Mësimi1: Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë

Living Democracy » Textbooks » Rritemi në demokraci » KAPITULLI 3: BARAZIA – Pakicat dhe shumicat » Mësimi1: Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë

Ne pranojmë njëri-tjetrin në një grup

Objektivat e mësimit Nxënësit mësojnë të njohin dhe të pranojnë njëri-tjetrin si pjesë e një grupi. Nxënësit zbulojnë çfarë kanë të përbashkët dhe të cilën nuk kishin dijeni më parë. Ata bëhen të vetëdijshëm për qëndrimet dhe praktikat lidhur me ndryshimet.
Detyrat e nxënësve Nxënësve iu paraqiten një seri karakteristikash një nga një. Ata duhet të vendosin nëse ata kanë ose ndonjë nga këto karakteristika. Pasi kanë vërejtur karakteristikat e tyre dhe ato të shokëve diskutojnë çështje që lidhen me barazinë.
Burimet Një shkumës ose spango për vizatimin e vijës në tokë.
Metodat Puna në grupe, diskutim plenar.

Përshkrimi i mësimit

Mësuesi vizaton një vijë në dysheme në mes të klasës ose shtrin një fill spango në të. Hapësira  në të dyja anët e vijës, përgjatë saj duhet të jetë e mjaftueshme për qëndrimin e nxënësve.

Mësuesi u kërkon të gjithë nxënësve që të qëndrojnë në njërën anë  të vijës (të gjithë në të njëjtën anë).

Mësuesi përmend, një nga një, disa karakteristika. Sa përmendet një karakteristikë, nxënësit duhet të vendosë shpejt nëse kjo vlen për ta. Ata që pranojnë se e kanë atë karakteristikë duhet të kalojnë në anën tjetër të vijës. Pasi të kenë kapërcyer  vijën, nxënësit shohin përreth për të parë se kush tjetër ka bërë të njëjtën gjë.
Më poshtë janë disa shembuj karakteristikash që mësuesi mund t’i përmendë. Nxënësit që:

  • kanë veshur xhinse;
  • kanë sy blu;
  • kanë vizituar vende të tjera në Evropë;
  • lexojnë rregullisht një gazetë;
  • kanë ngrënë mëngjesin sot;
  • kanë një motër ose vëlla;
  • u pëlqen të shikojnë televizion;
  • u pëlqen të luajnë futboll.

Tani, nxënësve mund t’u kërkohet të sugjerojnë karakteristika, por mësuesi duhet të jetë i vëmendshëm dhe  të reagojë ndaj karakteristikave  të ndjeshme.

Pasi loja të ketë arritur qëllimin e saj, nxënësit ftohen të formojnë një rreth dhe  të diskutojnë për çështjet e mëposhtme:

  • A e gjetën veten në një grup me dikë me të cilin mendonit se nuk kishit asgjë të përbashkët?
  • Si ndiheni teksa jeni pjesë e një grupi të madh?
  • Si ndiheni që jeni vetëm?

Variacion:

Sa po të jetë përmendur një karakteristikë, nxënësit shkojnë të formojnë një grup me ata që kanë
karakteristika të njëjta. Ata qëndrojnë së bashku për   të diskutuar për të përbashkëtat. Diskutimet e tyre mund të lidhen, për shembull, me preferencat dhe sjelljen.