KAPITULLI 3: BARAZIA – Pakicat dhe shumicat

Living Democracy » Textbooks » Rritemi në demokraci » KAPITULLI 3: BARAZIA – Pakicat dhe shumicat

Kapitulli 3: Koncept kyç – “Barazia” (për arsimin fillor)

Informacion i zgjeruar për mësuesit: si të rritet ndërgjegjësimi në lidhje me pakicat dhe shumicat në jetën e përditshme të nxënësve në fillore

Shprehja “Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë” është  shumë e njohur në Evropë.  Ajo pasqyron një nga vlerat thelbësore të EQD/EDNJ, që mund të shprehet si vijon: “Me disa njerëz unë kam shumë gjëra të përbashkëta, ndërsa me të tjerë kam  shumë pak. Edhe pse unë kam shumë gjëra të përbashkëta me ta, kam shumë të tjera që i kam të ndryshme.  Disa elemente të personalitetit tim i përkasin shumicës, të tjerët i përkasin një pakice.” Për rritjen e vetëdijes në lidhje me pakicat dhe shumicat në nivelin fillor, është e nevojshme të sqarohen termat që përdorim. Në përgjithësi, një pakicë është një grup brenda një vendi, që dallohet nga shumica për arsye të tipareve personale ose kulturore. Në shumicën e rasteve, një pakicë jeton si një grup demografik në një njësi të caktuar territoriale (për shembull, një rajon), por ai mund të të jetë gjithashtu i shpërndarë në tërë vendin ose përgjatë kufijve të një vendi. Karakteristikat e ndryshme të minoriteteve shpesh janë gjuha, përkatësia etnike ose feja, por ndonjëherë ata dallohen edhe nga qëndrimet morale, identiteti seksual ose statusi social.

Në përgjithësi, termi pakicë përdoret kur një grup është i dominuar nga një grup më i madh, por nuk asimilohet në atë grup. Prandaj, në përgjithësi, pakicat përshkruhen si pakica etnike ose kombëtare. Këshilli i Evropës, Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare kanë miratuar ligje për të drejtat e minoriteteve. Këto të drejta respektohen në shkallë të ndryshme. Këshilli i Evropës ka dy instrumente detyruese: Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (ETS Nr 157, të miratuar në vitin 1995) dhe Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare (ETS Nr 148, të miratuar në vitin 1992).

Në vitin 1992, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi edhe Deklaratën për të Drejtat e Personave që i Përkasin Pakicave Kombëtare ose Etnike, Fetare dhe Gjuhësore. Në vitin 1988, është themeluar në Tokio, Lëvizja Ndërkombëtare kundër të Gjitha Formave të Diskriminimit dhe Racizmit (IMADR), e cila provoi të zhvendoste vëmendjen rreth problemeve të racizmit dhe diskriminimit kundër pakicave. Avokatët e IMADR mbrojnë të drejtat e grupeve të paprivilegjuara.

Në shumicën e rasteve, termi pakicë i referohet një grupi njerëzish që kanë tiparet e mëposhtme:

  • Të qenit i vogël në madhësi në krahasim me popullsinë e përgjithshme të një shteti;
  • Status jo-dominues në vend;
  • Karakteristika të përbashkëta të tilla, si: etnia, feja ose gjuha;
  • Ekzistenca e një ndjenje solidariteti ose identiteti që bazohet në të perceptuarit të vetes si pakicë.

Të kategorizosh pakicat nuk është e lehtë. Megjithatë, kategoritë që përdoren më shpesh janë:

  • Minoritete kombëtare ose etnike: grupet e njerëzve që jetojnë në territorin e një shteti, i cili dominohet nga një grup popullsie i ndryshëm me ta.
  • Minoritete gjuhësore: një grup njerëzish që flasin një gjuhë të ndryshme nga shumica e njerëzve në atë vend.
  • Pakicat fetare: ata që janë me një fe të ndryshme nga shumica e njerëzve në vend, të tilla si: protestantët në Irlandë, të krishterët në Arabinë Saudite, myslimanët në Danimarkë, Gjermani etj.
  • Pakicat seksuale.
  • Minoriteti i njerëzve të moshuar.
  • Minoriteti i njerëzve të rinj.

Në arsimin fillor,  trajtimi dhe kuptimi nga nxënësit, që në fillim të punës, i  koncepteve të tilla si pakicë e shumicë   është shumë i rëndësishëm.  Vetëm pas kësaj mund të analizohen funksioni dhe statusi i pakicës ose shumicës. Koncepti i minoriteteve nuk është diçka e panjohur në jetën e përditshme të nxënësve, pasi ata shpesh përjetojnë “përkatësinë” ose “mos-përkatësinë” në një pakicë.

Përkufizimi i minoritetit në këtë rrethanë i referohet përbërjes së popullsisë së shkollës.
Për këtë arsye, mësimet në vijim  fillojnë me jetën e përditshme të nxënësve dhe përvojat e tyre me
pakicat dhe shumicat (mësimet 1-3). Në një hap të dytë, mësimet lidhen me shumicat dhe pakicat
në shoqëri dhe me identifikimin e grupeve të ndryshme (mësimi 4). Shkalla e analizës së statusit të grupeve shoqërore varen nga thellësia e diskutimit, motivimi i nxënësve dhe arritjet e përgjithshme akademike të klasës. Jo të gjitha minoritetet janë të paprivilegjuara. Disa grupe të vogla në shoqëritë tona janë shumë dominuese për disa arsye. Është  detyra e mësuesit të nxisë procesin e debatit.
Qëllimi i edukimit për qytetari demokratike është që të mbështesë zhvillimin e kompetencave në
tri fusha. Ky kapitull ka profilin e kompetencës së mëposhtme:

Kompetenca në …

… analizë dhe gjykimin politik … përdorimin e metodave … vendimmarrjen dhe veprimin politik
*** ** **

 

Mbështetja me mjete
Në këtë kapitull do të përdoren mjetet e mëposhtme nga kutia e mjeteve të nxënësit. Mësuesi duhet të vendosë nëse disa ose të gjithë nxënësit kanë nevojë për  përgatitje shtesë që të jenë në gjendje  të punojnë me këto mjete.
0 Hulumtim në biblioteka
0 Hulumtim në internet
X Kryerja e intervistave dhe sondazheve
0 Interpretimi i imazheve
X Harta mendore
0 Krijimi i posterave
0 Organizimi ekspozitave
0 Planifikimi dhe paraqitja e prezantimeve
0 Përgatitja e sliderave me projektor ose një prezantim në PowerPoint
0 Shkrimi i artikujve në gazetash
0 Organizimi i një shfaqjeje
0 Debate të përbashkëta

 

Kapitulli 3: Barazia

Pakicat dhe shumicat
Si mund të rritim vetëdijen e nxënësve të arsimit fillor për pakicat dhe shumicat në jetën e përditshme?

Titulli i mësimit Objektivat e mësimit Detyrat e nxënësve Burimet Metodat

Mësimi 1:

Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë

 

Nxënësit: – mësojnë të njohin dhe të pranojnë njeri tjetrin si pjesë e një grupi.
– zbulojnë se çfarë kanë të përbashkët dhe për të cilat nuk ishin të ndërgjegjshëm më parë.
– bëhen të vetëdijshëm për qëndrimet dhe praktikat në lidhje me këto ndryshime.

Nxënësve u janë paraqitur një nga një numër karakteristikash.

Ata duhet të vendosin nëse e kanë apo jo secilën prej këtyre karakteristikave. Pasi kanë përcaktuar karakteristikat e tyre dhe të shokëve, ata diskutojnë çështjet në lidhje me barazinë.

Një copë shkumës ose fill spangoje për të bërë vija në terren. Punë në grup, diskutim plenar.

Mësimi 2:

A është e drejtë? (hulumtim)

Nxënësit:

– bëhen të vetëdijshëm për situatën në shkollën e tyre duke vëzhguar nxënësit e tjerë në kohën e pushimit.

Nxënësit e kryejnë hulumtimin në sheshin e lojërave në shkollë duke numëruar nxënësit pjesëmarrës në veprimtari të ndryshme. Ata shënojnë të dhënat dhe zhvillojnë biseda me nxënësit që nuk janë të përfshirë në ndonjë veprimtari. Një kopje me tabela për mbajtjen e shënimeve në sheshin e lojërave në shkollë, lapsa. Punë në grupe me nga katër vetë.

Mësimi 3:

A është e drejtë? (vazhdim)

Nxënësit:

– reflektojnë për të dhënat që kanë mbledhur duke analizuar dhe interpretuar intervistat.

– arrijnë në një përfundim të caktuar për pakicat dhe shumicat në shkollën e tyre.

Pasi kanë mbledhur të gjitha të dhënat sasiore he cilësore, nxënësit analizojnë dhe interpretojnë rezultatet.

Ata punojnë me statistikat dhe paraqesin rezultatet para shokëve të klasës.

Shënimet nga mësimi 2, kopje e tabelës së statistikave, lapsa me ngjyrë, postera, zamkë. Punë me grupe me nga katër vetë, prezantim.

Mësimi 4:

Një matricë e pushtetit

Nxënësit:

– kuptojnë se ndodhen disa pakica dhe shumica në vend.

– kuptojnë se ndjenja e përjashtimit mund të jetë rezultat jo vetëm i veprimit sesi anëtarët e shoqërisë ju shohin ju, por edhe rezultat i mënyrës se si të shohin ty edhe anëtarët e grupit tënd.

Nxënësve iu paraqiten karta të ndryshme që tregojnë grupet brenda një shoqërie – me disa grupe që i përkasin një pakice dhe disa shumicës. Ata i ndajnë kartat sipas asaj që mendojnë nëse grupet i përkasin një pakice apo shumicës. Ata caktojnë kartat e fuqisë (fuqi e ulët ose fuqi e lartë) për grupet. Në një seancë plenare, diskutohet se çfarë efekti mund të ketë përkatësia në shumicë apo në pakicë. Kartat me fjalë dhe kartat e fuqisë. Diskutim plenar.