7.3 Detyrat–Mjetet që mësuesi përdor për të mbështetur të mësuarit aktiv

Living Democracy » Textbooks » Edukimi për demokraci » Pjesa 1 – Të kuptojmë demokracinë dhe të drejtat e njeriut » Njësia 3 – Edukimi për demokraci dhe për të drejtat e njeriut » 7. Metoda bart mesazhin: të mësuarit e bazuar te detyra nëEQD/EDNJ » 7.3 Detyrat–Mjetet që mësuesi përdor për të mbështetur të mësuarit aktiv

Në këndvështrimin e mësuesit,  detyrat e përgatitura me kujdes   janë mjetet kryesore për të mbështetur proceset aktive të të mësuarit. Në skicimin ose në përshtatjen e detyrave të të nxënit, mësuesi merr parasysh të gjitha aspektet kryesore të mësimdhënies dhe tëmësuarit: struktura e përmbajtjes dhe e objektivave të të mësuarit, nivelet fillestare të arritjes së nxënësve, të kuptuarit  dhe aftësitë, shanset e tëmësuarit, media dhe atmosfera e punës në klasë. 

EQD/EDNJ, në thelb, organizohet si  mësim me bazë detyre.  Vëllimet II – VI përmbajnë shumë demostrime dhe përshkrime të të mësuarit me bazë detyre, të integruar në katër mësime rradhazi, për të lejuar planifikim më realist të saj. Të mësuarit me bazë detyre ndahet në tre kategori bazë: simulimi i realitetit, eksplorimi i realitetit dhe prodhimi. Tabela e mëposhtme përmban shembuj për këto kategori.

Të mësuarit në bazë detyre
Simulatimi i realitetit në klasë Eksplorimi dhe ndërmarrja e veprimeve në situatat e jetës reale Produkti
Lojë me role
Lojëra për vendimmarrje
Statujat që luajnë
Konferenca
Biseda televizive
Debate
Seanca dëgjimore
Panel
Intervistë me njëekspert
Intervistë në rrugë
Pyetësor dhe kërkim
Profesion
Kërkim pune
Studim raste
Të marësh pjesë në qeverinë e shkollës
Të marrësh pjesë në planifikimin e mësimit
Prezantim
Fletë pune
Poster
Qarkore
Gazetë muri
Video ose pjesëz muzikore
Internet site Prezantim
Raport: të rejat e javës
Ekspozitë
Portfofol
Aftësitë e trajnimit