Mësimi 3: A është e drejtë? (vazhdim)

Living Democracy » Textbooks » Rritemi në demokraci » KAPITULLI 3: BARAZIA – Pakicat dhe shumicat » Mësimi 3: A është e drejtë? (vazhdim)

Pakicat dhe shumicat në oborrin e shkollës

 

Objektivat e mësimit Nxënësit reflektojnë për të dhënat që janë mbledhur dhe analizojnë e interpretojnë intervistat. Ata arrijnë në një përfundim të caktuar për pakicat dhe shumicat në shkollën e tyre.
Detyrat e nxënësve Nxënësit  analizojnë të gjitha të dhënat sasiore dhe cilësore dhe interpretojnë rezultatet. Ata punojnë me statistikat dhe i paraqesin rezultatet e tyre para shokëve në klasë.
Burimet Shënimet nga mësimi 2, kopjet e tabelave të statistikave, lapsa me ngjyrë, postera, zamkë.
Metodat Punë me grupet me nga katër vetë, prezantim.

Përshkrimi i mësimit

Nxënësit ulen së bashku në grupet e tyre dhe shohin me kujdes shënimet nga mësimi i mëparshëm.
Ata diskutojnë se si do të paraqesin rezultatet e hulumtimit të tyre. Mësuesi u jep nxënësve një tabak  të madh letre,  tw cilwn nxënësit do ta përdorin  për të bërë një poster.

Grupet pastaj punojnë për prezantimin e rezultateve të tyre. Këto rezultate duhet të ndahen në tri
pjesë të mëdha në poster:

  • rezultatet sasiore (pasqyrë statistikore);
  • rezultatet cilësore (rezultatet nga intervistat);
  • interpretimet dhe zgjidhjet e mundshme.

Tabela në vijim tregon një paraqitje të mundshme të posterit:

Pyetja hulumtuese:
1. Statistikat

2. Çfarë mendojnë nxënësit?

  • Është e padrejtë që …
  • Unë mendoj se ne duhet të …
3. Çfarë do të thotë kjo?

  • Më shumë hapësirë ​​për sport?
  • Futboll edhe për vajzat?

Ndërsa nxënësit punojnë në posterat e tyre, mësuesi ecën nëpër klasë dhe ofron sugjerime për pyetjet e veçanta ose për rezultatet.
Pasi të kenë përfunduar punën, secilit grup i jepen pesë minuta për të paraqitur posterin e tyre. Të gjithë posterat duhet të afishohen pastaj në shkollë, në një vend ku mund të shihen edhe nga nxënës të tjerë.

Variacion:

Interpretimet dhe zgjedhjet e nxënësve mund të jenë objekt i një diskutimi të mëtejshëm rreth hulumtimit dhe pasojave të mundshme që mund të lindin prej tij, jo vetëm për klasën, por edhe për të gjithë shkollën. Prezantimi në  këshillin nxënësve  ose në takimin me mësuesit  mund të çojë në ndryshime të situatës së pakicave/shumicave në shkollë.