KAPITULLI 2: Diversiteti dhe pluralizmi – Në shtëpi, në Evropë

Living Democracy » Textbooks » Rritemi në demokraci » KAPITULLI 2: Diversiteti dhe pluralizmi – Në shtëpi, në Evropë

Kapitulli  2: Koncepti kyç – “Diversiteti dhe pluralizmi” (për arsimin fillor)

Informacion i zgjeruar për mësuesit: çfarë gjurmësh të Evropës janë të pranishme në jetën e përditshme të nxënësve?

Nxënësit,  në këtë nivel  i perceptojnë  ndryshe nga të rriturit kohën dhe  marrëdhëniet hapësinore. Prandaj, kur trajtojmë Evropën si një temë në arsimin bazë, është thelbësore që të gjejmë pikat e përshtatshme për moshën ku mund të zhvillohet një koncept didaktik e mësimor për Evropën. Konceptet e hapësirës dhe marrëdhëniet me të janë të ndryshme me ato të nxënësve në arsimin e mesëm. Njohuritë e para të nxënësve, qëndrimet e tyre aktuale dhe interesat e tyre ndaj Evropës, si dhe mënyrat e ndryshme të mbledhjes së informacionit, duhet të pasqyrohen paraprakisht nga mësuesi. Si mund të mësojnë për Evropën nxënësit e shkollave fillore? Të mos harrojmë këtu një nga pyetjet kyçe të EQD/EDNJ në lidhje me Evropën: cili është Identiteti evropian? EQD/EDNJ nuk është një koncept kombëtar. Ky është një koncept që trajton çështjen  si jetojnë njerëzit së bashku në mjedise të ndryshme: në familje, lagje, klasë, shkollë, rajon, vend dhe më në fund në Evropë.

Kur shikon jetën e nxënësve, bëhet e qartë se, sot, nxënësit e këtij niveli, në jetën e tyre të përditshme rriten bashkë me një dimension ndërkombëtar dhe për kësisoj edhe evropian. Nxënësit e përjetojnë këtë në aspektin e ndërkombëtarizmit, e shumëkulturave, e shumëgjuhësisë në kontekste të larmishme:

  • ta jetojnë së bashku me fëmijët e popujve dhe kulturave të ndryshme (në kopsht, në shkollë, në zonën ku jetojnë);
  • përmes produkteve ndërkombëtare;
  • përmes referencave evropiane dhe ndërkombëtare në media,  të përdorura nga nxënësit (libra, revista, televizion, CD, Internet etj);
  • përmes udhëtimeve.

Shumica e këtyre konteksteve janë marrë të mirëqena nga nxënësit që në moshë të re dhe perceptohen në mënyrë të pandërgjegjshme. Për shembull, nxënësit nuk janë të vetëdijshëm për origjinën e ushqimeve të tilla si spageti, pica dhe kruasantë, pasi ata nuk e kanë përjetuar në mënyrë aktive procesin e ngadalshëm të integrimit të mallrave të konsumit në Evropë. Në të njëjtën kohë, këndvështrimet stereotip dhe të thjeshtëzuara të pjesëve të ndryshme të kontinentit tonë shfaqen vazhdimisht  në media. Për nxënësit, këto stereotipa mund të bëhen “njohuri paraprake” për Evropën, përpara se ato, në një farë mënyre, të pranohen si të vërteta.  Në të vërtetë, këto janë më shumë qëndrime ose besime subjektive sesa njohuri.

Kështu, nxënësit e kësaj moshe  nuk mund të shihen më  si një tabula rasa  në lidhje me  Evropën. Ajo çfarë  mësimi për Evropën mund të shtojë është dimensioni i klasifikimit, i sistemimit, i zgjerimit dhe i vënies në vendin e duhur të ndonjë njohurie të mëparshme. Për këtë arsye, mësimdhënia dhe të mësuarit duhet të synojë reflektimin për stereotipat e pranishme, e paragjykimeve dhe e mendimeve,  si dhe të përqendrohet  në rritjen e ndërgjegjësimit të një shoqërie evropiane shumëkulturëshe dhe shumëgjuhëshe, në vetvete të larmishme, por të barabartë.

Në krahasim me nivelin e mesëm, mësimi dhe të mësuarit në lidhje me Evropën në arsimin bazë  duhet të jetë një përvojë e jetuar në mënyrë aktive. Mësimi duhet të përfshijë një qasje shumë mendje hapur, që priret drejt dy dimensioneve disiplinore – objektiviteti, paanshmëria  dhe idealja – që përdorin shembuj shumë konkretë nga jeta e përditshme e nxënësve. Për këtë grup moshe, komunikimi i vërtetë dhe miqësia janë dimensionet qendrore didaktike për mësimdhënien dhe të mësuarit. Nëse grupi përfshin nxënës që kanë lidhje me migracionin, kjo do të mund të përdoret si një pikë fillimi për mësimdhënien dhe të mësuarit për Evropën dhe popullsinë e saj.

Qëllimi i edukimit për qytetari demokratike dhe të drejtat e njeriut është që të mbështesë zhvillimin e kompetencave në tri fusha. Ky krye ka profilin e mëposhtëm të kompetencës:

Kompetenca në …
… analizë dhe gjykimin politik … përdorimin e metodave … vendimmarrjen dhe veprimin politik
** ** ***
Mbështetja me mjete

Në këtë kapitull do të përdoren mjetet e mëposhtme nga kutia e mjeteve të nxënësit. Mësuesi duhet të vendosë nëse disa ose të gjithë nxënësit kanë nevojë për përgatitje shtesë që të jenë në gjendje të punojnë me këto mjete.

X Hulumtim në biblioteka
X Hulumtim në internet
0 Kryerja e intervistave dhe sondazheve
0 Interpretimi i imazheve
0 Harta mendore
0 Krijimi i afisheve
0 Organizimi i ekspozitave
X Planifikimi dhe paraqitja e prezantimeve
0 Përgatitja e sliderave me projektor ose një prezantim në PowerPoint
0 Shkrim artikujsh gazetash
X Organizimi shfaqjeve
0 Debate të përbashkëta

Kapitulli 2: Diversiteti dhe pluralizmi

Në shtëpi në Evropë
Çfarë gjurmësh të Evropës janë të pranishme në jetën e përditshme të nxënësve?

Titulli i mësimit Objektivat e mësimit Detyrat e nxënësve Burimet Metodat

Mësimi 1:

Çfarë është Evropa?

Nxënësit:

  • riaktivizojnë njohuritë dhe
  • zbulojnë pikëpamjet e tyre për Evropën si kontinent.
Nxënësit punojnë me një hartë të Evropës. Ata tregojnë nga janë, shkruajnë qytetet dhe vendet që njohin, dhe cilët flamuj dhe gjëra të tjera të rëndësishme për këto vende bëjnë pjesë në njohuritë e tyre paraprake etj. Kopje të shtypura të hartës së Evropës; vende, portrete, stilolapsa, ngjitës, gërshërë, atlas, libra, (nëse është e mundur). Punë individuale dhe në grup, diskutim në seancë plenare.

Mësimi 2:

Unë jam në shtëpi në Evropë (ndërtimi i një harte fizike I)

Nxënësit:

  • “luajnë” Evropash në sheshin e lojërave të shkollës;
  • zhvillojnë ndjenjën  e afërsisë dhe të distancës.
Nxënësit ndërtojnë një hartë të Evropës në sheshin e lojërave të shkollës. Në fillim skicohen vendet dhe kufijtë. Ata tregojnë nga vijnë. Harta e Evropës në disa kopje; portrete të vendeve, letër me ngjyrë, atlas. Punë në çifte dhe në grup.

Mësimi 3:

Unë jam në shtëpi në Evropë (ndërtimi i një harte fizike II)

Nxënësit:

  • bëhen të vetëdijshëm për të gjitha karakteristikat e ndryshme të Evropës si kontinent.
  • fillojnë të kuptojnë konceptin e marrëdhënieve hapësinore, duke parë gjithnjë nga vijnë.
Pasi kanë skicuar  kufijtë dhe vendet, nxënësit vazhdojnë me karakteristikat gjeografike të tokës. Ata vendosin lumenjtë, malet dhe gjëra të tjera të rëndësishme në hartën fizike. Në fund bëhet harta fotografohet. Harta e Evropës në disa kopje si model ose skicë, material blu për hedhjen e lumenjve (letër, tekstil etj.), material me ngjyrë për shënjimin e maleve dhe pllajave, fushave (letër, tekstile etj.), atlas, kamera. Punë në çifte dhe në grup.

Mësimi 4:

Evropianët janë të ndryshëm dhe të barabartë

Nxënësit:

  • nxënësit kuptojnë se Evropa ka një shumëllojshmëri karakteristikash.
  • reflektojnë për faktin se evropianët kanë disa gjëra të përbashkëta, duke qenë  shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri.
Nxënësit shikojnë foton e hartës fizike. Mësuesi i përfshin ata në diskutim për ngjashmëritë dhe dallimet në: a) në kontekstin gjeografik dhe b) në kontekst social. Nxënësit diskutojnë dallimet sociale në Evropë dhe përpiqen të gjejnë zgjidhje për dialogun dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Foto të hartës fizike, vende, portrete, dërrasë e zezë ose tabelë, fije letre. Diskutim plenar, punë në grupit.