3. Kryerja e intervistave dhe sondazheve

Living Democracy » Textbooks » Rritemi në demokraci » Manual për nxënësit » II. Mjete për nxënësit – Hyrje » 3. Kryerja e intervistave dhe sondazheve

Ju mund të mblidhni informacion në lidhje me një temë, kur pyesni njerëzit për  njohuritë e tyre rreth temës ose kur doni të dini mendimin e tyre.

Ju mund të pyesni:

  • Specialistët – në qoftë se doni të gjeni diçka specifike në lidhje me një temë;

ose

  • Njerëz të cilët nuk kanë ndonjë përvojë të veçantë për këtë temë, por ju jeni të interesuar të dini çfarë ata mendojnë për temën tuaj.

Intervistat ose vrojtimet bëhen më mirë së bashku me një grup të vogël. Në këtë mënyrë mund të ndihmoni njëri-tjetrin me pyetjet dhe me regjistrimin e përgjigjeve.

Ju mund të përdorni këto pika në listë:

  • Shkruani një përgjigje të shkurtër për çdo pyetje.
  • Shënoni pyetjet për të cilat nuk keni marrë përgjigje.
  • Diskutoni ndonjë pyetje të hapur me klasën tuaj.

Hapat për të ndërmarrë:

1. Qëllimi

  • Cila është tema jonë? Çfarë duam të dimë?
  • Si duhet të jetë produkti përfundimtar?

2. Përgatitja

  • Kush duhet të intervistohen? Sa njerëz? A luan rol mosha a gjinia?
  • Si mund të zgjidhen njerëzit e duhur?
  • Kur duhet të bëhet intervista/sondazhi?
  • Si duhet të bëhet?
  • Kush duhet të njoftohet ose nga cilët duhet të marrim leje?
  • Si do të regjistrohen përgjigjet (në kasetë, shënime, pyetësorë)?

3. Pyetjet

  • Çfarë pyetje duhet të bëjmë?
  • Sa pyetje mund të bëjmë? Sa kohë kemi?
  • Vendosini pyetjet së bashku për të formuar një sondazh.

4. Kryerja e vrojtimit/intervista

  • Si mund të fillojmë me pyetjet?
  • Si do të ndahen rolet në grup (kush drejton pyetjet, kush merr shënim përgjigjet, kush fillon dhe ndalon  regjistruesin e incizimit)?
  • Si mund ta përfundojmë intervistën?

5. Vlerësimi

  • Nëse ju intervistuat një specialist, mendoni për gjërat më të rëndësishme që ai tha dhe i mbani ato shënim.
  • Nëse keni pyetur disa njerëz për të njëjtën temë dhe do të doni të dinit se sa nga këta njerëz ju përgjigjën në mënyrë të ngjashme, atëherë grumbulloni përgjigjet e ngjashme.

6. Prezantimi

Vendosni nëse prezantimi do të jetë për:

  • klasën;
  • për të shkruar një artikull gazete;
  • për të krijuar një poster; ose
  • diçka tjetër.