri-tjetrin përvojat e tyre dhe punojnë së bashku për zgjedhjet që të gjithë duhet të bëjnë në jetë, si në fushën e arsimimit, ashtu edhe në atë të karrierës. Koncepti i identitetit lidhet ngushtë me diversitetin dhe pluralizmin, lirinë, barazinë dhe përgjegjësinë.
6.2.2 Diversiteti dhe pluralizmi
Shoqëritë moderne janë shoqëri pluraliste. Individët, duke ushtruar të drejtat njerëzore të lirisë, do të prodhojnë pluralizëm – një larmi identitetesh të veçanta me zgjedhje të ndryshme jetësore, përparësish dhe interesash, të kufizuara ose të mbështetura, sipas rastit, nga burime materiale – të ardhura ose pronë. Diversiteti përfshin larminë e bazuar në gjini, origjinë etnike, klasë, moshë, rajon, besim fetar dhe vlera. Shoqëritë pluraliste vendosin përpara njeriut një sfidë të tillë: Cilat janë vlerat që mund të pranojnë anëtarët e një shoqërie? Stabiliteti i komuniteteve që bazohen në të drejtat e njeriut varet nga kushtet që mund të sigurojë një shoqëri demokratike (dilema ndërmjet lirisë dhe stabilitetit). Kjo vlen edhe për shkollat, ku nxënësit duhet të mësojnë të kuptojnëdhe tëtrajtojnë diversitetin dhe pluralizmin si një sfidë – Ky stabilitet duhet të arrihet dhe kjo kërkon trajtimin e harmonizuar të problemeve dhe risqeve me shanset.
Koncepti i deversitetit dhe i pluralizmit lidhet ngushtë me qeverisjen dhe politikën, lirinë, konfliktin dhe përgjegjësinë.
6.2.3 Përgjegjësia
Liria duhet të gëzohet nga të gjithë dhe, për këtë arsye, të gjithë duhet të pranojnë edhe kufizimet e saj. Kjo fillon, për shembull, me respektimin e kohës së njëjtë të ligjërimit dhe vëmendjen që duhet t’i kushtohet çdo nxënësi në klasë. Në shoqëritë që bazohen në tregtinë dhe konkurencën e lirë, shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave dhe e mirëqënies të çon në shpërndarje të pabarabartë tëshanseve për të ushtruar lirinë. Në demokraci, parimi i sundimit të shumicës duhet të baraspeshohet me mbrojtjen e interesit të pakicave, me qëllim që të sigurohet kohezioni shoqëror.
Të vendosësh baraspeshën ndërmjet lirisë dhe barazisë në shoqëri nuk është e lehtë, madje është shumë e vështirë. Një mënyrë për t’i harmonizuar ato është përmes përgjegjësisë personale, tjetra është përmes vendimmarrjeve politike detyruese. Të dyja mënyrat janë të domosdoshme dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Ligjet nuk mund të kujdesen për çdo rastësi të jetës së përditshme dhe nuk do të ishte as e mundëshme dhe as e dëshirueshme që jetët tona të mbikëqyreshin dhe të kontrolloheshin nga shteti. Një komunitet i bazuar në të drejtat e njeriut mbështetet në vullnetin dhe aftësinë për të marrë përsipër përgjegjësinë për sjelljet tona dhe nevojat e të tjerëve.
Përgjegjësia lidhet ngushtë me lirinë, barazinë, identitetin, rregullat, ligjet dhe konfliktet.
6.2.4 Konflikti
Larmia e opinioneve, konkurrenca e nevojave, interesave dhe konflikeve janë pjesë e jetës njerëzore dhe veçanërisht e shoqërive pluraliste. Shumë njerëz e konsiderojnë konfliktin të dëmshëm, që pengon harmoninë dhe, për këtë arsye, duhet të shmanget. Megjithatë, konflikti, në vetvete, nuk është i dëmshëm. Të tilla janë disa nga mënyrat me të cilat ai trajtohet dhe zgjidhet. Në EQD/EDNJ nxënësit duhet të mësojnë që, në kuadrin e rregullave procedurale, të mbështetura nga një kulturë politike e respektit të ndërsjellë, ekziston hapësirë e mjaftueshme për kundërshtime dhe argumente. Individët dhe grupet mundet dhe në të vërtetë, duhet të shprehin interesat e tyre për të siguruar që ato do të merren parasysh. Në diskutimet dhe negociatat, të gjitha palët duhet të jenë të përgatitura për negociata e kompromise. Pa qëndrimet dialektike dhe konstruktive ndaj interesave vetjake asnjë kompromis nuk do të ishte i mundshëm.
Në parim, çdo konflikt në lidhje me shpërndarjen e burimeve që mund të kthehet në një shumë ose numër konkret, mund të zgjidhet me anë të një kompromisi. Nga ana tjetër, konfliktet që lidhen me ideologjinë, vlerat ose origjinën etnike, është vështirë të zgjidhen me kompromis. Kultura e zgjidhjes paqësore të konfliktit, e bazuar në respektin e ndërsjellëështë e domosdoshme për qytetarinë demokratike. Konfliktet krijohen në shkollë si në çdo vend tjetër pune ose komuniteti, duke u dhënë nxënësve mundësinë të mësojnë t’i pranojnë ata pa frikë dhe t’i zgjidhin në rrugë paqësore.
Konflikti lidhet ngushtë me diversitetin dhe pluralzmin, qeverisjen dhe politikën, rregullat, ligjet dhe përgjegjësinë.
6.2.5 Rregullat dhe ligjet
Ligjet sigurojnë kuadrin institucional për komunitetet demokratike që bazohen në të drejtat e njeriut. Në parim, nga të gjithë pritet zbatimi i ligjit, sepse ai është miratuar me shumicë votash. Zakonisht, kjo nënkupton votën parlamentare, e cila i takon shumicës në zgjedhjet e përgjithshme, por mund të jetë edhe rezultat i një referendumi. Ligjet janë bërë për të pasqyruar dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe shoqërohen me një sërë procedurash për zgjidhjen e konflikteve dhe për proceset e vendimmarrjeve politike. Rregullat shërbejnë për të njëjtat qëllime, por ato krijohen nga organizma të tjerë dhe mund të jenë të shkruara ose të pashkruara.
Nga ne pritet të zbatojmë ligjin. Por çfarë ndodh nëse ne mendojmë që ligji është i padrejtë? Ekzistojnë shumë raste të reformave sociale dhe ligjore që kanë pasur si shkëndijë mosbindjen civile: qytetarët, me vullnetin e tyre të lirë, nuk i binden ligjit për të cilin mendojnë se është i padrejtë ose përbën shkelje e të drejtave të njeriut, dhe kërkojnë përmirësim të tij.
Nxënësit duhet të kuptojnë dhe të vlerësojmë dialektikën ndërmjet lirive, mbrojtjes së tyre dhe kufizimeve përmes kuadrit ligjor. Nëse mungon kuadri ligjor, liria do të kthehej në anarki, e kjo e fundit në dhunë. Në të mësuarit në bazë detyre, nxënësit e zbatojnë këtë parim në shkollë. Vendosja e detyrave, e kohës dhe rregullave për këtë lloj të mësuari nuk e pengon krijueshmërinë e nxënësve por, në të kundërtën, i fut ata në hapësirën e madhe të lirisë dhe të krijimit. Nxënësit mund të marrin pjesë edhe në reformimin e ligjeve të shkollës që nuk pasqyrojnë vlerat demokratike ose ato të të drejtave të njeriut.
Rregullat dhe ligjet lidhen ngushtë me konfliktet, lirinë dhe barazinë
6.2.6 Qeverisja dhe politika
NëEQD/EDNJ, konceptet kryesore të politikës fokusohen në aspektet e politikës si një proces i zgjidhjes së konflikteve dhe problemeve. Qeverisja lidhet me aspektet institucionale të politikës, domethënë me vendimmarrjen politike në kuadrin e institucional. Qeverisja demokratike e shkollës u jep nxënësve mundësinë të mësojnë si të ndikojnë dhe si të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse që menaxhojnë një komunitet dhe përcaktojnë objektivat e tij. Modeli i ciklit politik mund të zbatohet në proceset e vendimmarrjes, si në nivelin e komunitetit të shkollës ashtu edhe në atë të komunitetit politik si një i tërë(niveli koombëtar ose rajonal). Media luan rol vendimtar në kontrollin e vendimmarrësve në fushën politikës dhe të përcaktimit të programeve politike. Ky model zbatohet edhe në shkollë, siç e dëshmojnë njësitë mësimore për medien në vëllimet 2-5.
Si një çift konceptesh, qeverisja dhe politikat kanë të bëjnë me mjediset e ndryshme të vendimmarrjeve politike. Qeverisja vë theksin në dimensionin institucional dhe hierarkinë, kurse politika përfshin dimensionin informal – dimension më i gjerë por, pa ose me më pak rregulla. Ana informale, plotësuese e politikës është e rëndësishme për vetë efektshmërinë e sistemi institucional. Si në shkollë ashtu edhe në politikë, institucionet nuk mund të merren me të gjitha problemet dhe çështjet. Për këtë arsye, ato varen nga qytetarët, prej të cilëve kërkohet të zgjidhin vetë mosmarrëveshjet dhe konfliktet ndërpersonale.
Qeverisja dhe politika lidhen ngushtë me konfliktin, regullat dhe ligjet, përgjegjësinë dhe medien.
6.2.7 Barazia dhe liria
Këto koncepte themelorë, këtu, trajtohen së bashku për dy arsye:
Së pari, dinjiteti njerëzor përbën vlerën qendrore të të drejtave të njeriut. Këto dy parime bazë të drejtësisë që përbëjnë thelbin e dinjitetit njerëzor nga pikëpamja ligjore janë barazia (mosdiskriminimi) dhe liria (që përjetohet përmes të drejtave civile dhe politike). Dinjiteti i një përsoni kërcënohet nga diskriminimi dhe burgosja. Dy gjeneratat e para të të drejtave të njeriut fokusohen në të drejtat e lirisë dhe të barazisë së shpërndarjes dhe shanseve.
Së dyti, ndërmjet lirisë dhe barazisë ekzisojnë kundërshti. Për shembull, liria e shprehjes nënkupton që një nxënësi duhet t’i jepet mundësia të shprehë opinionin e tij në klasë, ashtu si ai e mendon atë. Nga ana tjetër, barazia e shanseve për të gjithë nxënësit kërkon që koha që i takon secilit për t’u shprehur të jetë e barabartë, për shembull, një ose dy minuta. Kjo do të thotë që liria individuale e shprehjes duhet të kufizohet, madje rreptësisht, për t’i garantuar çdo nxënësi shansin të marrë pjesë në debat. Shkalla në të cilën një nxënës i veçantë e “vuan” këtë kufizim varet nga aftësia e tij për të paraqitur shkurt dhe qartë pikëpamjen e tij. Për këtë arsye, në fushën e EQD/EDNJ, nxënësit duhet të zhvillojnë kompetencën për të vendosur një raport të drejtë e të barazpeshuar ndërmjet lirisë së shprehjes dhe barazisë së shanseve. Këto kompetenca përfshijnë aftësitë gjuhësore, të kuptuarit e çështjeve në diskutim dhe vlerësimin e rregullave që garantojnë barazpeshën ndërmjet lirisë dhe barazisë.
Nxënësit duhet të mësojnë të ushtrojnë të drejtat e lirisë, për shembull, lirinë e mendimit, të shprehjes dhe të informimit. Ata duhet të mësojnë të sfidojnë diskriminimin, si në emrin e tyre ashtu edhe në emër të të tjerëve. Mësuesit duhet të jenë të vetëdijshëm për kushtet dhe shanset e pabarabarta të të mësuarit të rrënjosura në diferencat, për shembull, në të ardhura dhe në nivelin e arsimimit të prindërve, ose në prejardhjen dhe origjinën e tyre kulturore dhe etnike. Shkolla dhe shoqëria nuk mund të arrijnë shpërndarjen e barabartë, por ato mund të garantojnë kushte fillestare të barabarta për të gjithë nxënësit. Në shkollë, kjo kërkon nga mësuesit të marrin parasysh nevojat e veçanta të të mësuarit të çdo nxënësi. Barazi do të thotë të mos trajtosh çdo individ në të njëjtën mënyrë, por në mënyrën që i shërben nevojave individuale të secilit. Kjo nënkupton atë që mësimdhënia përmes të drejtave të njeriut përmbledh në praktikë.
Ashtu si në demokraci, liria dhe barazia lidhen ngushtë me të gjithë konceptet. Asnjë aspekt i EQD nuk mund të kuptohet i shkëputur nga trajtimi i çështjeve që lidhen me lirinë dhe barazinë, të cilat përbëjnë thelbin e dinjitetit njerëzor dhe, njëherazi, edhe kundërshtitë ndërmjet tyre.
6.2.9 Media
Ky koncept lidhet me faktin që në shoqërinë moderne ne jetojmë në një kulturë mediatike. Media është e domosdoshme në ushtrimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë lirinë e shprehjes, shkëmbimin e informacionit, të drejtën për informim dhe sigurimin e saj, pjesëmarrjen politike, kontrollin ndaj qeverisjes dhe procesit të vendimmarrjes politike dhe programit politik. Sa më komplekse bëhen shoqëritë tona dhe strukturat e ndërvarësisë globale, sa më shumë të kemi nevojë për mbështetje dhe drejtim për të kuptuar sfidat dhe çështjet e të sotmes dhe të ardhmes, aq më shumë ne mbështetemi te media. Media vendos para nesh shumë sfida, duke hapur para nesh shanse dhe mjete komunikimi dhe pjesëmarrjeje, por edhe për manipulim dhe krim
Media është një ndërmarrje tregtare dhe “tregimi dhe shitja” priret të jetë e tillë. Media transformon informacionin që transmeton. Nxënësit duhet të fitojnë kompetencën të përdorin mjetet e medias ( si të ndërtojnë një mesazh) dhe tëanalizojnë e kuptojnë mesazhet e transmetuara prej saj. Media luan rol të rëndësishëm edhe në komunitetin e shkollës. Nxënësi mund të jenë më të vetëdijshëm për faktin që media bën pjesë në jetën e tyre, se sa brezi i prindërve të tyre. Për këtë arsye, ka të rinj që kanë më shumë përvojë se prindrit dhe mësuesit e tyre në përdorimin e medias. Në EQD/EDNJ, kompetenca që lidhet me medien është kyç për pjesëmarrjen dhe zhvillimin e kompetencave në shumë fusha të tjera.
Koncepti i medias lidhet ngushtë me qeversijen dhe politikën, identitetin, lirinë dhe përgjegjësinë.