Mësimi 4: Një matricë e pushtetit

Living Democracy » Textbooks » Rritemi në demokraci » KAPITULLI 3: BARAZIA – Pakicat dhe shumicat » Mësimi 4: Një matricë e pushtetit

Pakicat dhe shumicat në vendin tonë

Objektivat e mësimit

Nxënësit kuptojnë se në vend ekzistojnë disa pakica dhe disa shumica.

Ata kuptojnë  ndjenja e përjashtimit mund të jetë rezultat jo vetëm i mënyrës si ju shohin anëtarët e shoqërisë, por edhe se si të shohin anëtarët e grupit tënd.

Detyrat e nxënësve

Nxënësit prezantohen me karta të ndryshme që tregojnë grupet brenda një shoqërie – me disa grupe që i përkasin një pakice dhe disa shumicës.

Ata ndajnë kartat sipas mendimit të tyre, nëse ata i përkasin një pakice apo shumice. Ata caktojnë kartat e pushtetit për grupet (pushtet i ulët ose pushtet i lartë).  Në një seancë plenare, ata diskutojnë se çfarë pasoje ka përkatësia në shumicë apo në pakicë.

Burimet Kartat fjalësh dhe kartat e fuqisë.
Metodat Diskutim plenar

Përshkrimi i mësimit

Nxënësit ulen në një rreth. Duhet bërë kujdes që të  gjithë nxënësit të mund të shohin në mes të rrethit.

Mësuesi vendos, në dyshemenë  në mes të rrethit,  setin e kartave me emra të grupeve të ndryshme brenda shoqërisë Disa nga grupet duhet t’i përkasin pakicave dhe disa shumicave.

Shënim: Është e rëndësishme të mbahet parasysh që jo të gjitha grupet e pakicave kanë pak pushtet në shoqëri!

Shembuj:

  • fëmijët;
  • njerëzit me aftësi të kufizuara;
  • politikanët;
  • njerëzit me ngjyrë të ndryshme të lëkurës;
  • lojtarët;
  • grindavecët;
  • njerëzit shumë fetarë, që e tregojnë fenë e tyre me veshje të ndryshme;
  • priftërinjtë dhe murgeshat;
  • njerëzit e moshuar;
  • pakica si: Romët, Egjiptianët, Arumunët etj.;
  • menaxherët;
  • punëtorët;
  • shtëpiaket;
  • mjekët;
  • meshkujt;
  • femrat.

Nxënësit  duhet të shikojnë skeda të ndryshme. Pastaj, secili të marrë një skedë dhe, pa thënë gjë, duke u bazuar në njohuritë e tij, të klasifikojë grupin që shënohet në kartë si pakicë apo si shumicë. Ky duhet të jetë hapi i parë në fillimin e një “matrice të pushtetit”. Vetëm një nxënës duhet të ngrihet, në një kohë të dhënë, dhe të marrë një skedë.

Më tej, matrica do të vazhdojë duke iu caktuar skeda pushteti pakicave dhe shumicave të ndryshme. Kjo do të jetë interesante për nxënësit, pasi ata do të zbulojnë se edhe pakicat mund të jenë shumë të pushtetshme në një shoqëri.

Pushteti Pakica Shumica
Pushtet shumë i lartë
Pushtet i lartë
Pushtet i mesëm
Pushtet i pakët
Pa pushtet

Pasi të ketë  përfunduar matrica, nxënësit diskutojnë pasojat që mund të ketë niveli i ndryshëm i pushtetit. Mësuesi drejton diskutimin, duke marrë parasysh me ndjeshmëri të lartë edhe qëndrimet e mëparshme ose idetë fikse  të nxënësve .