Një debat mund të ndihmojë për të na bërë të vetëdijshëm për mendimet e ndryshme në lidhje me një temë dhe për të kuptuar avantazhet dhe dizavantazhet e çështjeve të diskutueshme. Për të zhvilluar një debat, nevojitet të gjendet një çështje  kundërshtuese  që mund të përgjigjet me një po ose një jo. Në një demokraci, ekzistojnë gjithmonë më shumë se një zgjidhje ose një mendim.

Dy opinione – një debat

Ja si funksionon:

  • Ndani klasën në dy grupe. Një grup është “pro” (në favor të çështjes), grupi tjetër është “kundër” çështjes.
  • Secili grup gjen argumentet e mundshme për të mbështetur mendimin e tij. Ato gjithashtu duhet të zbulojnë argumente që shkojnë kundër mendimit të grupit tjetër.
  • Shënojini argumentet tuaj duke përdorur fjalët kyç.
  • Secili grup cakton dy folës.
  • Debati është i organizuar në tri pjesë: pjesa e hapjes, një debat i hapur  dhe pjesa e mbylljes:

→ pjesa e hapjes: secili folës shpjegon shkurtimisht argumentin e tij. Grupi “pro” dhe ai “kundër” marrin radhën e flasin për paraqitjen;

→ debati: folësit paraqesin argumentet e tyre dhe përpiqen  të kundërshtojnë argumentet e palës kundërshtare;

→ pjesa e mbylljes: kjo pjesë ka të njëjtën procedurë si ajo e hapjes. Çdo person ka mundësinë  të përmbledhë mendimin e tij.

Kohëmbajtësi

Zgjidhni dikë nga klasa, që është përgjegjës për mbajtjen e kohës gjatë debatit.

  • Pjesa e hapjes duhet të zgjasë jo më shumë se tetë minuta (çdo person mund të flasë për dy minuta).
  • Debati duhet të zgjasë jo më shumë se gjashtë minuta.
  • Pjesa e mbylljes duhet të zgjasë jo më shumë se katër minuta (një minutë për person).
  • Nëse dikush e kalon kohën e caktuar, bie një zile.

Vëzhguesit

Nxënësit që nuk flasin gjatë debatit vëzhgojnë se çfarë ndodh. Pas debatit, ata thonë se çfarë kanë vënë re, duke përdorur pikat e mëposhtme si bazë:

  • Cilat janë argumentet që u paraqitën?
  • Si u ndanë përgjegjësitë dhe detyrat e zbatimit?
  • A u lejua çdo folës të flasë apo u ndërpre?
  • Si  u përpoqën folës të ndryshëm të përçonin mesazhin e tyre?
  • Cilat argumente ishin më bindëse?
  • Cilët qenë argumentet më të mira që u paraqitën?
  • Cilat qenë fjalët që u përdorën  më shpesh?
  • Si e shprehën folësit mesazhin e tyre (duke përdorur gjuhën e trupit, me lartësinë dhe tonin e  duhur të zërit)?

48. Argument: a statement that is formulated to support a claim.
49. Pros and cons: this means “for” and “against”.