Instrumentet e ndryshme të përgatitura nga Këshilli i Europës  përmbajnë informacion të rëndësishëm për aspekte të ndryshme që lidhen me integrimin e EQD/EDNJ në sistemet arsimore.  Ndër këto instrumente, më i rëndësishmiështë ai  që quhet “Paketa EQD/EDNJ”,  e cila përmban:

  • Instrumenti 1: Instrumenti Politik për EQD/EDNJ: mbështetje strategjike për vendimmarrësit;
  • Instrumenti 2: Qeverisja demokratike e shkollës;
  • Instrumenti 3: Si mund të mbështesin të gjithë mësuesit edukimin qytetar dhe edukimin e të drejtave të njeriut: kuadër për zhvillimin e kompetencave;
  • Instrumenti 4: Sigurimi i cilësisë së edukimit për qytetari demokratike në shkollë;
  • Instrumenti 5: Partneriteti komunitet shkollor –universitet për një demokraci të qendrueshme: Edukimi për Qytetari Demokratike nëEuropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto instrumente janë zhvilluar nga ekspertë nga shtetet anëtare të Këshillit të Europës, në bazë të vërejtjeve dhe komenteve të marra nga grupe të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe koordinatorët kombëtarë të EQD/EDNJ. Materiale të tjera plotësuese, përveç kësaj pakete, mund të gjenden në uebsait-in e Këshillit të Europës (www.coe.int/edc).

Këto instrumente praktikë të përgatitura nga Këshilli i Europës në fushën e EQD/EDNJ janë instrumente të përgjithshme. Kjo do të thotë që atomund të kenë nevojë për t’u përshtatur dhe për t’u përdorur në varësi të nevojave të çdo vendi.