Dimensionet e ndryshme të vlerësimit të nxënësve përfshijnë tre nivele. Duke përdorur këtë model kubik, mund të shpjegohet ndërvarësia e tre dimensioneve.
Dimensioni 1 këndvështrimi: nxënësit mund të vlerësojnë veten (vetëvlerësimi) ose ata mund të vlerësohen nga të tjerët (vlerësim nga të tjerët).
Dimensioni 2 format: vlerësimi mund të ketë tre forma të ndryshme vlerësimin e proceseve të të nxënit, vlerësimin e arritjeve të të nxënit dhe ai parashikues. Çdo formë ka avantazhet dhe disavantazhet e veta.
Dimensioni 3 standardet si kriter: për vlerësimin një mësues mund të orientojë veten në një standard individual (nxënësi), një standard objektiv (qëllimi të mësuarit) ose një standard shoqëror (pozicioni i nxënësit   klasë). Kjo varet shumë nga standardi si kriter  se çfarë ndikimi ka vlerësimi në të mësuarit e nxënësit në të ardhmen.

Educating_democracy_EN.pdf

 

Para se të fillojmë të reflektojmë për  dimensionet e ndryshme, ne duhet të pyesim veten se çfarë kompetencash po vlerësojmë. EQD/EDNJ kjo pyetje përgjigjet me tre kompetencat e diskutuara tashmë: kompetencën e analizave, kompetencën e arsyetimit politik dhe kompetencën e veprimit.
Në këtë drejtim, ne mund të ngremë pyetjet e mëposhtme, të cilat sillen rreth aspektit të përcaktimit të kritereve dhe objektive të qarta për matjen dhe vlerësimin:

  • A është e domosdoshmja që po testohet vlerësimin e performancës së nxënësve (informacion i ruajtur përfundimisht, fakte të rëndësisë së veçantë, dhe përveç njohurive e fakteve të thjeshta,”mjetet e mendimit dhe të veprimit“, shkathtësitë dhe aftësitë)?
  • shënimet në punët e nxënësve, a janë shënimet e qarta me kritere që nuk keqkuptohen?
  • A përputhen standardet e arritjeve test me ato të programit mësimor?
  • A janë përcaktuar paraprakisht të gjitha kërkesat duhet të plotësohen për të arritur një notë të caktuar (nivelet e arritjeve)?
  • A mundëson testi që nxënësit të kuptojnë se cilat pjesë të objektivave tëmësuarit janë arritur nga ata?
  • A janë zhvilluar lloje të ndryshme të testimit për nxënësit me kushte të ndryshme fillestare?
  • A munden nxënësit kryejnë teste individualisht kur kjo duket e përshtatshme (për shembull, a mund të zgjedhin ata kohën e saktë të provimit)?