Rritemi në demokraci

Living Democracy » Textbooks » Rritemi në demokraci

Njësi mësimore për edukimin për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut në arsimin fillor…

Lexonimëshumë

Rritemi në demokraci i drejtohet mësuesve që duan të integrohen në Edukimin për Qytetari Demokratike (EQD) dhe Të drejtat e Njeriut (EDNJ) në mësimdhënien e tyre të përditshme. Nëntë kapituj mësimorë, me rreth katër mësime për secilin kapitull, na japin udhëzime hap pas hapi, duke përfshirë të dhëna për nxënësit dhe informacione për mësuesit. Manuali i plotë mundëson programin e një viti të plotë shkollor për nxënësit në shkollën fillore (klasat 4-6), por meqenëse çdo kapitull, është i plotë në vetvete, manuali lejon lirshmëri të madhe në përdorim. Prandaj, është ai i përshtatshëm për redaktorët e teksteve, zhvilluesit e kurrikulës, për trajnerët, mësuesit kujdestarë dhe mësuesit fillestarë.

Objektivi i EQD/EDNJ është që të mësojë fëmijët të bëhen qytetarë aktivë, të jenë të gatshëm dhe të aftë për të marrë pjesë në komunitetin demokratik. Prandaj, EQD/EDNJ thekson fuqimisht veprimin dhe të mësuarit në bazë detyre. Komuniteti i shkollës është konceptuar si një fushë përvoje e mirëfilltë, ku të rinjtë mund të mësojnë si të marrin pjesë në vendimmarrjen demokratike dhe të marrin përgjegjësinë qysh në këtë moshë. Konceptet kryesore për EQD/EDNJ mësohen si mjete të të mësuarit  përgjatë gjithë jetës.

$vol_num
Redaktorët

Rolf Gollob, Peter Krapf and Wiltrud Weidinger

Autorët

Rolf Gollob and Wiltrud Weidinger

Vëllimi (2)

e Vëllimeve EQD/EDNJ I-VI, Edukimi për Qytetari Demokratike dhe i të Drejtave të Njeriut në praktikën shkollore. Njësi mësimore, koncepte, metoda dhe modele