2 – Fletë pune 1: Si mund të trajtoj çështjet e politikës në orët e EQD/EDNJ?

Living Democracy » Textbooks » Edukimi për demokraci » Pjesa 2 – Mësimdhënia e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut » Njësia 3 – Të kuptojmë politikat » 2. Detyradhe çështje kryesore për të kuptuarpolitikat » 2 – Fletë pune 1: Si mund të trajtoj çështjet e politikës në orët e EQD/EDNJ?

EQD/EDNJ, nxënësit duhet tëmësojnë sitë kuptojnëpolitikën. Por,çfarëështë politika? Çfarëe bënnjë temëpolitike? Shembulli i mëposhtëmmund të shërbejësi një hyrje.

Një qytet i vogël në një zonë rurale ka një shkollë që u shërben, jo vetëm nxënësve që banojnë në qytet, por edhe atyre që ndodhen 20 km larg. Ata përdorin shërbimin e autobusit për të lëvizur nga shkolla në shtëpi. Qeverisja bashkiake mbështet familjet me të ardhura të ulëta, veçanërisht ato që kanë dy a më shumë nxënës në shkollë. Familjet përfitojnë zbritje në pagesën e autobusit, që ndryshon nga 25% në 75%.

Kriza ekonomike ka çuar ulur shumë të ardhurat nga taksimi. Përfaqësuesit e këshillit bashkiak diskutojnë si të ulin, sa më shumë që të jetë e mundur, shpenzimet duke shmangur financimet nëpërmjet kreditimeve. Disa politikanë dhe komentues me influencë kanë sugjeruar reduktimin e uljes për autobusët ose edhe ndërprerjen e plotë të saj. Ata argumentojnë se ulja e plotë e shpenzimeve është e konsiderueshme, por ato janë shpërndarë mes familjeve që zor se do ta “ndjejnë pickimin”.  Shumë prindër nuk janë dakord me këtë zgjidhje dhe dëshirojnë që sistemi dhe përkrahja e familjeve të vazhdojë siç është.

Kjo histori është e sajuar, porndoshta është mjaft tipikenëdiskutimet për  uljen e shpenzimeve publikenë kohët e recesionit ekonomik. Çfarëështë politikenë këtë histori?

Një modeltre-dimensional ipolitikës

Përkonceptin epolitikësjanë të mundshme përkufizimetë ndryshme.Njënjeri i zakonshëm,qëështë i aftë përmësimdhënie dhe  për të mësuar zbatonnjë modeltre-dimensional të politikës: çështjet, vendimet dhe institucionet.

Dimensioni içështjeve politike: në politikë, njerëzitdebatojnëpërinteresat e tyreosenë lidhje me çështjen se si mund të identifikohet dhe të zgjidhet një problemosedilemë.Ndonjëherë ataorganizohennë grupe me qëllim që të shprehin më mirë interesat e tyre kolektive. Debatidhepolemikajanë diçkanormalenë politikë; atopasqyrojnëinteresa dhe mendimetë ndryshmenënjë shoqëripluralistedheaskush nuk duhet tëfrikësohet nga to, nësezgjidhennë mënyrë paqësore.

Dimensioni ivendimmarrjespolitike: në politikë, problemet janëurgjente–ato ndikojnë ne interesat ekomunitetitsinjë i tërë ose në  ato të një grupi të madh njerëzish.Ata kërkojnëveprim dhe, për këtë arsye, diskutimiduhet tëçojëderinë një vendimmarrje, që shoqërohet  me një veprimtë mëvonshëm.

Dimension institucional ipolitikës i referohetkuadritnë të cilën bëhet politika.Çfarëkompetencash i janë dhënë gjithkujt?Simbahenzgjedhjet? Sibëhenligjet? Çfarëtë drejtash kaopozita parlamentare? Si ndikojnë individët dhe grupet e veçantatë interesit për  këto procesepolitike? Kydimensionpërfshin edhe Kushtetutën,rregullat dhe ligjet, të cilat  përcaktojnëmënyrën se si trajtohen çështjetpolitikenë mënyrë paqësorenëproceset e vendimmarrjesdemokratike. Njëkonceptmë i gjerëpërfshin   edhe dimensioninkulturor,vleratdhe qëndrimetqëqeverisinsjelljenpolitike tëqytetarëve.

Pyetjetkryesore nëtri këndvështrimepolitike

Të tredimensionet na lejojnëtë shohim politikënnga këndvështrime të ndryshme. Kjondihmon për tësjellë rregull në kompleksitetinqë shoqëron çështjetpolitike. Secila nga këtotri këndvështrime politikeçon në çështje interesantekyçe. Pyetja që shtrohet këtushërben si shembulldheduhet të përshtatetsipas kërkesave të rastitpo studiohet.

Dimensioni i çështjeve politike Përgjigjet
Cili është problemi që duhet të zgjidhet? Rreziku i rritjes së borxhit publik në kohën e recensionit ekonomik.
Cilët janë të përfshirë dhe çfarë objektivash ose interesash mbështesin ata? Politikanët lokalë: shmangni kreditë duke pakësuar shpenzimet publike.
Familjet me të ardhura të ulëta: vazhdon mbështetjen për familjet në nevojë.
Cilat janë të drejtat njerëzore në rrezik? Barazia dhe mos diskriminimi E drejta e arsimimit E drejta e sigurisë sociale.
Çfarë sugjerimesh jepen ose diskutohen për zgjidhjen e problemeve? Pakësimi ose shkurtimi i pagesës së autobusit për familjet.
Dimensioni i vendimmarrjes politike
Kush merr pjese në procesin e vendimmarrjes politike? Politikanët Komentatorët e medias Familjet
Kush është dakord dhe kush është kundër? Bien dakord në sugjerimin e uljeve për përkrahjen e familjeve Kundërshtojnë uljet
Çfarë shansesh kanë lojtarë të ndryshëm për të ndikuar për vendimin përfundimtar? Ndikim i drejtpërdrejtë te anëtarët e këshillit bashkiak. Mund të gjejnë mbështetje mes qytetarëve ose në media.
Kush ka më shume pushtet, kush ka më pak? Varet. Rasti në studim nuk ofron informacion në këtë pikë.
Kush ka shanse më të mëdha ose më të vogla për të siguruar një shumicë? Politikanët mund të sigurojnë shumicën në këshill me shumë lehtësi; megjithatë, nëse vendimi është jopopullor, ata mund të humbasin mbështetjen në zgjedhjet e ardhshme dhe duhet, për këtë arsye, të jenë të kujdesshëm.
Dimensioni institucional (kuadri)
Cilat nga parimet kryesore të kushtetutës ose të mjedisit legjislativ janë të pranishme ose që po zbatohen? Kontrolli dhe balancat, zbatimi i ligjit, siguria sociale, liria e shtypit, liria e shprehjes (prindërit).
Cilat janë standardet e mundshme ndërkombëtare dhe/ose rajonale të të drejtave të njeriut? Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (1948)
Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut (1950)
Konventa për të Drejtat e Fëmijës (1989)
Cilët institucione politike janë të përfshirë, dhe cilat janë pushtetet e tyre të vendimmarrjes? Këshilli Bashkiak si ligjvënës
Çfarë ligjesh dhe parimesh ligjore duhet të zbatohen? Rasti në studim nuk na jep informacion; domethënë, këtu kemi megjithatë, një pyetje standarde që duhet të përfshihet gjithmonë.

Si e mbështetkjo analizë EQD/EDNJ?

Një analizëe strukturuardhesistematike enjë temepolitikendihmonmësuesinnë përgatitjen e mësimeve të EQD/EDNJ dhe nxënësit në të kuptuarit e politikës.

Mësuesi:

  • mund tëvendosë nëse do tëpërqendrohet vetëm në njëdimension, duke përdorur një studim rasti,të tillësiky,për të demonstruarse si punon sistemiiinstitucioneve politike, se si merret njëvendim politik ose çfarë është një çështje politikedhe se simundtë zgjidhet ajo;
  • mund ta kthejëkëtë studim rastinënjë lojë vendimmarrjeje: nxënësit veprojnënë role tëndryshme, dhenegociojnë për një zgjidhje;
  • vëzhgon me kujdes median për të identifikuarmaterialet e përshtatshmepër çështjenaktuale. 

Nxënësit:

  • ushtrojnëkompetencat e tyrepër të kuptuardhe për të zgjedhurinformacione për çështjetpolitike,proceset e vendimmarrjesdhe institucionetpolitike;
  • mësojnëtë bëjnë pyetjeqëudhëheqinanalizat e tyre;
  • mësojnëse si të merrenmeçështjekomplekse,duke i shqyrtuar pjesët e tyre një nga një dhe duke i analizuar ato ngakëndvështrime të ndryshme.