Pesë qasjet metodike përshkruajnë, nw njw farw mwnyre, pesë llojet ideale mjediseve për të realizuar bashkëveprimin ndërmjet mësuesit dhe nxënësit.
Secila prej tyre lejon ose kërkon, që mësuesit dhe nxënësit të reagojnë dhebashkëpunojnë me njëri-tjetrin në mënyra të ndryshme.
Qasjet janë rregulluar në  formë shkalle, që fillon me një formë klasikepunës që vë  mësuesin në qendër (të mësimdhënies nëpërmjet prezantimit) dhe kalon, shkallë-shkallë, në format me në qendër nxënësin.
Ne nuk propozojmë që format e mësimdhënies me në qendër mësuesin të zëvendësohen plotësisht nga format me në qendër nxënësin. Përkundrazi, ne do të argumentonim vlefshmërinë e  harmonizimit të këtyre formave, dhe , në fund të fundit, duhet të shkojmë drejt një zhvendosje drejt formave me më shumë nxënësit në qendër të mësimdhënies dhe të mësuarit.
Një vëzhgues sipërfaqësor mund të largohet me përshtypjen se puna me nxënësin në qendër do të thotë rritje e përtacisë nga ana e mësuesit. Megjithatë, kjo nuk është aspak e vërtetë. Roli i mësuesit ndryshon, siç do të shpjegohet hollwsisht mw tej, por roli i tij ose i saj ndryshon nga veprimi i drejtpërdrejtë në klasë në apërgatitjeskujdesshme, të ndihmës dhe mbikëqyrjes, të cilat në vend që të ulen vijnë duke u rritur në këtë proces.
Nxënësit të cilët duhet të mësohen se si të mësojnë dhe duhet, në rastin më ideal, të mbështeten nga të gjithë mësuesit e tyre në të gjitha lëndët. Një projekt i këtyre përmasave do të dështonte, nëse ai do të kufizohej në një ishull, le të themi, vetëm në punën e projektit mes të një oqeani  monotonie metodike që përsëritet pafund me mësimdhënien nëpërmjet prezantimit“, duke i dënuar nxënësit  që të mësojnë përmendësh.
Format themelore të mësimdhënies dhe të mësuarit treguar këtu janë:

  • mësim nëpërmjet prezantimit;
  • të mësuarit eksplorues i drejtuar (diskutim në klasë);
  • të mësuarit e hapur;
  • mësimdhënia individuale;
  • të mësuarit me projekte.
Forma e mësimdhënies dhe të mësuarit

Aktivitetet

Tiparet dalluese

Mësimdhënia përmes prezantimit Tregimi, leksioni, leximi në klasë, raportime, ekspozita, shfaqje, paraqitje, mësimdhënia mes shembujve, demonstrimi
  • Unë (mësuesi) mund të jap mësim për lëndën direkt, sipas situatave të dhëna në klasë, dhe reagimet e nxënësve janë direkt të dukshme.
  • Të gjithë nxënësit duhet të arrijnë të njëjtin objektiv – në të njëjtën periudhë kohe, në të njëjtën klasë dhe ambient, me të njëjtën metodë dhe me të njëjtat mjete.
  • Çështje të paracaktuara të lëndës u kalohen nxënësve.
Të mësuarit ekplorues i drejtuar (diskutim klase) Dialogje, pyetje, nxitje, stimulim, drejtim, mbështetje
  • Loja e brendshme e ekspozimit dhe stimulimit nga ana e mësuesit dhe kontributet e nxënësve.
Mësimi i hapur

Mësuesi: këshilla, meditim, mbështetje

Nxënësit: përzgjedhje, planifikim, drejtimi i pyetjeve, zbulim, kërkim, projektim, dizenjim, analizë, të menduar, vëzhgim, kontroll

  • Nxënësit mund të marrin pjesë në vendime.
  • Interesat, nevojat dhe iniciativat në emër të nxënësve kanë përparësi të lartë.
  • Mjedisi i të mësuarit inkurajon veprimtarinë në aktivitetet e nxënësve (fleksibilitet në caktimin e hapësirave dhe mjediseve, një shumëllojshmëri materialesh mësimore, një qoshe për eksperimentim, vizatim, etj.).
  • Marrëveshje të hapura për mjediset e të mësuarit.
  • Nxënësve iu jepet një shumëllojshmëri çështjesh dhe materialesh për përzgjedhjen e tyre personale.
  • Këtu përfshihen edhe mjedise të jashtme për mësimin.
  • Përzgjedhje e lire e aktiviteteve të të mësuarit.
  • Punë individuale, me partnerë ose me grupe.
Të mësuarit
individual
Mësuesi: diagnostifikon,
drejton, instrukton,
mbështet, këshillon,
informon,
kontrollon, supervizon,
Motivon
Nxënësit: përzgjedhin,
modifikojnë dhe
zhvillojnë programin e punës
punës, lexojnë,
analizojnë
dhe vlerësojnë
  • Mjedisi i mësimdhënies e të mësuarit është i specifikuar të
    plotësojë nevojat e nxënësit (sikundër janë përcaktuar nga paraprakeudent’s previous
    njohuritë e mundësitë paraprake (aftësi dhe talente), interesa, social and
    formimi familjar etj.).
  • Përshtatja optimale e të gjithë elementëve në procesin e të nxënit
    Për nevojat dhe mundësitë e nxënësit si individ, domethënë,
    të kërkesave, objektivave, procedurave, metodave, kohës,
    medias dhe ndihmave (specifika multi-dimensionale).
  • Materialet didaktike, mbështetja nga media (kompjuterë, softe
    për të nxënit, video klipe, fletë pune, modele, piktura për
    nxënësit, libra shkollor etj.).
  • Të nxënit individual inkurajon efikasitetin, ekonomizimin e kohës dhe përpjekjeve, një trajtim sistematik, pavarësinë e mendjes dhe përgjegjshmërinë personale.
Të mësuarit
në projekte
Mësuesi: ndërmjetësim, vëzhgim, këshillim, nxitje, mbështetje, organizim, koordinim
Nxënësit: përcaktimi i objektivave, bashkëpunim, planifikim, diskutim, marrëveshje dypalëshe, grumbullim të dhënash dhe informacionesh, drejtim pyetjesh, zbatime, studime, eksperimente, teste, modifikime, dizenjime, krijueshmëri, prodhim, kontroll, vlerësim
  • Ndarja e interesave, shqetësimeve dhe objektivave të nxënësve janë vendimtare për përzgjedhjen e një çështjeje, trajtimit dhe detyrave.
  • Një problem i vërtetë (kompleks), i marrë nga jeta reale, ashtu si perceptohet nga nxënësi ose nxënësja shërben si pike fillimi.
  • Prioritet i jepet arritjes së rezultateve dhe trajtimit ndërlëndor (ndërkurrikular).
  • Nxënësit nxiten të hynë në përvojat e tyre personale; të nxënit lidhet me praktikën në jetën reale. Ndërmarrjet afatgjata të cilat zhvillohen përmes një rendi të rregullt stadesh dhe fazash (iniciativa – vlerësimi i interesave dhe nevojave – vendimi për objektivat – përcaktimi i kufizimeve, domethënë, përjashtimi i objektivave të cilat nuk mund të arrihen – plan projekti; planifikimi – afatet finale; ekzekutimi; rishikimi dhe parashikimi për aktivitetet e ardhshme pas projektit, kontrolli dhe perfeksionimi, vlerësimi).
  • Ndarja dhe përcaktimi i detyrave: punë individuale, me partnerë, në grupe të vogla dhe të mëdha; bashkëveprim.
  • Nxënësit vizitojnë ambientet jashtë shkolle dhe konsultohen me prindërit e tyre ose ekspertët.
  • Puna në projekt inkurajon pavarësinë e mendjes dhe të nxënit duke zbuluar përvojat dhe praktikat personale; bashkëveprimi social me të tjerët.
  • Mësimdhënia dhe të nxënit nxisin nxënësit të veprojnë.