Ju mund të gjeni informacion për çdo temë të imagjinueshme në Internet. Ju duhet të merrni parasysh  si të kërkoni  informacionin më thelbësor dhe më të saktë për temën tuaj.

Gjetja e informacionit

Në një copë letër, shënoni fjalët kyç në lidhje me temën tuaj të dhënë ose të zgjedhur nga ju. Përpiquni të mendoni se çfarë dëshironi saktësisht të dini në lidhje me të.
Shembuj:

  • EQD/EDNJ;
  • Këshilli i Evropës;
  • Pakicat;
  • Demokracia.

Kombinoni termat e kërkimit, për shembull, “tregjet e qytetit mesjetar”, duke përdorur thonjëzat.

  • Cilat kombinime fjalësh ju ndihmojnë për të gjetur informacionin më bashkëkohor për temën tuaj?   Shënoni këto kritere në një copë letër.

Kontrolli i informacionit tuaj

Kushdo mund të hyj në Internet dhe të krijojë informacion. Për këtë arsye, është e rëndësishme që ai të kontrollohet me kujdes  përpara se ta përdorni.
Për këtë qëllim, përpiquni të sqaroni problemet e mëposhtme:

  • A mund të gjendet ky informacion në faqet e tjera në ueb?
  • Kush e vuri këtë informacion në shërbim të publikut?
  • Cili mund të jetë interesi i personit ose i organizatës që e publikoi këtë informacion.
  • A është personi ose organizata e besueshme?

Krahaso informacionin nga interneti me informacione të marra nga burime të tjera:

  • A mund të gjeni të njëjtat informacione në një libër, përmes një interviste ose përmes përvojave tuaja?
  • A është informacioni në internet i përditësuar, i kuptueshëm, më i plotë  se ai që mund ta gjeni në një libër,  përmes një  interviste ose përmes vëzhgimeve tuaja?
  • Cili informacion i përshtatet më mirë qëllimit tuaj?

Ruajtja e informacionit

Pasi të keni gjetur një adresë të mirë në internet ku ju mund të dëshironi të ktheheni përsëri më vonë ose që dëshironi ta përdorni si burim të dhënash për punën tuaj, bëni listën tuaj personale të adresave të tilla:

  • Hapni një dokument të veçantë.
  • Nënvizoni URL (adresën).
  • Kopjoni URL duke shtypur CTRL (kontrolli) dhe C në të njëjtën kohë.
  • Paste URL në dokumentin tuaj, duke shtypur CTRL (kontrolli) dhe V në të njëjtën kohë.
  • Ruaj dokumentin nën “weblist_topic”, për shembull, “weblist_democracy”.