Vlerësimet e brendshme dhe të jashtme e ndihmojnë një person të krijojë një tablo të përgjthshme   për pozicionin e tij në lidhje me të mësuarit dhe të planifikojë hapat për të ardhmen.  Të dy llojet e vlerësimit  ndihmojnë gjithashtu për përcaktimin e qëllimeve të reja.
Të gjithë njerëzit janë mësuar me vlerësimin nga  të tjerët. Duke u vlerësuar nga njerëzit e tjerë,  personi merr informacion  nga nxënësit, mësuesit ose prindërit.
Vetëvlerësimi përshkruan aftësinë për të vlerësuar veten dhe për të nxjerrë pasojat e saj. Ai është një instrument thelbësor për të mbështetur nxënësit autonominë e tyre dhe në largimin nga varësia e asaj çfarë mëndon mësuesi për ta.  Nxënësit që janë në gjendje të vlerësojnë realisht veten zhvillojnë edhe një pamje më të mirë të saj dhe do të jenë më pak të rrezikuar nga ndjenja e pasigurisë. Ata do të jenë më pak të varur nga reagimet e lavdërimet dhe mund të interpretojnë reagimet e mësuesve në mënyrë më të përshtatshme për ta. .
Vetëvlerësimi dhe vlerësimi nga të tjerët nuk duhet të jenë domosdoshmërisht në harmoni të plotë, por duhet të dëgjohen takime të përbashkëta, të mendohen gjatë dhediskutohen. Një nxënës nuk e sheh veten automatikisht të njëjtën mënyrë si mësuesi. Këndvështrimet e ndryshme duhet të parashtrohen dhe të diskutohen. Në këtë mënyrë, mund të korrigjohen pika të paqarta, këndvështrime  ngushta ose ide fikse. Nxënësit duhet të mësojnë hap pas hapi si të vlerësojnë kompetencat dhe aftësitë e tyre si edhe si të ofrojnë reagime për nxënësit  e tjerë, si të pranojnë reagimet e tyre dhe si të diskutojnë për to. Nëpërmjet këtij trajtimi hap-pas-hapi, vetëvlerësimi dhe vlerësimi nga të tjerët bëhen më të harmonizuar.

 

Educating_democracy_EN.pdf