8. Shkollim i bazuar në të drejtat e njeriut20
Living Democracy » Textbooks » Edukimi për demokraci » Pjesa 1 – Të kuptojmë demokracinë dhe të drejtat e njeriut » Njësia 3 – Edukimi për demokraci dhe për të drejtat e njeriut » 8. Shkollim i bazuar në të drejtat e njeriut20Edukimi i të drejtave të njeriut, që përqendrohet kryesisht në mësimdhënien dhe të mësuarit, mund të shihet edhe si pjesë e metodës së shkollimit të bazuar në të drejtat e njeriut. Një metodë e tillë vë theksin në kulturën, politikat dhe praktikat e përgjithshme të shkollës, të para në këndvështrimin e vlerave të të drejtave të njeriut.
Konventa e të drejtave të fëmijës përmend arsimin në dy nene. Neni 28 përcakton arsimin si e drejtë dhe neni 29 komenton që arsimi duhet të ndihmojëfëmijën në zhvillimin e plotë të personalitetit, talentit dhe të aftësive të tij mendore dhe fizike. Sipas Konventës së fëmijës, një qëllim tjetër i shkollës është kuptimi dhe zhvillimi i të drejtave të njeriut dhe i lirive themelore. Ajo që ne dimëështë fakti që: për të kuptuar si duhet dhe për të zhvilluar të drejtat e njeriut ne duhet t’i jetojmë ato në marrëdhënie me të tjerët.
Vlerat themelore të “dinjitetit, respektit dhe përgjegjësisë” duhet të jenë forca shtytëse e shkollës. Kjo do të thotë që, shkolla jo vetëm duhet të njohë nxënësit me vlerat e të drejtave të njeriut dhe me përmbajtjen e tyre në klasë, por ajo duhet të shkojë më tej. Kuadri i të drejtave të njeriut duhet të krijojë një shkollë me në qendër nxënësin, në të cilën këto vlera qëndrojnënë themel të mënyrës se si nxënësit mësojnë, si trajtohen nga mësuesit dhe si trajtojnë njeri-tjetrin dhe si ata do të fitojnë vendin që u takon në botën e sotme, duke qenë bartës edhe të misionit të nxitësit dhe çuarjes më tej të drejtësisë shoqërore, një rend i lartë, pa dyshim, por një rend që ka vendosur të drejtat e njeriut në ballë dhe në qendër të shkollës.
Mësuesit mund të sjellin të drejtat e njeriut në klasë përmes shembujve, pyetjeve dhe diskutimeve të gjalla, mendimit kritik dhe reflektimit, punës së bazuar në projekte dhe në vizita edukative në terren. Mësuesit sfidohen jo vetëm në fushën e të mësuarit të përmbajtjes së të drejtave të njeriut, por edhe si ta paraqesin atë, në mënyrë që të ketë kuptim për nxënësit dhe t’i shërbejë aftësimit të tyre. Një ndër sfidat më të rëndësishme për mësuesit është jo vetëm të lehtësojnë të kuptuarit e të drejtave të njeriut, por t’ibëjnë nxënësit të bien në dashuri me idenë e tyre.
Metoda e shkollimit që bazohet në të drejtat e njeriut qëndron në dëshirën e saj për të përfshirë tiparet e mëposhtme, të cilat mund të veçohen si qendrore ndër metodat në bazë shkolle të edukimit të të drejtave të njeriut në përgjithësi. Këto tipare janë pjesë e një dokumenti të zhvilluar nga UNICEF.21 Kjo metodë:
- Pranon të drejtat e çdo fëmije.
- E shikon fëmijën në një konkekst të gjerë. Stafi është i shqetësuar për çfarë u ka ndodhur fëmijëve përpara se të hyjnë në sistemin shkollor (për shembull, nga pikëpamja e shëndetit), si dhe për atë që i ndodh ose mund t’i ndodhë pasi kthehen në shtëpi.
- Ka në qendër fëmijën. Kjo do të thotë që theksi vihet në mirëqënien psiko-sociale të fëmijës.
- Është e ndjeshme ndaj barazisë gjinore dhe miqësore ndaj femrave. Stafi është i përqëndruar për të pakësuar kufizimet ndaj barazisë gjinore dhe stereotipat gjinore, si dhe duke nxitur arritjet si të vajzave ashtu edhe të djemve.
- Nxit objektiva cilësorë tëmësuari. Nxënësit nxiten të mendojnë në mënyrë kritike, të bëjnë pyetje, të shprenin mendimin e tyre dhe të përvetësojnë aftësitë bazë.
- Siguron arsim të bazuar në jetën reale të fëmijëve. Nxënësit kanë individualitete dhe përvoja paraprake të veçanta të lidhura me sistemin arsimor, me komunitetin dhe familjet, të cilat mund të merren parasysh nga mësuesi për të zhvilluar të mësuarit dhe zhvillimin e fëmijëve.
- Vepron për të siguruar përfshirjen dhe barazinë e shanseve për të gjithë fëmijët. Stereotipat, përjashtimet dhe diskriminimi nuk tolerohen.
- Nxit të drejtat dhe përgjegjësitëe nxënësve në mjedisin shkollor si dhe aktivitetin brenda komunitetit.
- Rrit aftësitë e mësuesit, statusin dhe përkushtimin moral, duke siguruar që mësuesit të kenë trajnimin, certifikimin dhe shpërblimin e duhur.
- Përqendrohet te familja. Stafi mësimor bën përpjekje për të punuar dhe për fuqizuar familjet, për tëndihmuar fëmijët, prindërit dhe mësuesit në vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit.
Këto parime shërbejnë si një kuadër konceptual të cilin mësuesi mund ta zbatojë në shkollën e tij. Ato mund të shërbejnë edhe si kritere të cilat mund t’i përdorim për të vlerësuar një praktikë të veçantë në shkollë. A e vendos politika për disiplinën nxënësin në qendër? A zhvillon ajo të drejtat dhe përgjegjësitë e nxënësve? A ekzistojnë shanse të mjaftueshme për pjesëmarrjen e nxënësve në shkollë? A ka rëndësi kjo pjesëmarrje për nxënësit? Këto parime mund të drejtojnë shkollën në njëpërfshirje më të madhe për shkrirjen e vlerave të të drejtave të njeriut në dimensionete ndryshme të jetës shkollore: të mësuarit, menaxhimi dhe zhvillimi i shkollës, politikat e shkollës dhe të komunitetit.
Ne mund të pranojmë që të drejtat e njeriut në shkollë nuk kanë të bëjnë vetëm me atë që zhvillohet në klasë, por ato janë një mënyrë e jetës së shkollës. Kjo nuk duhet tëburojë vetëm nga dëshira e mië e një numri të vogël mësuesish, por duhet të jetë angazhim i lidershipit dhe i masës së madhe të mësuesve në shkollë. Si duket, kjo ende është larg së qëni realitet, megjithëse treguesit e derisotëm janë premtues.
Nisma “të Drejtat, Respekti, Përgjegjësia” e Këshillit të Kontesë Hempshair (Hampshire) në Mbretërinë e Bashkuar është gjithëpërfshirëse dhe bazohet në Konventën e të Drejtave të Fëmijës.22 Parimet e saj universale theksojnë nevojën për të mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve, për të ndihmuar fëmijët të kuptojnë përgjegjësitë e tyre dhe për të ofruar një kuadër për mësimdhënien dhe të mësuarit. Këto parime përdoren për të zhvilluar praktikat e qytetarisë demokratike dhe respektin për të drejtat e njeriut tek të gjithë anëtarët e komunitetit të shkollës. Me qindra shkolla fillore, rreth 50 shkolla të mesme dhe disa shkolla të arsimit të veçantë kanë marrë pjesë aktive në programin e kësaj nisme. Tiparet kryesore të të kësaj praktike janë:
- Konventa për të Drejtat e Fëmijës mësohet si një përmbajtje njohurish dhe si një kuadër për krijimin e kulturës së shkollës, të mësimdhënies dhe të mësuarit.
- Fëmijët dhe të rinjtë trajtohen si qytetarë
- Nxit identitetin dhe vetvlerësimin në mënyrë të tillë që fëmijët të vlerësojnë veten si bartës të të drejtave, njëlloj si të rriturit.
- Këndvështrimi i të drejtave të njeriut bëhet pjesë integrale e lëndëve të tilla si letërsia, matematika, shkenca dhe historia, dhe gjuha e bazuar në të drejtat zhvillohet përmes punës sistematike të mësuesve.
- Si rrjedhojë e kësaj praktike, në shkollë përdoren më shumë metoda demokratike të mësimdhënies dhe të mësuarit( të cilat vënë theksin te pjesëmarrja dhe të drejtat)
- Karta e klasës për të drejtat dhe përgjegjësitë firmoset nga nxënësit dhe mësuesit.
Shkollat raportojnë që kjo nismë vepron si kuadërmodel edhe për punën e tyre qytetare (për shembull, shkolla të shëndetshme, edukimi i marrëdhënieve ndërmjet të rinjve, edukimi kundër drogës, letërsia artistike, këshillat e shkollës), të cilat mund të lidhen me nenet e Konventës për të Drejtat e Fëmijës. Anëtarët e komunitetit të shkollës vlerësojnë faktin që mund të përdorin një autoritet më të lartë (standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut) si bazë për vlerat e shkollës së tyre dhe kodin e sjelljes në të.
Vlerësimi i jashtëm tri vjeçar që përfundoi në vitin 2008 dëshmon për ndikim të konsiderueshëm të kësaj nisme në mjediset ku u zbatuar plotësisht. Ky ndikim përfshin rezultatet positive në rritjen e vetëdijes së nxënësve për të drejtat e tyre, për respektin për të tjerët dhe shkallën e pjesëmarrjes dhe të përfshirjes në shkollë. Mësuesit raportojnë më pak stres dhe më shumë kënaqësi nga procesi mësimor në klasat e tyre. Pra, metoda e bazuar në të drejtat e njeriut rrit dinjitetin njerëzor të anëtarëve të komunitetit dhe aftësinë e shkollave në përmbushjen e misionit të saj akademik-përfshirja e suksesshme e nxënësve në arsimimin e tyre.
20. Author: Felisa Tibbitts (2009). Burimi Original: Tibbitts F. (2005), “Çdo të thotë qasje me bazë shkolle për të drejtat e njeriut dhe qasje me bazë të drejtat e njeriut për shkollim’” në Amnesty International USA, Article 26 Neësletter, Gusht.
21. Manuali shkolla miqësore për fëmijët, Programi Division/Education, UNICEF, ëëë.friendly_Schools_Manual_EN_040809.pdf. Accessed on 23 September 2010.
22. Këshilli i Kontesë Hampshire (2009), “ Të drejtat, Respekti, Përgjegjësia: Një metodë gjithëpërfshirëse me bazë shkolle ” në Edukimin e të Drejtave të Njeirut në Sistemet Arsimore të Europës, Azisë Qendrore dhe Amerikës së Veriut: Një përmbledhje e praktikave të mira, ORganizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, VArshavë, faqe. 72-74.